Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: STUDIMI: Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > STUDIMI: Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë!
EkonomiLajmi i fundit

STUDIMI: Super të pasurit po pasurohen edhe më shumë!

Published: January 21, 2025
Shpërndaje

Njerëzit më të pasur në botë po bëhen gjithnjë e më të pasur.

Pasuria e tyre rritet deri në 100 milionë dollarë në ditë. Në anën tjetër, shtohet varfëria.

Në prag të Forumit Ekonomik Botëror në Davos,Oxfam njoftoi se vitin e kaluar numri i miliarderëve në botë është shtuar me 204 miliarderë të rinj.

- Publicitet -

Oxfam bëri të ditur se pasuria e super të pasurve po rritet: pasuria e tyre totale është rritur nga 13 trilionë dollarë në 15 trilionë dollarë në vitin 2024, brenda një viti.

Në të kundërt, 733 milionë njerëz nuk kanë ushqim të mjaftueshëm – rreth 152 milionë më shumë se në vitin 2019.

Studimi i Oxfam “Takers not Makers” zbulon se aktualisht ka 2,769 miliarderë në botë. Pasuria e tyre është rritur tre herë më shpejt në vitin 2024, krahasuar me një vit më parë, me rreth 100 milionë dollarë në ditë.

Në Gjermani ka 130 miliarderë

Në Gjermani pasuria totale e super tëpasurveu rrit me 26.8 miliardë dollarë në vitin 2024, në gjithsej 625.4 miliardë dollarë. U regjistruan edhe nëntë miliarderë të rinj, kështu që tani ka 130 miliarderë në Gjermani. Gjermania ka tani më së shumti miliarderë pas SHBA-së, Kinës dhe Indisë. Oxfam llogarit se miliarderët gjermanë përfitojnë mbi mesataren nga trashëgimia. Ndërsa 36 për qind e pasurisë së miliarderëve në mbarë botën vjen nga trashëgimia, në Gjermani kjo shifër shkon në 71 për qind.

Në të njëjtën kohë, varfëria është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Shumë njerëz nuk janë në gjendje të ruajnë standardin e tyre të zakonshëm të jetesës. “Kjo pabarazi ekstreme është shkaktuar kryesisht nga politikat e padrejta tatimore”, shpjegoi zëdhënësi i Oxfam Manuel Schmitt. “Super të pasurit shpesh paguajnë më pak taksa dhe kontribute sesa familjet e klasës së mesme,” thotë ai.

Oxfam: Kërcënimet për demokracinë

Sipas autorëve të studimit, të pasurit janë përfituesit më të mëdhenj të viteve të krizës. Nga këndvështrimi i kësaj organizate humanitare, hendeku në rritje ka pasoja për gjendjen globale, por edhe për gjendjen në shoqëritë kombëtare. Super të pasurit kanë siguruar me qëllim që strukturat e padrejta të mbeten të qëndrueshme. “Vendet ekonomikisht të forta në veriun global vazhdojnë të vendosin rregulla, nga të cilat përfitojnë super të pasurit dhe korporatat e tyre,” thuhet në raport. Kjo, thotë studimi, është ende pasojë e kolonializmit.

Drejtori ekzekutiv i Oxfam Gjermani, Serap Altinisik, paralajmëron për pasoja negative për demokracitë. “Pasuria shkon paralelisht me pushtetin politik. Këtë e shohim sot me rastin e rikthimit të Presidentit Donald Trump: një president miliarder i mbështetur nga njeriu më i pasur në botë, Elon Musk”, thotë Altinisik dhe shton: “Rritja e pasurisë së super të pasurve është e pakufizuar, ndërkohë që vështirë se ka përparim në luftën kundër varfërisë”.

Sipërmarrësit amerikanë të teknologjisë në krye

Raporti bazohet në të dhënat e revistës Forbes. “Edhe sikur të humbnin 99 për qind të pasurisë së tyre brenda natës, ata do të ishin ende miliarderë”, thuhet në raportet e “Forbes”, ku përfshihen edhe sipërmarrësit amerikanëtë teknologjisë, Jeff Bezos (Amazon), Mark Zuckerberg (Meta), Larry. Ellison (Oracle), Bill Gates dhe Steve Ballmer (të dy Microsoft) dhe Larry Page (Google).

Besohet se super të pasurit kanë ndikim në rritje mbi legjislacionin tatimor. Për shembull, në uljen e tatimit mbi të ardhurat e korporatave, tatimet joadekuate të fitimeve kapitale, përjashtimin nga tatimi mbi trashëgiminë dhe heqjen e tatimit mbi pasurinë.

“Midis viteve 1990 dhe 2017, numri i vendeve me taksë mbi vlerën e shtuar u trefishua nga 50 në më shumë se 150, ndërsa numri i vendeve me një taksë neto mbi pasurinë ka rënë nga dymbëdhjetë në katër”, thotë studimi i Oxfam.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Alba says:
    January 21, 2025 at 11:51 am

    Haha! Sigurisht. Le te pasurohen. Kur ka ende idiot qe besojne ne histori konspirative qe duke vene e pushtet bilioneret do zhdukin “deep state”. Trampin e vune ne pushtet, njerez qe donin te “hiqnin bilioneret”.

    Reply
  • Phoenix says:
    January 21, 2025 at 12:09 pm

    Konspiracioniste si Fredi, Joe Rogan apo Alex Jones, gjitmone kerkojne ate Deep State, por asnjehere nuk sqarojne se kush eshte vertete ai Deep State. Une keta i quaj Konspiracioniste me rroge. Eshte nje qerre plot me keta neper Bote, qe i kane financuar dhe infiltruar neper mediat alternative, per te kapur ate pjese te publikut, qe kupton se dicka nuk shkon dhe qe kane abandonuar Mediat kryesore. Eshte 100 here me efektive, kur nje Amerikan beson Joe Rogan se CNN-in qe i ka rene shikueshmeria ne 5%.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çështja “Partizani”, zbardhet dëshmia e ish-ministrit të Mbrojtjes
  • Ndahet nga jeta talenti 16-vjeçar i atletikës, gazetari: Ja çfarë dyshohet
  • 250 milionë euro, Rama: Në tetor nis programi “Dyfisho biznesin tënd”
  • Lejuan kultivim droge, hetim ndaj zinxhirit komandues të komisariatit Divjakë
  • INVESTIGIM: Një dëshmi e pastër e kapjes së shtetit, delirit të madhështisë dhe marrëveshjeve informale në kurriz të transparencës dhe interesit publik

Komentet e Fundit

  1. K R on 250 milionë euro, Rama: Në tetor nis programi “Dyfisho biznesin tënd”
  2. Aldrin on Vetë i quan sorra, derra e korba, Rama u poston protestuesve poezinë e Dritëroit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  3. Labi on INVESTIGIM: Një dëshmi e pastër e kapjes së shtetit, delirit të madhështisë dhe marrëveshjeve informale në kurriz të transparencës dhe interesit publik
  4. Hajde hajde on INVESTIGIM: Një dëshmi e pastër e kapjes së shtetit, delirit të madhështisë dhe marrëveshjeve informale në kurriz të transparencës dhe interesit publik
  5. Ethem Lalaj on Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa thirret për të dëshmuar në GJKKO: Zbardhet dëshmia

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?