Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Subvencioni për bujqësinë, Gjiknuri dhe Krifca takim me fermerët e Belshit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Subvencioni për bujqësinë, Gjiknuri dhe Krifca takim me fermerët e Belshit
Politike

Subvencioni për bujqësinë, Gjiknuri dhe Krifca takim me fermerët e Belshit

Published: October 7, 2022
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik i Qarkut Elbasan, bashkë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca dhe kryebashkiakun Arif Tafani, zhvilloi një bashkëbisedim me fermerët e Belshit, për nevojat e bujqësisë dhe skemën e qeverisë shqiptare për mbështetjen buxhetore për kultivimin e grurit. Për t’u ardhur në ndihmë prodhuesve të grurit, qeveria shqiptare ka vendosur në dispozicion 500 milionë lekë, ku të gjithë fermerët që kultivojnë grurin në tokat e tyre, mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë.

Drejtuesi politik i Qarkut Elbasan, Damian Gjiknuri, njohu fermerët me disa nga nismat e ndërmarra nga qeveria, ndërsa theksoi se dhe ndërtimi i tregut të ri agro-ushqimor do të ndihmojë në shitjen e prodhimeve bujqësore.

“Tregu i ri që do të bëhet afër qytetit të Belshit, do të jetë një vepër e re në funksion dhe në dobishmëri të gjithë zonës. Një treg i bën mirë qytetit, krijon më shumë mundësi për ju. Qeveritë duken në ditë të vështira, se kur janë mirë, të gjithë thonë fjalë të mira. Kjo është një ditë e vështirë, vështirësi të cilat kanë ardhur si rezultat i ngjarjeve që nuk varen nga ne. Shteti me këto mundësi të kufizuara, po u vjen në ndihmë fermerëve, qoftë me karburantin që tashmë është bërë dhe më vjen mirë që pjesa më e madhe e juaja ka përfituar. E njëjta gjë po ndodh edhe me grurin. Mora vesh që keni aplikuar pjesa më e madhe”, u shpreh Gjinkuri.

- Publicitet -

Numri 2 i PS Damian Gjiknuri deklaroi se formalizimi në bujqësi do të sjellë dhe rritje të këtij sektori dhe të prodhimit shqiptar. “Ju doni formalizim, ju doni që të gjithë të luajnë sipas rregullave dhe ligjit dhe duke i zbatuar ato jo vetëm bëhet e lehtë, por njëkohësisht imponohen dhe rregulla në këtë treg dhe në këtë sektor. Bujqësia nuk është sektor i thjeshtë, konkurrenca është e lartë. Do mbështetje nga shteti. Shqipëria nuk ka shumë tokë dhe këtë tokë që kemi si ta konsolidojmë më shumë, si të bashkëpunojmë më shumë me njëri-tjetrin që të përfitojmë në ekonomi shkalle dhe në fund të fundit, ne do të konkurrojmë me ato cilësi dhe elementë që mund t’i kemi unik dhe mund ta bëjnë të mirë prodhimin shqiptar. Kështu që të gjitha këto masa janë shumë të rëndësishme për ta çuar në atë nivel bujqësinë që e duam ne që dhe produktet tona të jenë konkurruese. Belshi e ka krijuar një emër, i referohen për bujqësinë, për ushqimin për gjithçka tjetër që lidhet me agrikulturën. Qeveria po bën dhe ka bërë investime. Veprat që po bëhen po dhe qoftë mbështetja direkte për këto kultura që po mbillni, i ngrenë lart emrin këtij vendi dhe e bëjnë jetën tuaj më të mirë. Një gjë dua t’ju garantoj këtu se kemi njerëz të përgjegjshëm, njerëz që e njohin sektorin, njerëz që e duan mirë këtë sektor dhe luftojnë përditë se si ta shtojnë mbështetjen e shtetit për sektorin tuaj, i cili është i vështirë, por në fund të fundit dhe i bukur se të jesh i lidhur me tokën, je i lidhur me jetën, je i lidhur me gjithçka dhe ju meritoni një respekt si zonë se jeni një zonë punëtore. Suksese edhe kryetarit të bashkisë se është një mbështetës jashtëzakonisht i fortë i interesave tuaja”, u shpreh Gjiknuri.

Nga data 1 shtator fermerët kanë nisur dhe aplikimet on-line në e-Albania, dhe përfitues direkt janë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kardinali Ernest Simoni kremton në Virxhinia, SHBA, meshën në gjuhën shqipe
  • Publikohet tjetër audiopërgjim: Si do merreshin të dhënat sekrete për gazin në Vlorë pa lënë gjurmë zyrtare
  • Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  • Investigimi: Oligarku rus i afërt me Putinin financoi fshehtas dasmën e djalit të Donald Trump
  • Daja i deputetes socialiste plagos me çekiç ish-vjehrrin e tij

Komentet e Fundit

  1. luterkingu on FOTO: Qëlloi me grusht në bark protestuesin e prangosur, Hita pezullon nga detyra efektivin
  2. aqif kapertoni on Libri i Abrahams: Çfarë ndodhi me Nanon në 14 shtator kur turma e armatosur e Berishës sulmoi Kryeministrinë
  3. xxx on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  4. Iliri on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  5. emigranti on Haga jep vendimin për Hashim Thaçin me 16 Shtator, SHBA paralajmëron trazira

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?