Në të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit është dhënë urdhër që të fiken të gjitha pajisjet kompjuterike.
Paraprakisht dyshohet për sulm kibernetik ndaj sistemeve të Policisë së Shtetit.
Deri më tani nuk dihen detaje nga sulmi në fjalë.
Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të lajmit.
Në një reagim për News24, Policia ka sqaruar se janë masa parandaluese dhe se nuk ka pasur sulm kibernetik.
Kjo nuk është hera e parë kur Policia e Shtetit bie pre e sulmeve, apo dhe institucione të tjera, ndërsa precedenti i rëndë është ai me sistemin TIMS.
j.l./ dita