Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulm me eksploziv banesës së kryetarit të PD-së në Ungrej, shkak dyshohen dhe konfliktet partiake
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Sulm me eksploziv banesës së kryetarit të PD-së në Ungrej, shkak dyshohen dhe konfliktet partiake
Kronike

Sulm me eksploziv banesës së kryetarit të PD-së në Ungrej, shkak dyshohen dhe konfliktet partiake

Published: March 13, 2023
Shpërndaje

Një tjetër shpërthim eksplozivi ka ndodhur orët e fundit në vend. Ende pa u bërë java e ngjarjes së ndodhur në Kurbin, Qarku i Lezhës u trondit sërish nga një shpërthim me eksploziv. Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit, në fshatin Ungrej dhe objektiv i sulmit ishte banesa e Preng Pjetrit, ish-kryeplak dhe Kryetar i Partisë Demokratike në këtë fshat. Në momentin e ngjarjes, brenda shtëpisë kanë qenë kryefamiljari me bashkëshorten dhe nënën e tij, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale dhe panik.

Lënda plasëse u vendos nga persona ende të paidentifikuar, në verandën e shtëpisë 1 katëshe, ndërsa ekspertët nisën verifikimet për llojin dhe sasinë e përdorur të eksplozivit. Menjëherë pas sinjalizimit, policia mbërriti në vendin e ngjarjes, duke kryer të gjitha veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Paraprakisht besohet për një sasi me të paktën 1 kg tritol, pasi dëmet janë të konsiderueshme.

Në deklarimet e tij, objektivi i sulmit Preng Pjetri ka deklaruar se nuk ka konflikte, por pista kryesore është përqendruar tek konfliktet partiake që mund të kenë lindur në prag të fushatës elektorale, për zgjedhjet lokale të 14 majit.

- Publicitet -

Në lidhje me ngjarjen reaguan dhe Deputetja Lindita Metaliaj dhe kandidati për Bashkinë Lezhë Pashk Gjoni, të cilët ju bën thirrje organeve ligjzbatuese që të identifikojnë dhe vënë para drejtësisë autoret e vendosjes së lëndës shpërthyese, në banesën e kreut të PD në Ungrej.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë
  • Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin
  • Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme
  • “Jam udhëheqës i milicisë serbe…”, një email kërcënues u dërgua ndaj institucioneve, dyshohet të jetë hakëruar
  • VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin

Komentet e Fundit

  1. AFORIZMA on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  2. vlonjat on Autokracia e kartonave
  3. Dashnor Osmani on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  4. vlonjat on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  5. Nuk on Kush e humbet pushtetin kur ndryshon harta

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?