Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulm në shkollën e vajzave në Iran, vriten 160 persona
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sulm në shkollën e vajzave në Iran, vriten 160 persona
AktualitetBoteUncategorized

Sulm në shkollën e vajzave në Iran, vriten 160 persona

Published: March 1, 2026
Shpërndaje

Të paktën 160 persona kanë humbur jetën dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me raketa që goditi një shkollë vajzash në qytetin e Minab, në jug të Iranit.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, shkolla ndodhej rreth 60 metra larg një baze ushtarake që ishte objekt i sulmeve të koordinuara të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit.

Autoritetet iraniane e kanë cilësuar ngjarjen si një “krim të madh” dhe kanë shpallur të dielën ditë zie.

- Publicitet -

Ndërtesa më parë ishte pjesë e kompleksit ushtarak, por imazhet satelitore tregojnë se dy zonat janë të ndara që nga të paktën viti 2016.

Operacionet e kërkim-shpëtimit, deklaroi guvernatori i provincës, “vazhdojnë dhe po bëjmë gjithçka që është e mundur për të shpëtuar çdo person që mund të ketë mbetur gjallë nën rrënoja”. Këto operacione “do të vazhdojnë derisa të përfundojnë dhe të gjitha burimet e provincës janë mobilizuar për të ndihmuar viktimat e kësaj ngjarjeje tragjike”.

Ai shprehu solidaritetin e tij me familjet e viktimave dhe popullin e Minabit, duke u bërë thirrje të gjitha autoriteteve shëndetësore dhe të ndihmës që të japin përparësi kujdesit urgjent për të plagosurit.

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian dënoi sulmin brutal në shkollën e Minabit, duke e quajtur atë një “faqe të errët” në historinë e sulmuesve dhe duke shprehur “pikëllimin e thellë” të kombit.

“E dënoj fuqimisht këtë akt çnjerëzor dhe shpreh ngushëllimet e mia familjeve të viktimave, popullit të Minabit dhe të gjithë popullit iranian, duke ndarë hidhërimin e tyre të thellë”, tha Pezeshkian në një deklaratë.

Më herët, Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi postoi një foto të ndërtesës së shkatërruar të shkollës, duke shkruar: “Ky vend u bombardua në mes të ditës, kur ishte plot me nxënëse të reja. Këto krime, nuk do të mbeten pa u ndëshkuar “, deklaroi ai .

Një video e publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRIB e Iranit tregon të paktën tetë qese me trupa në dyshemenë e ndërtesës pas sulmit.

Zëdhënësi i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), Tim Haëkins, deklaroi se Uashingtoni është në dijeni të raporteve për viktima civile që lidhen me operacionet ushtarake në vazhdim, se raporte të tilla po merren seriozisht dhe po hetohen. Ai përsëriti se mbrojtja e civilëve mbetet një përparësi dhe se do të merren të gjitha masat paraprake të mundshme për të zvogëluar rrezikun e dëmit të paqëllimshëm.

Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres, duke cituar mediat iraniane, raportoi sulmin ajror që vrau dhe plagosi shumë njerëz në shkollën e vajzave në Minab.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Cilët janë civilët me maska që shfaqen mes policëve e më pas përhapen në turmë?
  • ​As nami, as gogoli: Përgjigjet e Kushtetutës për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  • FLASIN JURISTË / Pushteti i mbetet PS-së edhe pa zgjedhje: Çfarë ndodh sipas Kushtetutës nëse jep dorëheqjen Rama
  • Monopoli që fshihet pas kioskave të Tiranës
  • 2500 euro policëve, Ramës i vjen kundëroferta: 5 mijë euro kush hedh një deputet në koshin e plehrave

Komentet e Fundit

  1. info analitike on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena
  2. Popull i veremosur on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena
  3. Mollosi on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena
  4. Anonymous on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena
  5. Fgg on VIDEO: Rama thotë se protestuesit që i kërkojnë dorëheqjen do t’i ndjekë “këmba këmbës”, madje nuk do kenë akses as në… trena

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?