Situata rajonale në Lindjen e Mesme ka vijuar përshkallëzimet.
Ditën e sotme Irani ka goditur amabsadën amerikane në Riad. Dy dronë shënjestruan lagjen diplomatike në kryeqytet. Menjëherë pas kësaj, Ministria e Mbrojtjes e Arabisë Saudite konfirmoi incidentin.
“Ambasada e SHBA-së në Riad iu nënshtrua një sulmi nga dy dronë sipas vlerësimeve fillestare, duke rezultuar në një zjarr të kufizuar dhe dëme të vogla materiale në ndërtesë”, thuhet në deklaratën zyrtare.
Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka reaguar pas sulimt që Irani bëri, ndaj ambasadës amerikane në Riad. Trump paralajmëroi Teheranin se Uashingtoni synon të japë një përgjigje të fuqishme.
“Irani së shpejti do të zbuloni përgjigjen e Uashingtonit ndaj sulmit ndaj ambasadës së tij në Riad dhe vrasjes së ushtarëve amerikanë. Unë nuk mendoj se vendosja e forcave tokësore do të jetë e nevojshme në Iran”, tha Trump.
Nga ana tjetër Izraeli tha se kishte goditur zyrat e inteligjencës iraniane si dhe qendrat e tjera komanduese. Ky sulm vjen në ditën e tretë të luftës kundër Republikës Islamike.
“Ushtria izraelite goditi më shumë se dhjetë shtabi që i përkasin Ministrisë iraniane të Inteligjencës, si dhe disa seli të Forcës Quds”, tha ushtria në një deklaratë, duke iu referuar njësisë elitare të Gardës Revolucionare që mbikëqyr operacionet iraniane jashtë vendit.
Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit dhe hakmarrja e tij rrezikon të sjellë telashe për çmimet e naftës së papërpunuar.
Mbyllja e ngushticës së Hormuzit ka pritet të sjellë një sërë ndyshimesh në ekonominë botërore. Ajo mbart afërsisht një të katërtën e dërgesave globale të naftës detare.
Mediat shkruajnë se ngushtica e Hormuzit është një arterie kritike për tregtinë ndërkombëtare të energjisë, pasi shumica e eksportuesve të Gjirit Persik nuk kanë rrugë alternative detare për dërgesat.
Si pasojë e zhvillimeve të fundit, ambasada amerikane në Kuvajt është mbyllur deri në një njoftim të mëtejshëm, për shkak të tensioneve të vazhdueshme rajonale.
j.l./ dita

E duam sKiperine pa’ sKiptare!
Si sot e 35 Vjet me salisja e,socialSSaliste,Hajdare,UDBA-she EDvine e koqeVare ne sherbim te UDB,ASFALI,Serbi e GreQI e me Zagare bastarde FEV ZI’!!
LUFTE,agjenturash(e ftohte) kush do fitoje!?
Nje gje eshte e sigurt deri tani:
TRAPI i Shtepise se bardhe’ dhe KRRIMINELIN Netaniau Jane DY armiqte kryesore te SH.B.A-ve dhe Izraelit !Me dashje apo!?
Arabia Saudite?Xhuda e vendeve arabe ne sherbim te xhandarit nderkombetare si SHBA-se se TRAPIT,
!?
Lexono E.Hoxhen,ne librin ‘Lindja e mesme’
Mos lexoni librin mbi lindjen e mesme te E.Hoxhes,se do te mesoni shume te verteta qe nuk ju duhen.Lexoni lajmet njuz te fresketa nga atsh-ja.