Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku iu përgjigj deputetit demokrat Ervin Salianjit, i cili i kërkoi transparencë sa i takon sulmeve kibernetike.
Balluku deklaroi se hakerët kanë qëndruar në sistemet tona 14 muaj, por kanë qenë të padukshëm dhe qëllimi i tyre ka qenë fshirja e çdo të dhëne, por kjo nuk është arritur. Sipas saj, ishte e pamundur për ne që të përballonim sulmin e mirëorganizuar në katër burime të ndryshme.
“Sulm i paprecedentë dhe ka pasur për synim fshirjen e të dhënave, ka nisur si sulm për të marrë të dhëna dhe për të tregtuar ato, por më pas është transformuar në një sulm që duhet zeroclear. Cfarëdo të thoni për narrativë e kuptoni se me çfarë po përballet ky vend.
Salianji e vlerësoj, thatë nëse duhet bashkëpunimi jonë jemi këtu. E vlerësojmë. Na duhet të shikojmë mënyrën e organizimit. 180 mln s’kan të bëjnë me cyber secytyri, kanë të bëjnë me investimin për të digjitalizuar. Shqipëria ato para i ka harxhuar në 9 vite për të digjitalizuar vendin, sot qytetarët për të kryer çdo aktivitet që kanë lidhje me kërkesat e tyre në administratën publike s’ka nevojë të presë në radhë.
Sot merren dokumente në kohë reale me anë të telefonit. Do fillojmë të reflektojmë dhe të investojmë në cyber security. Kanë qëndruar në sistemet tona 14 muaj, po se kanë qenë në shadoë mood, kanë qenë të padukshëm. Nuk kemi sisteme të avancuar, nuk kemi qenë të përgatitur për attack të këtij niveli.
Mos kujtoni që nuk kemi qenë nën sulme të ndryshme, hakërruesve amtor dhe profesionit dhe i kemi përballur me sukses. Kjo ishte e pamundur për ne që të përballonim sulmin e mirëorganizuar në katër burime të ndryshme”, tha Balluku.
a.m/dita

Nuk keni mbrojte sepse keni punsuar kompani te korruptuara dhe pa konkurim por me PPP per mbrojtjen e systemit. Nqs nuk jene te lyere duhet ta ndeshkoni per mos kryerjen e punes ose duhet te ktheje leket mbrapshte nqs qeveritaret jane te paperlyer ok Balluke. E mbytet ate popull me Rena dhe kulmi eshte se jeni po ju pinjollet e blokut ke e Kishinev per Xanax gjenjeshtren. Rrofte fanar ndricues i europes.
Na del Salianji, i cili duhej të ishte pas hekurave, si më pozitivi se ju! Arsyeja është se nuk i studjoni gjërat mirë. Modernizimi që ju thoni, bëhet paralelisht me mbrojtjen e asaj që keni ngritur. Punësoni specialistë të IT-së me eksperiencë, centralizoni sistemin në sa më pak duar, ku të dalë pergjegjsia e secilit për punën që bën. Jo “han me shumë porta”, ku të mos e marrë vesh i pari të dytin. Nuk keni specialistë me eksperiencë të IT-së dhe këtu çalon gjithçka.