Izraeli ka ofruar ndihmë për Shqipërinë në fushën e mbrojtjes kibernetike pasi disa ditë më parë Irani sulmoi vendin tonë, duke bllokuar sistemet TIMS në hyrjet dhe daljet e vendit.
Zëvendësministri i Jashtëm, Idan Roll u takua me Ministren e Jashtme shqiptare Olta Xhaçka në Berlin, ku ai ofroi të ndajmë njohuritë dhe përvojën në mbrojtjen kibernetike. Ai shprehu vlerësimin e Izraelit për vendimin e dëbimit të diplomatëve iranianë, shkruan ‘Times Of Israel’.
“Kam folur me ministren e jashtëm shqiptare Xhacka Olta në Shaping. Unë shpreha vlerësimin e Izraelit për vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet e saj diplomatike me Iranin dhe ofrova të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë në mbrojtjen kibernetike. Ne do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin ndërmjet nesh”, tha Roll në Twitter.
I spoke with Albanian FM @Xhacka_Olta at #ShapingFFP. I expressed Israel’s appreciation for Albania’s decision to sever its diplomatic ties with Iran, and offered to share our knowledge and experience in cyber defense. We will continue to tighten cooperation between 🇮🇱 and 🇦🇱. pic.twitter.com/fPOnVhpDra
— Idan Roll – עידן רול (@idanroll) September 12, 2022
Javën e kaluar, Shqipëria fajësoi Iranin për një sulm kibernetik të 15 korrikut që mbylli përkohësisht shumë shërbime dhe faqe interneti dixhitale të qeverisë shqiptare. Gjatë fundjavës, Ministria e Brendshme e Shqipërisë akuzoi Teheranin për një sulm që synonte sistemet kompjuterike të policisë kombëtare.
Kryeministri Edi Rama tha se një hetim përcaktoi se sulmi kibernetik i korrikut nuk ishte kryer nga individë apo grupe të pavarura, duke e quajtur atë një “agresion shtetëror”.
Nga ora 20:00 e datës 9 shtator sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar u godit nga një sulm kibernetik. Në fillim u raportuan probleme në sistemin TIMS në pikën kufitare të Kapshticës, ndërkohë më vonë u raportua për probleme dhe në pikën kufitare të Kakavijës dhe Rinasit. Dosja.al arriti të siguronte mesazhin e dërguar në kompjuterët e policëve në pikat e kalimit kufitar u ishte shkruar “Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranienëve të MEK”.
Menjëherë kryeministri Edi Rama akuzoi Iranin se fshihet pas këtij sulmi. Kreu i ekzekutivit u shpreh se po punohej me aleatët që sistemet të mbetën të papenetrueshme nga sulmet dhe një ditë më pas sqaroi opinionin publik se asnjë e dhënë nuk është prekur nga sulmi. Por, hakerat tashmë po shesin të dhënat e TIMS.
j.l./ dita

cifuteri
Ne kerkojme te na mbrojne te huajt nga sulmet kibernetike, sepse nuk kemi specialistet tane. Nuk behet me keshtu me miell hua. Le te mos kemi iluzione: nuk na mbron dot as Amerika as Evropa e jo Izraeli.
Kjo eshte pasoja e rrenimit te arsimit, shkences e teknologjise qe ka ndodhur gjate 32 vjeteve te fundit.
Ta gezojme te gjithe se bashku kete corbe vicidoli qe kemi nje brez njerezor qe po e gatuajme.
Edhe kjo na u desh nga 100% rreziku shkon ne 200%.
Ke shumë te drejt zotëri i nderuar. Ja dhe rezultati i blerjes së diplomave. Shqipet e leshit nuk dinë të bëjnë asgjë
Jo qe skemi njeres por fusin militant ordiner te mbajn sistemin, fusni meritokracin se na rrujn t…n keto atavizma nga azia, gjenerata jon po punon kudo e jo ti paguash e te qendroin tek ne, kemi por duhet te vlersohen.