Prokuroria ka firmosur 5 urdhër arreste në lidhje me sulmet kibernetike në vendin tonë.
Mësohet se bëhet fjalë për pesë punonjës IT të Departamentit të Administratës Publike që akuzohen për shpërdorim detyre.
Hakerat kanë shfrytëzuar aksesin që ka sistemi i IT-së së DAP në databazat që janë hakeruar.
Sistemet shtetërore në vendin tonë u sulmuan nga hakerat iranianë në fund të muajit korrik dhe gjithashtu në muajin shtator.
Gjatë javëve të fundit, hakerat kanë publikuar një sërë të dhënash sensitive dhe e-maile të brendshme të funksionarëve dhe ish funksionarëve të lartë.
Njoftimi i Prokurorisë:
PROKURORIA PRANË GJYKATËS SË RRETHIT GJYQËSOR TIRANË
Sulmi kibernetik në sistemet kompjuterike të institucioneve të Republikës së Shqipërisë, Prokuroria kërkon ‘Arrest shtëpie’ për pesë punonjës IT.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkon masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për pesë punonjës IT pranë Departamentit të Adminiatratës Publike (DAP).
Kërkesa bëhet për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal për sulmin kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-t që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë.
Punonjësit në fjalë janë angazhuar në pozicionin IT pranë DAP gjatë të njëjtës kohë kur është implementuar dhe mirëmbajtur sistemi administratë.al.
Në rastin konkret, stafi IT pranë DAP mund dhe duhej të kërkonte raportim nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar prej DAP për implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemit në kohë lidhur me gjendjen në të cilën ndodhej ky sistem, pavarësisht mungesës së dijenisë për mënyrën e zbatimit të kontratës për implementimin e sistemit administrata.al.
Në rast se këta punonjës, do të kishin vepruar në përputhje me urdhërimet e Rregullores së Sigurisë së Informacionit nr. 337/1 prot., datë 17.01.2022, dhe Rregullores së Brendshme të AKSHI-it duke kërkuar informacion dhe duke u azhornuar me antiviruset më të fundit të sistemit, atëherë do ishte zbuluar në sistemet e tyre virusi i cili ka hyrë fillimisht tek administrata.al në mënyrë që të bëhej e mundur neutralizimi i tij pa prekur sistemin e AKSHI-t.
Personat e identifikuar nga vetë strukturat e AKSHI, të cilët me mosveprimet e tyre nuk kanë bërë të mundur identifikimin më parë janë:
A.I. – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Ministrinë e Brendshme;
A.S. – Përgjegjës, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike, Përgjegjës, Sektori i IT në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;
R.Ll. – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike;
I.L. – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike; dhe
A.Gj. – Specialist, Sektori i IT në Departamentin e Administratës Publike.
Këta persona me mosveprimet e tyre kanë sjellë pasoja të rënda dhe kanë konsumuar elementet e figurës së veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Prokuroria do vazhdojë hetimet për identifikim e plotë të çdo aktori apo subjekti të përfshirë në këtë veprimtari duke vënë para përgjegjësisë penale.
j.l./ dita

Mendoj se këta kanë gabuar nga padituria se sa nga dëshira e tyre. Duhet të dish rrezikun që të kanoset, pa të marrësh masa për t’u mbrojtur. Faji qëndron edhe tek sistemi që zgjedh, që nuk janë të njësojtë për sa i përket sigurisë. Në perëndim, firmat e mëdha dhe institucionet qëndrore, përdorin intranetin, i cili është i shkëputur nga interneti, dhe hakerat nuk mund të futen në sistem. Pra shkurt, duhet ndryshuar që nga fillimi dhe nuk mjafton që të pyesësh vetëm specialistët e kompanisë që të shet teknollogjinë, si p.sh. të Microsoft Operation System, sepse ata shohin interesin e kompanisë për të shitur. Në vënd që të merrni punëtorë të pakualifikuar, si ata të fasonëve, punësoni ndonjë specialist që ka mbi 20 vjet eksperiencë në Information Technology (IT) dhe që është më i mirë se sa ata që keni.
Po tu bejne rrogat 3500€ ne muaj do jemi te mbrojtur
Sa per intranetin qysh do e shtyjne diten ne zyrat e shtetit pa internet pastaj apo do kthehemi prape te Solitario
Edhe djali im punonte inxhinier IT ne nje nga institucionet me te rendesishme te shtetit,i vetmi ne llojin e tij,por paguhej 55 mije leke ne muaj ketu,prandaj iku jashte shtetit dhe sot paguhet atje nenje korporate t
nga me te fuqishmet ne bote me nje rroge mujore 30 here me te larte se ne Shqiperi!
Cfare prisni me teper ju qeveritaret kur punonjesit tuaj i paguani si rober lufte,ndersa vete mbushni llogarite bankare me lingota floriri ne of shore?
Sipas teje, nashti yt bir merr 15 000 Dollare ne muaj ? Ule… ule pak se ja q… motren genjeshtres…
@Mjerimi, e bwre si ajo barcaleta: fluturoi, fluturoi, fluturoi, …. gomari!… Sepse nga rreth 460-470 euro ne muaj qe ka marre yt bir ne Shq., jashte shtetit ai paska marre rreth 14 mije euro ne muaj! A nuk duket e tepruar shifra?!?
Mos ndoshta deshe te thoje qe jashte shtetit ai nisi me nje rroge rreth 3 here me te madhe se ne Shq., pra ka marre rreth 1400 euro ne muaj, nga te cilat -sic e dime te gjithe- 1000 euro i le cdo muaj per qira!?!
Nejse, suksese cunit, por na bej te ditur pas disa vjetesh, (pasi ta kesh pyetur tet bir), nwse eshte i kenaqur atje ku ka vajtur, apo mos thote: kak atje, mut ketu!?!
Deri $6,500 ne muaj pranohet.Llogarit $3,000 qera ,taxa e shenzime te tjera si makine ,insurance mjekesore dhe djalit i ngelen $1,000(rast i rrale te ndodhe kjo ne se nuk ia perlan ndonje girlfriend) ne xhep deri sa te mare cekun e rradhes.Me gjithate ben jete pa andralla,pervec atyre te punes.Prandaj djaloshi eshte i kenaqur dhe ben prokopi po te martohet sepse shtohen te ardhurat,megjithate jeta eshte lufte,jo shesh me lule.Ka dicka ndryshe nga ketu ne shqiperi.
Thone se kryeministria ka harxhuar 200 miljon euro per sigurine kibernetike.
Punet e kesaj qeverrie jane Fasade,,Jane lloqe lajle lule,teater.Parada,se ndonje capacul ka ndare parate me qeverrine,dhe ka montuar nje sistem leshi si kemi ne naper kompjutera,qe na nderhyjne keta diversantat,herojt e heshtur te xhaxhit enver,na vjedhin linkun,nofken,po shume shume kepucy e grisura prapa dere do marrin,,kurse kete shtet pacavure e nxorren si edi ramen ne plazh nudist.