Janë zbardhur detaje të tjera lidhur me dosjen hetimore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë lidhur me sulmet kibernetike iraniane ndaj Shqipërisë.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë kërkoi sot masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, për 5 punonjës në sektorin e IT-së (teknologjisë së informacionit), në Departamentin e Administratës Publike.
Megjithatë kërkesa e prokurorisë nuk është marrë parasysh nga Gjykata e Shkallës së Parë, pasi ata kanë vendosur një masë me të butë për 5 punonjësit përgjegjës për të dhënat e shqiptarëve. Mësohet se Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur si masë sigurie “Detyrim Paraqitje”, për 5 punonjësit e teknologjisë së Informacionit pranë DAP.
Prokuroria këto urdhër ndalimi i ka lëshuar në kuadër të hetimeve për sulmet kibernetike të kryera nga Irani ndaj portaleve shtetërore të shërbimeve online. Konkretisht punonjësit e IT-së, Alketa Sulo, Altin Sallaku, Rudina Llagami, Igli Lubonja, Albi Gjeka, kanë shpërdoruar detyrën, pasi duhet të kërkonin raportim nga operatori ekonomik që ishte përgjegjës për situatën e sigurisë në faqen e administrata.al edhe për antiviruset që përdoreshin për mbrojtjen e kësaj faqeje.
Sulmi Kibernetik ndaj Shqipërisë, sipas Prokurorisë kishte si qëllim të vetëm aktin kriminal për shkatërrimin e të gjithë sistemeve dhe të dhënave duke kthyer Shqipërinë dekada pas në një terr teknologjik me zero digjitalizim.
Mes të tjerash prokuroria shprehet se partnerët e Shqipërisë , si Microsoft, FBI, dhe CISA kanë ofruar suport dhe kanë bashkëpunuar me ekipet shqiptare me praninë e tyre fizike në agjencinë pas sulmit në datën 15-16 korrik 2022.
Paralelisht të gjithë gjetjet dhe indikatorët e këtij sulmi konstatohet se agresioni kibernetik është një sulm shtetëror nga qeveria Iraniane. Kryesisht Ministria e Inteligjencës dhe Garda Revolucionare Islamike Iraniane.
Është përdorur teknologjia “Proxy” për mbulimin e prejardhjes së komunikimit. Nga komunikimet e shkëputura përkohësisht kanë dalë qartë që mbrapa këtij sulmi fshiheshin IP iraniane. Për marrjen e të dhënave nga infrastruktura është përdorur një “Cyper tool” i krijuar nga Ministria e Inteligjencës Iraniane për të hackuar “email”. Irani është i vetmi vend në botë që fushën kibernetike e ka në nivele ministrie, pikërisht për të treguar rëndësinë që ka për ta ky aktivitet.
I njëjti hakerim është përdorur edhe për sulme ndaj Emirateve të Bashkuara, Arabisë Saudite, Kuëaiti, Joradanisë, Izraelit, Qipros.
Po ashtu është përdorur metoda Zeroclear, e cila gjithashtu është e lidhur me Ministrinë e Inteligjencës Iraniane (MOIS) ku burimi i licencave është ndarë mes aktorëve të ndryshëm iraniane.
j.l./ dita

State Of Control:
https://debunkproductions.com/
E gjithe kjo historia e hakerave, eshte nje trillim. Perse e them kete? E them sepse e kuptoj se si operojne plehrat qe duan te na skllaverojne.
Si gjithmone, manuali i operimit eshte i njejte si ne shume raste:
1) Krijo nje krize artificiale, duke perdorur influencen mediatike dhe kanale te tjera.
2)kondiciono psikologjikisht publikun per krizen.
3) Jepi zgjidhje iluzionit te krizes qe krijove, drejt objektivit qe kekon te finalizosh dhe implementosh.
Por cili eshte objektivi ne kete rast, dhe per c’fare sherben historia e hakerave? Une mendoj se ka te bej me nje krize Bankare, te cilen do ta justifikojne gjoja te nje sulm hakerash. Tani thjesht po perpunojne psikologjikisht opinionin e masave. Objektivi eshte qe Shqiptaret ti kalojne ne nje forme paraje dixhitale, e cila do te emetohet nga BSH dhe do te jete e lidhur me piket sociale te cdo individi. Pak a shume mofeli Kinez. Kete tranzicion, duan ta shesin si nje mbrojtje nga Hakerat, natyrisht.
Implikimet e ketij zhvillimi, jane serioze mbi lirine dhe pavaresine individuale. Neqoftese instalohet ky sistem, nuk do te kesh me kontroll mbi parate e tua, si dhe do te kufizohesh se c’fare do blesh e shesesh, si dhe ku do lejohesh te kryesh tranzaksion, e ku nuk do lejohesh. Per tu theksuar eshte dhe nje takse automatike Karboni, e cila do te hiqet nga llogaria pa te pyetur, ne baze te veprimeve, levizjeve dhe distances qe je i lejuar te udhetosh.
Kjo eshte nje axhende Globale, e bazuar ne Sustained Development 2030 te UN. Ne Shqiperi po aplikojne nje faze eksperimentale, sepse Shqiptaret ne masen 80%, perdorin parane Cash. Bravo Shqiptareve, per kete te fundit. Objektivi final i ketyre monstrave, eshte qe ta zhdukin komplet parane Cash ne te gjithe Boten. Kjo krijon kushtet, per nje kontroll despotik totalitar mbi te gjithe njerezit.
Shikoni videon me siper, sepse i shpjegon qarte implikimet.
Phoenix,
Aleanca ORTODOKSO-MYSLIMANE mund te ndali SATANIZMIN. Fati njerezimit mund te vendoset kete Dimer.
Ku ka ze nuk eshte pa gje. Konspiracioni eshte menyre e mire per te lare trurin e Shqiptareve.