Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për sulm të qëllimshëm ndaj Polonisë, një shtet i NATO-s.
“Ky është një sulm raketor rus ndaj sigurisë kolektive,” tha ai.
“Ky është një përshkallëzim shumë domethënës. Ne duhet të veprojmë.”
“Terrori nuk kufizohet në kufijtë tanë kombëtarë”, tha ai, duke shtuar se ishte “vetëm çështje kohe përpara se terrori rus të shkojë më tej”.
Zelensky, vendi i të cilit nuk është anëtar i NATO-s, por ka lidhje të ngushta me aleancën, tha gjithashtu se breshëria e raketave kundër rrjetit elektrik të vendit të tij ishte një “shuplakë në fytyrën e G20”.
“Ky akt i gjenocidit të ukrainasve në përgjigje të planit tim të paqes është një shuplakë cinike në fytyrën e G20 dhe botës.
a.m/dita

Vetem Rusia po sulmon.Duhet nje Donald Trump qe ta beje te mendoje dy here para se te hedhi nje hap
Ushtrija Ukrainase ka plote arme Ruse dhe tani Zelenski done qe ta fuse Rusine ne konflikt me Naton dhe e perdore kete menyre qe ti vjen ndihma ushtarake nga Natoja ,Bota nuk duhet ti beson Zelenskit.
Rusia si shtet Fashist do të ndryshojë kufijtë, se kështu i intereson asaj. Trocki, në kohën e Leninit në 1918-1919 ka deklaruar: “Rusia nuk mund të jetojë pa pasuritë bujqësore dhe metalet e Ukrainës. Rusia pa Ukrainën vdes”! Rusia, që të mos vdiste për vete e pushtoi UKrainën më 1924. Lenini i dha pavarësinë më 1917, kurse Stalini ja mori mbrapsht pavarësinë sa vdiq Lenini. Pra Stalini e filloi aktivitetin e tij si Hitleri- duke pushtuar fqinjin e tij, që Lenini i dha pavarësinë. Ky veprim fashist i Stalinit i tregoi botës se edhe idetë internacionaliste të trevolucionit të tetorit kishin vdekur bashkë me krijusin e tij LENININ! Stalini i shkaktoi zinë e Urisë Ukrainës më 1932-34 dhe mbas luftës së dytë botërore me rreth 10 milion viktima. Stalini gjithashtu bëri genocid në Ukrainë, duke dëbuar nga ajo ,mbi një milion njerës (400 000 nga Krimeja). Stalini është fjatori për pushtimin e shpejtë të Putinit në Krime, se ai i kaloi në pakicë. Kjo është arësyeja, që ka rrymë pro gjermane. SEPSE GJERMANIA NË LUFTËN E DYTË I KA SHKAKTUAR UKRAINËS 10 000 000 VIKTIMA, KURS STALINI I KA SHKAKTUAR 11 000 000. Po të shkojmë më tej do të gjejmë këto të dhëna: Kontributi i Ukrainës në luftën e dytë botërore krahasuar me viktima është më i madh se ai i rusisë. Ukraina pati me rreth 40 milion banorë 10 000 000 viktima, kurse Rusia me mbi 140 000 000 banorë pati 20 milion. Pra Ukraina pati viktima 1/4 e popullsisë, kurse rusia 1/ 7 e popullsisë. Rusia sulmoi Ukrainën duke shkelur të gjitha traktatet ndërkombktare. Ukraina në shenjë dëshireje për paqe i dorëzoi Rusisë armët atomike (traktati i Budapestit). Rusia e shkeli traktatin për paqe. Tani erdhi rradha të paguaj edhe dëmet që i ka shkaktuar Ukrainës. Për shqiptarët ka rëndësi humbja dhe dënimi i rusisë, se i bie mbështetja Serbisë!