Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmet në sistemet kompjuterike/ A duhet të ketë Shqipëria ushtrinë e saj kibernetike?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sulmet në sistemet kompjuterike/ A duhet të ketë Shqipëria ushtrinë e saj kibernetike?
AktualitetTeknologji

Sulmet në sistemet kompjuterike/ A duhet të ketë Shqipëria ushtrinë e saj kibernetike?

Published: September 13, 2022
Shpërndaje

Askush nuk e vë në diskutim që sulmet kibernetike janë kërcënim i sovranitetit të shtetit.

Kur Shqipëria u sulmua në sistemin TIMS apo tek portali E-albania nuk u dhunua vetëm privatësia por dhe siguria individuale edhe shtetërore.

Megjithëse qeveria pretendon se nuk pësuam dëme dhe site-t janë rikthyer në funksion, kërcënimi mbetet. Qytetarët thjesht pyesin se kur dhe ku do të sulmohemi herën tjetër.

- Publicitet -

Radha dhe natyra e sulmit e kanë një logjikë te vetën. Ato kanë prekur aty ku dhimbja është me e ndjeshme, më e dëmshme në të përditshmen dhe mjaft demonstrative.

Sa pa u paguar asnjë faturë financiare në këmbim të ndërprerjes së sulmeve mund të mendosh se ato kanë një prapavijë politike dhe nuk është çështje përfitimesh përmes zhvatjesh nga kërcënimet. Si të tilla, ato përfaqësojnë një shkallë rreziku edhe më të madh dhe nuk krijojnë asnjë dyshim se ky kërcënimi do të jetë i vazhdueshëm mbi kryet e shqiptarëve dhe shtetit të tyre.

Rastet treguan se sa të brishtë jemi për t’u mbrojtur dhe sa larg jemi të pasurit një sistem mbrojtës efikas që nuk pretendon të parandalojë 100 për qind çdo sulm po mund të jetë efikas për të mbajtur dëmet e vogla dhe shkallë rikuperimi të shpejtë.

Një gjë është të mbrohesh dhe një gjë tjetër të rivendosësh rendin kibernetik. Të dyja janë anë të mbrojtjes që nuk kërkojnë vetëm para. Kostot e mbrojtjes kibernetike ashtu dhe sulmet janë shumë më të ulta se mbrojtja klasike me armë, ushtri dhe polici.

Por sa më shumë përparon teknologjia aq më dominuese e më të shpeshta e më pak kosto bëhen sulmet kibernetike të cilat nuk kërkojnë domosdoshmërisht shtete nga pas si luftrat në terren por mjafton dhe vetëm një grup, mjafton dhe vetëm një individ inteligjent dhe mjaft i rafinuar në njohuri.

Që Shqipëria të mund të mbrohet dhe reagojë denjësisht ka nevojë së pari të krijojë forcën e saj të sigurisë kibernetike që nga ushtari deri tek elitat drejtuese. Formacione apo organizime të ngjashme si ushtria dhe policia të cilat kanë jo vetëm numrat (njerëzit) dhe mjetet por dhe një shkallë reagimi ndaj agresioni, të mirëpërcaktuar.

Koha po tregon se jemi shumë larg kësaj mënyre të menduari dhe të vepruari. Mbrojtja kibernetike është e fragmentarizuar, burimet njerëzore të shpërndara dhe të panjohura se ku janë, me cilësi të dobët si dhe fare amatore ose aspak sisteme për të mbajtur gjallë funksionet pas sulmeve.

Shqipëria po nxiton edhe nga një urdhër kategorik i kryeministrit për të hequr dorë nga sportelet me radhë të gjatë drej digjitalizimit të shërbimeve publike. Burokratët dhe teknokratët shqiptarë nxituan nën presion ta vënë në zbatim këtë urdhër por askush nuk mendoi se a kemi një sistem backup-i në rast të sulmeve apo problemeve kibernetike.

Përveçse është e dosmodoshme një strategji kombëtare për mbrojtjen kibernetike, siguria kibernetike ashtu si rendi dhe mbrojtja (policia dhe ushtria) kanë nevojë për doktrinë dhe lidershipin e tyre. Veçanërisht liderat duhet të jenë në ragun e ngjashëm me shefat e shtabit, gjeneralët apo drejtorët e Përgjithshëm të Policisë.

Ata duhen të njihen dhe pëlqehen nga publiku për ta garantuar besimin se siguria e tyre është e garantuar.

Paratë janë një element por njerëzit janë kryesorët. Sot niveli ynë unversitar lë mjaft për të dëshiruar për cilësinë e produktit që nxjerr, ndërkohë tregu i brendshëm nuk ka ofertë të mirë financiare për ta.

Shefat apo drejtorët e IT në institucionet shtetërore apo ente publike që do të jenë komandantët në llogoren e parë të fushë betejës sot paguhen në mënyrë qesharake. Talentet ose janë të punësuar tek biznesi, por dhe këta të fundit ankohen për mungesën e tyre ose punojnë të kontraktuar online nga kontraktorë privatë duke garantuar paga aq të mira sa janë refuzues kategorikë të çfarëdolloj pune në Shqipëri.

Për sa kohë Shqipëria ka nevojë edhe gjithnjë do të ketë nevojë për armatën kibernetike ka nevojë dhe për korpusin e saj drejtues.

Qeveria jo vetëm duhet të garantojë me financime lindjen e më shumë specialistëve të IT por të stimulojë talentet dhe të paktën sa herë ndodhemi nën sulm,të ketë mundësi që ata në mënyrë të vullnetshme të mblidhen “nën armë.”

Këto struktura të ngritura brenda një sistemi hierarkik të përcaktuar do të munden që në të ardhmen të na mbrojnë jo vetëm nga sulmet shtetërore por të ofrojnë zgjidhje edhe për çështje shoqërore si mbrojtja e fëmijëve nga prostitucioni, trafiku, dhuna e shtruar përmes sistemeve online etj./ GazetaSI

a.m/dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Remo says:
    September 13, 2022 at 8:33 pm

    Ne fakt , ne kemi ushtri kusaresh , vrasesish , politikqenesh , dembelesh , spurdhjakesh per te ikur nga syte-kembet , kemi ushtri kumarxhinjsh , pijanecesh e keshtu me radhe. Por , ushtrine me te forte me te cilen edhe krenohemi , e qe rrjedhimisht na ka bere nje superfuqi , eshte analfabetizmi. Pikerisht tek kjo ushtri , kemi investuar aq shume ne keto tre dekada e per kete armiqte e jashtem , na kane hale ne sy!

    Reply
  • Armatë rilindjotësh, apo...? says:
    September 13, 2022 at 8:59 pm

    Armatën kibernetike ku ma gjen, por po të kishim qoftë dhe një grusht ekspertësh klasi, të cilët do të zotëronin aftësi profesionale bashkëkohore në fushën e IT, sulmi kibernetik në sistemin TIMS, në mos do ishte parandaluar komplet, ai s’do arrinte kurrësesi të paralizonte gjithë sistemin.

    Kur sistemi i mbrojtjes nga sulmet kibernetike rrëzohet, ata që e kanë në dorë kontrollin e tij, në një kohë relativisht të shkurtër, mund të rrëmbejnë gjithë datat e memorizuara në sistem.

    Duke i ditur pasojat që rezultojnë pas shkatërrimit të mbrojtjes, cdio ekspert e merr mirë me mend se sa absurde dhe sa e papërgjegjshme është të deklarosh pas dy-tre ditësh paralizim se “nga sulmi nuk pati dëme”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 17 qershor 2026
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu i thirrjes për marshim drejt Rinasit: Na kritikuan me të drejtë, por na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur

Komentet e Fundit

  1. bajg shurreliane on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  2. Kiri on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, sheshi i protestës sërish plot në ditën e 17-të, ironizohet edhe Marta Kos
  3. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  4. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  5. K R on Me “bukë me vete”? PO!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?