Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Dalina Ibrahimaj në një dalje për mediat, u pyet për sulmet e këtyre ditëve nga grupi iranian ‘Homeland Justice’ që sulmoi Prokurorinë e Përgjithshme dhe Gjykatën e Lartë apo, duke lënë pa sistem dhe prokuroritë e juridiksionit.
Ajo tha se këto dëme nuk kanë qenë të pariparueshme.
“E vërteta është se atakët kibernetike që përmendët nuk kanë lënë dëme të pariparueshme. Strukturat tona të kibernetikës janë të ngritura dhe në fuqi. Për ne me rëndësi është që të mos kenë dëme të pariparueshme. Në botën e teknologjisë janë incidente që ndodhin. Ne monitorojmë në kohë reale të gjitha sulmet kibernetike. Do të vijojmë investimet në këtë fushë, pasi e ardhmja është digjitale. Dhe sulmet padyshim që do të jenë digjitale”, tha ajo.
Duke u ndalur te skandali i AKSHI-t dhe te dyshimet nëse kanë rrjedhur të dhëna nga ky institucion, Ibrahimaj tha se ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga prokuroria për këtë çështje.
“Fakti që të dhënat janë përdorur për interes privat, është opinion. Nuk jam në dijeni të një rezultati të tillë hetimor që SPAK është duke kryer. Nuk mund të themi se ka pasur një përdorim për qëllime personale. Kur prokuroria dhe gjykata të dalë me një qëndrim, do ta themi me zë të plotë. Siguria kibernetike është nën monitorim. Sulmet janë të zhvilluara me instrumente të reja. Ne nuk mund të ndalojmë sulmet kibernetike. Sa i përket të dhënave dhe përdorimit të tyre, ne vitin e kaluar kemi hartuar ligjin GHBR”, tha ajo.
j.l./ dita

Po ju Qeverriu sikur jeni kampione Boterore te Teknologjive Inovative?Ju Qeverriu sikur keni edhe ministreshe Teknolloge Inovative qe pjell kopila AKSHI? Ju dhjefsha Djellen!
Juve ju sulmojne Hakeratr Iranjane,aq sa e sulmonin Enver Hoxhen Imperializmi Amewrikan dhe Revizionizmi Hrushovjan.
Se nuk vidhet Hajduti moooj Ibrahimeee!
Që nuk ka dëme të pa riparueshme këtë e di dhe lopa. Ashtu sikurse e di që dëmi është dëm dhe ka pasoja.
Po u vodh database vlera e pasojës është e pa imgjinueshme si për menaxhuesin, po ashtu dhe për klientin.
Minimumi i përgjegjshmërisë për mungesën e aftësisë menaxhuese, ku mbrojtja e të dhënave sensible ka rol kyç, është dorëheqja e personelit drejtues, pa përjashtuar atë në grup.
I mbingarkuari me detyre ose atasheu mbikqyrës shtetëror për mbrojtjen e të dhënave nga sulmet kibernetike duhet të jetë 24 orë në gjendje alarmi deri sa të identifikojë “brimën e miut” nga rodhën informacionet. Në të kundërt edhe ky të pushohet urgjentisht për paaftësi dhe jo vetëm.
Me demtime te pariparueshme ne tru, keni ate te parin tuaj, Naltgjatesine, moj Diella e Ibrahimeve . Po eshte e cuditcme, sa me rende behet ai, sa me keq e fundos ate vend, thjeshte dhe vetem per kapriciot dhe megallomanie e tij,
aq me shume shtohen Cyryket e dobishem qe i thurin lavde “fanarit ndricues “, “shkembit te granitit” qe ka marre rrokullimen me kohe drejte gremines..