Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmi kibernetik/ Irani hakmerret ndaj Shqipërisë, eksperti i sigurisë: Priten skenare të frikshme!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sulmi kibernetik/ Irani hakmerret ndaj Shqipërisë, eksperti i sigurisë: Priten skenare të frikshme!
AktualitetKronike

Sulmi kibernetik/ Irani hakmerret ndaj Shqipërisë, eksperti i sigurisë: Priten skenare të frikshme!

Published: September 10, 2022
Shpërndaje

Pas sulmeve të vazhdueshme me të cilat vendi u përball përgjatë korrikut të vitit të shkuar, Irani nuk po ndalon.

Pas shkëputjes së marrëdhënieve diplomatike duket se Irani ka ndërmarrë një tjetër ofensivë kundrejt Shqipërisë. Mbrëmjen e djeshme hakerat iranianë kanë sulmuar sistemin TIMS të Shqipërisë që përbën dhe pikën kyçe të kontrollit kufitar. Pavarësisht se punonjësit kanë punuar manualisht tashmë prej më shumë se 12 orësh, raportohet se nuk ka pasur radhë me makina në pikën kufitare, kjo pasi është shtuar edhe më shumë staf policor.

Sipas informacioneve mësohet se sulmi ka ndodhur rreth 22:10 kur papritur TIMS ndaloi së punuari. Fillimisht nuk u kuptua se çfarë ndodhi, ndërkohë që një tjetër goditje erdhi në orën 23:13 duke pamundësuar aksesin në këtë sistem nga shërbimet policore në doganat e vendit.

- Publicitet -

Por a është kjo një hakmarrje?

Gjithçka doli në dritë pasi u zbulua në mënyrë të pakontestueshme se sulmet kibernetike të ndodhura në korrikun e shkuar, janë si pasojë e ndërhyrjes së hakerave iranianë. Menjëherë pasi u zbulua kjo, Shqipëria i dha një ultimatum 24 orarësh diplomatëve iranianë për largimin e tyre dhe shteti shqiptar ngriu marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Shqipëria është shndërruar në një prej objektivave të Iranit, që në momentin që Shqipëria pranoi grupin e muxhakedinëve të MEK 10 vite më parë. Ky grupim është i vendosur në Manzë dhe konsiderohet si një ndër kundërshtarët më të fortë të regjimit në Iran.

Në një deklaratë për City News Albania, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço shprehet se iranianët si shoqëri janë shumë hakmarrës, po ashtu edhe sedra e lidhur me aspektet fetare është shumë e fortë. Pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike ne mund të presim gjithçka nga ata.

“Mbas ndërprerjes së marrëdhënieve tona diploatike, ne duhet të presim çdo gjë nga ata. Ata në profilizimin e përgjithshëm global që ne kemi bërë dikur nëpër universitete, janë shumë hakmarrës, sepse kanë këto tendencate krenarisë kombëtare, të poshtërimit kur iu ndodh diçka. Sedra e tyre e lidhur edhe me aspektet fetare është shumë e fortë. Ajo që ka ndodhur sot me TIMS-in është në vijim të asaj, sepse ata kanë një vit që kanë hyrë. Unë e paralajmërova këtë edhe para një muaji, por askush nuk ma vuri veshin sepse ishin në plazh.

Ata kishin hyrë në sisteme dhe kishin marrë lejet e qëndrimit të njerëzve, këtyre të huajve që vinë. E kishin marrë të gjitha këta muxhahedinët. Ata e mbyllnin dhe e hapnin këtë sistem dhe hynin e dilnin dhe unë kuptova që ata kanë hyrë në sistemet tona policore. Edhe kjo e sotmja, ata e kishin këtë sistem, thjesht po përshkallëzojnë, godasin aty ku kanë hyrë përpara dhe i kanë kodet e aksesit.”-shprehet Karamuço.

I pyetur nga gazetarja e CNA, Xheni Lekaj, nëse kjo ngjarje ka lidhje me strehimin e një grupimi muxhakedin në 2010-tën, Karamuço u përgjigj që kjo ka qënë pika e kthesës, ku Irani ka përshkallëzuar marrëdhëniet me Shqipërinë, pavarësisht se edhe para kësaj nuk kemi pasur ndonjë marrëdhënie miqësore.

“Patjetër, thyerja më e madhe ajo ishte. Nuk kanë qënë shumë miqësore me ne edhe më parë. Por me strehimin e tyre, që në kohën e Berishes që erdhën 200 veta, ata i pranë gjërat me ne, dhe nisën të marrin veprime agresore, atentate e gjëra të tilla për t’i dëmtuar, por janë parandaluar.”

Profesori vijon më tej duke u shprehur se “Parashikimi im është se nuk kemi parë asgjë akoma, pavarësisht se nuk duam të përhapim panik”.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?