Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmi kibernetik, Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, Rama: Për 24 orë të largohen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Sulmi kibernetik, Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, Rama: Për 24 orë të largohen
KryesorePolitike

Sulmi kibernetik, Shqipëria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, Rama: Për 24 orë të largohen

Published: September 7, 2022
Shpërndaje

Qeveria ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Vendimi është marrë pas sulmit kibernetik të pak javëve më parë ku qindra shërbime online u pezulluan.

- Publicitet -

Ky lajm u konfirmua nga kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit tha se sulmi kinbernetik që paralizoi sistemet online ishte sulm shtetëror nga Republika Islamike e Iranit.

Për këtë sulm janë informuar aleatët strategjikë dhe partnerët e NATO-s, ndërsa qeveria shqiptare i ka lënë 24 orë afat ambasadës islamike për t’u larguar nga vendi.

Fjala e plotë e Kryeministrit:

“Të dashur bashkëqytetarë!

Në 15 korrikun e shkuar vendi ynë u bë objekt i një sulmi të rëndë kibernetik, i cili kishte si objektiv shkatërrimin e infrastrukturës digjitale të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, paralizimin e shërbimeve publike, si edhe grabitjen e të dhënave dhe të komunikimeve elektronike nga sistemet qeveritare. Sulmi nuk ia arriti qëllimit. Krahasimisht me objektivat e agresorit, dëmet mund të konsiderohen të vogla. Sistemet u rivunë të gjitha në punë dhe asgjë nuk u zhduk pa kthim.

Për javë të tëra u punua paralelisht, ditë-natë, qoftë për rivënien e të gjitha sistemeve në punë, qoftë për hetimin e thellë për gjetjen e agresorit. Në bashkëpunim me agjenci të specializuara partnere të anti-terrorit digjital, të cilat sollën në Tiranë skuadrat e tyre, u arrit të zbulohej fillimisht, pa asnjë hije dyshimi, se sulmi i 15 korrikut mbi Shqipërinë nuk ishte një operacion individësh apo grupesh të pavarura në botën e krimit të organizuar kibernetik, por një agresion shtetëror. Hetimi i thelluar na vuri në dispozicion prova të pakundërshtueshme, se agresioni kibernetik ndaj vendit tonë është orkestruar dhe sponsorizuar nga Republika Islamike e Iranit, e cila ka angazhuar katër grupe për sulmin ndaj Shqipërisë. Ndër to edhe një ndër grupet më famëkeqe të terrorizmit kibernetik ndërkombëtar, autor apo bashkëautor i sulmeve të mëparshme kibernetike mbi Izraelin, Arabinë Saudite, Jordaninë, Emiratet e Bashkuara, Kuvajtin dhe Qipron.

Ne kemi informuar aleatët tanë strategjikë, vendet partnere të NATO-s dhe disa vende të tjera mike, me të cilat kemi ndarë edhe rezultatet e pakundërshtueshme të hetimit që provon burimin e agresionit ndaj vendit tonë.

Nisur nga sa më lart Këshilli i Ministrave, ka vendosur me efekt të menjëhershëm ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën Islamike të Iranit. Ky vendim i është berë i ditur me note zyrtare Ambasadës se Republikës Islamike të Iranit, të cilës i është kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës se Shqipërisë i të gjithë personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ, pershfirë edhe personelin e sigurisë”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Dardani says:
    September 7, 2022 at 11:34 am

    Shume mire ke bere, perse duhen mardhenie me nje shtet si Irani. Me vjen keq per Sali Ram Berishacic se I ka miq . Por nje gje duhet te besh o kryeminister qe ne nuk mu Demi Si vend te mbajne ate grup iranian qe ndodhet ne Shqiperi duhet ta kuptoj edhe USA

    Reply
  • !!? says:
    September 7, 2022 at 12:15 pm

    Mos vallë edhe listën e pagave para zgjedhjeve të 25 prillit të vitit të kaluar këta agresorët nga Irani e vodhën nga serverat e selisë së PS dhe e publikuan?

    Po në këtë sulmin e fundit kibernetik të agresorit iranian a është tentuar të rrëmbejnë ndonjë listë tjetër pagash në serverat e Damjan Gjiknurit me të cilat ai pregatit fushatën e zgjedhjeve të vitit të ardhëm për ta kthyer në një “obobo vërtet tërmet” si në tërmetin zgjedhor të Dibrës, në të gjithë Shqipërinë.

    Reply
  • XXXL says:
    September 7, 2022 at 2:28 pm

    Nderprerja diplomatike duhej te vazhdoj edhe me Rusine ku agjentet e saj sulmuam me spraj qe perdorin kurvat ne semafor te mbushur me spec djeges dy “rojet” pa arme ushtare te ushtrise se NATO-s ne Gramsh, me Cekine qe u kapen kater “spiunet” e saj ne Polican, ne germadhta-hale qe quhen reparte sekrete te NATO-s.

    Reply
  • Patrioti says:
    September 7, 2022 at 3:03 pm

    Ky ka nderprere mardheniet me Shqiptaret dhe po i perze nga shtepite e tyre nuk do nderpresi mardheniet me Iranian.

    Reply
  • Prec Doda says:
    September 7, 2022 at 6:10 pm

    Irani dhe Rusia jane perfshire ne strategjine e trazirave te Shtatorit, qe po tmerrojne popullaten Sali Berisha dhe Ilir Meta..
    Ky bashkpunim eshte bere ne viziten e Ilir Metes ne Arabi, ku vajti edhe Sali Berisha.
    Edi i ka marre vesh keto, nuk ja hedhin dot.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?