Një sulm kibernetik që mbylli përkohësisht shumë shërbime dixhitale të qeverisë shqiptare dhe faqe interneti në mes të muajit korrik, ka të ngjarë të jetë vepër e hakerëve pro-iranianë që synonin të prishnin konferencën e një grupi opozitar iranian në Shqipëri, bëri të ditur të enjten ‘Mandiant’, një prej kompanive kryesore amerikane që trajtojnë çështje të sigurisë kibernetike.
Në një raport të saj kompania shpreh një ‘besim të matur’ se sulmuesit kishin vepruar në mbështetje të përpjekjeve të Teheranit kundër disidentëve, bazuar në disa faktorë: koha, përmbajtja e publikuar në një kanal të medias sociale që përdoret për të marrë përgjegjësinë mbi sulme të kësaj natyre dhe ngjashmëritë me kodin e programit me virus, i cili është përdorur prej kohësh për të goditur folës në gjuhën farsi dhe arabisht.
Konferenca e 23 dhe 24 korrikut nga grupi opozitar iranian Muxhahedeen-e-Khalq u anulua pas paralajmërimeve nga autoritetet lokale për një kërcënim të mundshëm terrorist. Rreth 3,000 disidentë iranianë të këtij grupi, që njihen kryesisht si MEK-ët, jetojnë në kampin Ashraf 3 në Manzë, 30 kilometra larg kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës.
Takimi botëror i Iranit të Lirë do të mbahej në kamp dhe mes të ftuarve kishte edhe ligjvënës amerikanë.
Një grup që e quan veten “Homeland Justice” mori përgjegjësinë lidhur me sulmin kibernetik, duke përdorur viruse që synojnë zhvatjen për qëllime përfitime financiar, por që po përdoret gjithnjë e më shumë për qëllime politike, veçanërisht nga Irani.
Pretendimi nga “HomeLand Justice” u bë në një kanal të aplikacionit Telegram, në të cilin u postuan dokumente që supozohej se ishin leje qëndrimi në Shqipëri të anëtarëve të MEK-ut, së bashku me pamje filmike që tregonin tek aktivizohej programi me virus. Kanali pretendonte për korrupsion në qeverinë shqiptare dhe përdorte hashtagë përfshirë #Manzë.
“Kjo ngjarje përbën një kërcënim aktiv për organizatat publike dhe private në vendet e tjera anëtare të NATO-s”, tha kompania amerikane. “Ndërsa negociatat rreth marrëveshjes bërthamore të Iranit kanë ngecur, ajo tregon se Irani mund të jetë më pak i përmbajtur në kryerjen e sulmeve kibernetik në vazhdim”.
Pak ditë më parë qeveria shqiptare tha se metoda e hakerëve ishte identike me sulmet e vitit të kaluar në shtete të tjera të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, Lituaninë, Holandën dhe Belgjikën.
Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment të bërë të enjten. / VOA
j.l./ dita
Pse duhet te kemi marredhenie diplomatike me nje shtet diktatorial, obskurantist dhe agresiv si Irani???
O Mira, po cfare Irani moj,,I merr vesh keta ti?
Kane vjedhur pronat,,tokat ne bregdet kane mbivendosje, jane bere mullar,cip mbi cip,Pushteti tokat e pronareve ja ka dhene INVESTITOREVE STRATEGJIKE,.Rregjistrat e Kadastres i kane grisur,,por nuk i kishin xhdukur dot nga rregjistri elekronik,.Qe te grisin edhe rregjistrin elektronik ,cpiken SULMIN KIBERNETIK.
Pevec kesaj jane qindra tendera,koncessione,PPP me shkelje te renda Procedure,qe duhen zhdukur,.
Ishin 200 mije veta qe therrisnin para kryeministrise,:O hajdut!O Hajdut. Hajduti do zhduki gjurmet e vjedhjeve,ME SEBEPIN E SULMIT KIBERNETIK.
Po kujt i vete nder mend te sulmoje nje shtet morracak,nje shtet brekegrisur,hajdut,xhepist qe vjedh shtetasit e vet.Po pate ndonje kacidhe ne banke,,shko shpejt terhiqe,me mire futi poshte dyshekut,se Ti vodhen me kete sulmin kibernetik!
Është sulm kibernetik i stisur enkas nga gestapua e patronazhistëve të Edi Ramës dhe kompanis e gjenaralit plak amerikan.
A nuk u shpik hakerimi për listën e rrogave që ishte nxjer haptazi, në mes të ditës, prej patronazhistëve nga institucionet shtetërore për të vën në punë makinën e tërmeteve zgjedhore të kusarit inxhinjer të votave Damjan Gjiknurja para 25 prillit dhe gjoja filluan hetimet fars për të zbuluar armikun e rrezikshëm kibernetik dhe
pollën nga hetimi një mi dixhital se armiku ishte vet Edi Rama me patronazhistët e tij që kishte “vjedhur” nga serverat listën e pagave të të gjithë punonjësve të Shqipërisë dhe media zbuloj vetëm një pjesë, listën për Tiranën kur gestapua zgjedhore e Edi Ramës kishte në dispozicion kriminal të gjithë listën e pagave me të cilën u përcaktua qartë
ku duhet të shkonin makinat e zeza pa targa me parat për blerjen e votueseve në tregun e kafshëve zgjedhore si makina që qe sebepi e përplasjes së armatosur midis bandës së çunave problematik të Edi Ramës të heroit patronazhist zgjedhor Xhuvanit, ndjes pastë që
vrapoj të shpëtonte nga thonjtë e bandës së paramilitarëve të Lulzim Bashës makinë e zezë nga jashtë por me luvgatin skrrop të zi të listave të bagëtive zgjedhore dhe parave brënda të Edi Ramës që do ti jepnin atij të sigurt mandatën e tretë po skrrop të zezë të kusarisë qeverisëse.
Njerës, mos i besoni, nuk ka hakërim, as sulm kibernetik nga Irani, është një kombinacion i gestapos patronazhiste të Edi Ramën dhe gjeneralit plak që firmosi miljonat për kompaninë për mbrojtjen kibernetike të një “shteti “të shkallmuar ku Edi Rama që në shoun e tij të përditshëm mediatik luan rolin e kryeministrit të munguar të shtetit që nuk ekziston shqipëtar, mbasi vjeth me babëzi, tashma me metodën e bër modë në të gjithë botën, vjedhjen me ngritjen e çmimeve me spekullimin kriminal me luftën në Ukrainë ku
një grusht oligarkësh biznesmenë të naftës, grurit, gazit , grurit ……, oligarkët e bankave, presidentët e kryeministrat kusarë kudo në botë, Rusi, SHBA, Europë, Kinë………. ngren çmimet që të shumfishojn miljardat e fitimeve të tyre duke xhvatur e bër më të varfër e më të varfër me miljarda fukarenjë në të gjithë globin,
sikurse po ndoth edhe tek në Shqipëri dhe
Edi Ramës i duhen perde tymse, si kombinacioni patronazhist i sulmit të vetëstimuluar kibernetik, për të mbuluar kusarinë e përbindëshme me çmimet.
Njerëz , mjafton t’ju kujtoj deklaratën groteske të Edi Ramës që, si të ishte ai kryekomandant në vënd komandën e betejës kibernetike, mbasi vrojton me dylbi fushën e betejës, raporton, nën breshërin dhe zallamahinë e predhave dhe bombave kibernetike që shpërthejn rrotull tij
“Armiku po tërhiqet mbas kundërsulmit ton të fuqishëm …….”
Nuk ka patur fare sulm kibernetik, është një shou mediatik gebelsian i Edi Ramës dhe kompanis amerikane që mer miljonat për sigurin kibernetike, është puntata e shout të Edi Ramës, këtë radhë me tematikë dhe skenar në fushën e luftës imagjinare kibernetike.
Po 70 milionë euro për mbrojtjen kibernetike ? Po pse më këta hakerat iranian më të zot se amerikanët tanë qenkan ?