Ministria e Brendshme ka dhënë informacione mbi sulmin kibernetik mbrëmjen e të premtes në sistemin TIMS në Shqipëri.
Në reagimin zyrtar bëhet me dije se nga sulmi kibernetik janë prekur sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit, njësoj si në sulmin e muajit korrik mbi e-Albania.
“Nga të dhënat paraprake rezulton që sulmi të jetë kryer nga e njëjta dorë”, thuhet në njoftimin për mediat.
“Për efekt sigurie sistemet tona, përfshi atë TIMS, kanë qëndruar përkohësisht të mbyllura derisa rreziku të shmangej plotësisht”, tha ministria e Brendshme teksa njofton se shumë shpejt sistemi TIMS do të rikthehet në punë.
Reagimi i Ministrisë së Brendshme:
Mbrëmjen e kaluar sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit janë gjendur nën një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që pësoi e-Albania në muajin korrik.
Nga të dhënat paraprake rezulton që sulmi të jetë kryer nga e njëjta dorë.
Ekspertët tanë bashkë me ata të vendeve tona partnere kanë punuar intensivisht prej momentit të parë kur është detektuar sulmi, për të garantuar së pari pacënueshmërinë e të dhënave dhe më pas neutralizimin e këtij akti kriminal.
Për efekt sigurie sistemet tona, përfshi atë TIMS, kanë qëndruar përkohësisht të mbyllura derisa rreziku të shmangej plotësisht.
Shumë shpejt sistemi TIMS do të rikthehet në punë.
Maksimalisht të vendosur, bashkë me aleatët tanë, vazhdojmë punën për të bërë gjithçka duhet që sistemet tona digjitale të jenë të sigurta dhe shërbimi ndaj qytetarëve të mos ndërpritet në asnjë rast.
a.m/dita

Te zyra mosadit i keni
Mos valle ajo dore qe rregjistroi miliona Euro te vjedhur tek Inceneratoret neper emra te te vdekurve vite me pare?
AKOMA ASGJE SKENI PARE
ME KETE PALO QEVERI
LEVIZNI O TRUTHARE
KERKONI LIGJ E DREJTESI
TE GJITHE NJESOJ PARA LIGJIT
HAJDUTET TI ZBOJME NGA FRONI
BOLL ME ME FRIKE E SKAMJE
PS NUK DI SI MBAHET TIMONI
VETEM NJE PALLAVRAXHI
BEN LIGJIN SI TE QE MBRET
NDJEHEM KAQ I TRISHTUAR
QE HESHT E SBEN ZE KY MILET
Nga e njeta dore e nga e njeta menyre ,.. po ne ishim to ba pazare per mbrotjen prandaj na gjeten te papregaditur, edhe pse e dime se jemi ne shenjester te ketyre vendeve prej se pranuam te bashkpunojme me ameriken per refugjatet! … gjumi nuk na kishte dalur, as per pallatet 9 katesh as per sulmet ne EAlbania as per vizitoret e Gramshit, edhe pse administraten e qeverise tone e kemi rritur me 25% , per nje rezultat barras me zero! Nuk keni pare gje hala eshte vetem fillimi, mos u merziteni se per enet e breket keni baluken time!
Une shqetesohem vetem per te dhanat e mia off shore e kper pergjimet per mu qe ka filmuar keta , trembem per cka do publikojne neser per mu se per ju e meritoni edhe ma zi!
Edi Rama