Nga Asim Bedalli
Botuar në DITA
Për të katërtën herë opozita sulmoi në mënyrë të dhunshme Bashkinë e Tiranës, institucionin me të lartë të pushtetit lokal. Për të pushtuar Bashkinë ata nuk hezituan të përdorin dhunën fizike kundër policisë dhe barrierave mbrojtëse; lëndë piroteknike dhe bombat molotov, duke përflakur hyrjen e saj.
Këto veprime, në kuptimin e gjerë të fjalës, përbëjnë elementë të një grushti shteti. Një nga format e shfaqjes së grushtit të shtetit, është vënia e pushtetit qëndror apo atij lokal nën kërcënim, nëpërmjet protestave të dhunshme, për realizimin e kërkesave të tyre. As më shumë, as më pak se ajo që po bën opozita pa vulë e Berishës dhe Partia e Lirisë e Metës për të rrëzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, të zgjedhur në mënyrë të lirë e demokratike nga qytetarët.
Në zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit 2023, Erion Veliaj jo vetëm që fitoi, por fitoi me një rezultat të thellë ndaj kundërshtarit të tij. Ai mori 60 mijë vota më shumë se kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” që udhëhiqej nga Berisha. Kandidatin e shohim në krye të sulmit mbi Bashkinë e Tiranës. Po përpiqet të marrë me dhunë drejtimin e Bashkisë së Tiranës, të cilën nuk e mori dot nëpërmjet votës së qytetarëve të saj.
Në një farë kuptimi, gjatë të gjithë periudhës që Partia Demokratike ka qenë në opozitë, shteti dhe shoqëria jonë janë ndodhur në mënyrë të vazhdueshme nën trysninë e dhunës së tyre, nën kërcënim, që në vetvete përbëjnë elementë të një grushti shteti. Koncepti politik i grushtit të shtetit është përdorimi i dhunës për rrëzimin e një qeverie të zgjedhur me votën e lirë dhe zëvëndësimi i saj me një qeveri tjetër ilegjitime.
Partia Demokratike nuk i ka pranuar asnjëherë humbjet në zgjedhjet e përgjithshme, apo ato lokale, por i ka kontestuar ato që të nesërmen e shpalljes së rezultatit. Strategjia politike e Partisë Demokratike dhe e Berishës pas çdo humbjeje të zgjedhjeve parlamentare ka qenë jo konkurimi në rrugë demokratike, me alternativa, por marrjen e tij nëpërmjet dhunës. I kemi të freskëta protestat e saja përpara godinës së Qeverisë, Kuvendit Popullor, Ministrisë së Rendit dhe institucioneve të tjera të shtetit, pas humbjes së zgjedhjeve të fundit parlamentare, duke përdorur të gjitha mjetet e dhunës. Nga sulmet fizike kundër forcave të rendit, përdorimin e shkopinjve, shufrave të hekurit, lëndëve piroteknike, flakadanëve e bombave molotov për të pushtuar me forcë institucionet kryesore të shtetit.
I vetmi dallim nga grushti i shtetit i 14 shtatorit te vitit ’98 ishte mos përdorimi i armëve. Por edhe në atë kohë Partia Demokratike dhe kryetari i saj, Sali Berisha, përpara se të kalonin në sulmin me armë kundër institucioneve të shtetit, ndoqën të njejtën strategji që po ndjekin sot. E vunë shtetin dhe institucionet e tija përfaqësuese nën trysninë e vazhdueshme të protestave të dhunshme, për të arritur në 14 shtator 1998, kur kreu kryengritjen e armatosur për pushtimin e institucioneve të shtetit.
Grushti i shtetit që ato konsumuan në 14 shtator ’98 nuk u kurorëzua me sukses, jo për vullnetin politik të Partisë Demokratike e të ideatorit e organizatorit të saj, Sali Berisha, por sepse nuk e njohu faktori ndërkombëtar.
Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike ndaj marrjes së pushtetit. Dhe nuk mund të ndryshojë për sa kohë që ai udhëhiqet nga Sali Berisha dhe filozofia e tij e marrjes së pushtetit me dhunë. Po të ndiqni prononcimet e Berishës në shtyp e para militantëve të tij në asnjë rast ai nuk i bën thirrje forcës së tij politike për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme me alternativa, me një ofertë politike për shqiptarët.
Përkundrazi, thirrja e tij e vetme për militantët e forcës së tij politike është për “revolucion” e “mos bindje civile”, që do të thotë marrje të pushtetit jo në rrugë demokratike, nëpërmjet votës së lirë të popullit, por me dhunë, në mënyrë antikushtetuese. Pjesë e kësaj strategjije ishte edhe dhuna e perdorur nga deputetët e Rithemelimit të Berishës në Kuvendin Popullor, duke hedhur tymuese e flakadanë, shkatërruar e vënë zjarrin karrikeve e tryezave të punës, duke uzurpuar foltoren etj, etj. Ndërsa nga jashtë, militantët të tyre sulmonin për t’u futur me forcë në godinën e Kuvendit.
Ajo që të tërheq vëmendjen është qëndrimi i Pozitës, i Partisë Socialiste për zgjidhjen e situatës anormale në Kuvendin Popullor. Ata nuk iu drejtuan që në fillim Kushtetutës, rrugëve ligjore, akteve e rregullave mbi të ciliat funksionon Parlamenti, por kulisave, marveshjeve opurtuniste, mbrapa shpinës së tij. I njejti qëndrim si ai që mbajti Partia Socialiste në vitin 1998, kur gjithashtu ishte në pushtet, ndaj akteve të dhunes së Partisë Demokratike kundër instituticioneve të shtetit.
Fryma e lëshimeve e qëndrimet oportuniste të Partisë Socialiste, që ishte forca udhëheqëse e Mazhorancës së kohës, i hapën rrugën grushtit të shtetit të 14 shtatorit të vitit 1998.
Cili është rezultati pas marrëveshjes për normalizimin e jetës në Kuvendin Popullor? Vetëm naivët e besojnë se marrëveshja u bë me Gaz Bardhin. Ky i fundit ka kohë që bashkë me grupin e tij të deputetëve është bashkuar me grupin e Rithemelimit të Berishës. Ai zyrtarisht u zgjodh edhe nënkryetar i këtij grupimi. Bardhi ishte interlokutori i Berishës në këte marrëveshje. Këte e dinin mirë edhe Rama e bashkëpunëtorët e tij të afërt që dialoguan me Bardhin e Berishës, pavarësisht çfarë deklaruan publikisht.
Rezultati i vërtetë i saj është njohja edhe zyrtarisht i Berishës si kryetar i Rithemelimit. Defakto ai u faktorizua si një aktor politik në jetën e vendit. Kjo e trimëroi Berishën. Pas kësaj ai po e sfidon shtetin jo më nga dritarja e apartamentit të tij në katin e tetë, por duke pritur e dhënë intervista gazetarëve të huaj, si ajo para disa ditëve në televizionin italian Rai Tre. Kjo u dha guxim edhe militantëve të tij, që ishin kthyer në një grusht njerëzish, të cilët shkonin cdo natë poshtë apartamentit të tij për t’i dhënë zemër vetes dhe Berishës.
Me këte marrëveshje u krijua përshtypja se Partia Socialiste mbylli një vrimë në “gardhin” e pushtetit të saj. Në të vërtetë shtroi rrugën për një vrimë tjetër edhe më të madhe në gardhin e pushtetit të saj. Grupimi i Rithemelimit të Partisë Demokratike që drejtohet nga Sali Berisha, i cili mori zemër pas marrëveshjes, filloi protestat e dhunshme kundër Bashkisë së kryeqytetit tonë, qendrës më të madhe ekonomike, kulturore e shoqërore të vendit, ku jetojnë mbi një milion banorë të saj.
Është një strategji e rafinuar. Berisha është koshient që sot përballë nuk ka shtetin e vitit 1998, të sapo ngritur, pasi e rrëzoi po ai dhe forca e tij politike në vitin 1997. Edhe populli nuk është më po ai. Ka më shumë pjekuri demokratike. E njeh më mirë edhe Berishën. Ka kaluar disa përvoja të dhimbshme nën sundimin e tij dhe disa të tjera në periudhat që ai ka qenë në opozitë.
Prandaj Berisha e ka rinisur sulmin nga poshtë, kundër pushtetit lokal. Është duke bërë “nxehjen”, për të kaluar më pas në shkallë kombëtare, nëse Partia Socialiste e pushteti i saj vazhdojnë të lëshojnë e zgjidhin situatat e krijuara nga grupi i Rithemelimit të Sali Berishës në rrugë oportuniste, kulisave.
Ajo që po ndodh në Bashkinë e Tiranës i ka të gjitha tiparet e grushtit të shtetit. Kush e nënvleftëson është përgjegjës jo vetëm para Partisë Socialiste, por në radhë të parë para shtetit dhe popullit shqiptar.
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
A ka ligje dhe perse nuk zbatohen?
Kush mban pergjegjesi?
Deri kur do te lihen keta antidemokrate ne kete rruge?
Ju I lironi demtuesit dhe ju iken filli I corapes !
o Asim ,o miku im !
Per organet e agjit-propit te kohes se Socializmit (qe gabimisht e quajne komunizem) 1945-1990 …ky artikull i juaj eshte perfekt..kurse per ditet e sotme eshte nje leter higjenike si ato qe perdori SERBerisha per ekspertizat e FBI per 21 janarin…si NYT- es per Gerdecin apo Non Graten qe fshiu menderen me Kimen Bidenit…Te pyes o Asim behu trim…..dhe mu pergjigj pa frike…A ka poshtruar Saliu si Kreshnik Non Grate-dhenesit e Amerikes apo jane keto te fundit qe po e perdorin akoma si kellef shumeperdorimsh qe nga takimi i Bonnit ne 1979 ?.
.
Le te jap nje fakt ne dem te miqve euroatllantikas duke i bere fajtore 101 %…Pas grushtit te shtetit ne 1998 Berishes ju prene letrat per pranga nga drejtesia e asaj kohe dhe AMBASADORI amerikan-gjerman-dhe italian bene presion dhe shantazh per MOS ARRESTIMIN E USALI BERISHES….se do nderprisnin ndihmat qe ishin jetike ne ate kohe..pra ky fakt per nje adoleshent tregon se perendimoret me Ameriken ne krye mbrojten terroristin Berishe ne 1998…Pra o Asim behu trim dhe na thuaj pse Washingtoni & Brukseli mbrojne akoma kellefin e tyre shume perdorimsh…
z. gazetar, perpara se cilesoni kete grusht shteti, sqaroi njerzve cfare eshte nocioni shtet, cfare detyrash e detyrime ka shteti. Te lihen njerzit e lire, pa fre, besoj do ktheheshin mbrapsht ne epoken e gurit.
Po mire o gazetar qe kete po e quan grusht shteti ( megjithese eshte sulmuar K/Ministria dhe nuk eshte quajtur grusht shteti ) por ti si nje patronazhist i ndyre quan shtet e popull organet e PS dhe votuesit e PS_es Perse nuk ben nje artikull ku ta sulmosh Bashkine tende per vjedhjet galopante qe na ka bere ne popullit (te pakten ne popullit opozitar) Perse nuk ben nje shkrimkunder Erjonit e drejtoreve te tij por shqetesohesh se qenka sulmuar bashkija Turp te kesh o gazetar patronazhist.
Po qe se ky eshte shoku Asim Bedalli Sekretar i Pare i BRPSH ne vitet 68-72,kur une isha adoleshent ne kampin e Rinise ne Golem,kur ka ardhur ky me Rudi Monarin,i bie qe ky tani eshte 90 vjec.
Jete te gjate shoku Asim.Gjykimin e ke grenxe per moshen.Rrofte Peqini,Rrofte Shqipnia mesme.
Vazhdoni te kombinoni rrekene e shkrimeve qe llustrosin kleptokracine Rama,me fshirje te rubrikes komenteve.
Sic eshte nje shkrim i peshtire i nje Alexi,,(nuk e di ka qene nje komentuese MIalexi dikur,.Nga Butrinti,te RTSH,Ina Zhupa,te Leka bunko,te Olsi rama,te RAI 3 nje corbe derrash per te justifikuar kryehajdutin,,Oj mialexi! RAI 3 sa ka hapur nje vrime ne
labyrinthin e Minotaurit..Ne fillim Italia,pastaj Evropa do mesoje ku shkojne miliona e miljarda euro te kredive dhe ndihmave te BE,dhe taxat e qytetareve shqiptare.
Cfare Ben policia dhe ministri I brendshem qe nuk vepron ndaj kesaj bande vandalesh fashiste qe mendjen nuk e kane as per drejtesi dhe as per ligj por vetem per djegje dhe grusht shteti. Vandals fashiste duhet Dalia nje ore e me pare Duke arestuar dhe denuar organizatoret dhe jo ata qe hedhin Molotov. Dhunen duhet policia ti pergjigjet me dhune. Nese Balla shtyhet nga konkurenca me Erion Veline kush do pasoje Ramen pas vitit 2030 dhe lejon vandalet e ka shume gabim dhe duhet te mbaje pergjegjesi
po presin sa te niset drejt bashkise kryebanditi i grushtit te shtetit 1998 Sali Lush turikali me diagac drejt bashkise. Merrini mor zvarre naziskinet e neonazistit gabel Belo krricit. Cfare prisni te hyje gabeli ne bashki me dhune dhe te vendose flamurin nazist. Kjo fytyre e urryer ne Tirane qe humbi me mbi 80 mije vota perballe Erjon Veliajt e di mire se me thelle do humbe ne 2025 ne zgjedhjet e pergjitheshme. Populli shqiptar do jua nxjerre per hunde barbarizmin qe po tregojne naziskinet e Muli kryegangsterit te molotovit ne deren e kryeministrise, ne zgjedhjet qe do vijne per nje vit. Ata jane te tmerruar nga humbja apokaliptike e 14 majit 2023 dhe e dijne mire qe cfare i pret ne 2025. Prandaj perbindeshi i vicidolit imam haxhi dede sali dumbaba me 40 hajdute ulerin per mosbindje civile, per qeveri teknike se me zgjedhje demokratike ato nuk fitojne kurre. Vetem me 22 mars 1992 pd ka fituar me merite se mbare populli donin te provonin se c’eshte pd dhe demokracia, por kur e pane se kush erdhi ne krye atehere populli shqiptar nuk i dhe me pushtet pds dhe ne 2004 pdja erdhi ne pushtet nga tradhetia e Xhuvelit, ne 2009 nga tradhetia e spiunit Agush 50 lekesh dhe tani nuk vjen me kurre ne pushtet prej 11 vjetesh dhe deri ne 2034 as qe behet fjale qe shqiptaret te sjellin ne pushtet banden e kryegagsterit Muli kacavjerrsi njeriu me i urryer ne planet per shqiptaret.
Te vjedhesh me laps e leter eshte shume e frikshme ,dhe kesaj i thua grusht shteti ti .Ka ik koha e sufllaqeve ,po’ vidhni aq shume sa po’ ju rrjedh thesi o Aga
Ketyre shpellareve u mungojnë ligjet e Enverit , cfare ben Spaku Sali Karaxhic Gjakovari duhet te paguaj demet ,s’ka pse ti paguaj populli .
Meqe protesta te dyert e Bashkise Tirane me nje tufe Drejtore hajdute brenda te ngjan me Grusht Shteti…
po ajo “Ta bejme si ne Tunizi” qe uleriu Edi Rama 3 dite para 21 janarit 2011 kur ishte ne opozite duke tundur nje video Meta-Prifti ku permendeshin 700 000 Euro
Ajo nuk ishte thirrje per Grusht shteti, apo jo or ti Asim Budalli?
Po cfare grusht shteti se late nam?Ne France plasin perdite grushte shteti edhe me te tmerrshem se ky!!!!!!!!!!
Edhe Hajduti me 30 hajdute brenda nuk e quan grusht shteti,
Mburret se pema me kokrra gjuhet me gure.
Donika ne kohen e largqoftitit denohesh me burg nje ushtar sepse e kishte zene gjumi padashje ne sherbim, denohesh me burg nje qe vidhte shtetin por nuk denohesh me burg nje qe vidhte privatin, ose denohej sa per te thene qe u denua prandaj nuk ke asnje te drejte te mburrsh me ate sistem. Ne kohen e enverit nje familje komuniste i kishte te gjithe anetaret e familjes ne moshe mbi 18 vjeç ne pune,kurse ne edhe pse ishim 6 vete me nje rroge e gjysem na thonin prit radhen se ka dhe me keq ! Sa per demet qe duhet te paguaje populli, perse nuk e ngrite zerin per bllokimin qe Rama i beri Bechettit dhe qe populli duhet te paguaje jo pak por plot 130000000 £ ? Sa perleket qe populli duhet te paguaje perse nuk e ngrite zerin per shembjen e teatrit kombetar, per stadiumin Qemal Stafa e plot te tjera ? Ti dukesh qe je nje pjelle e keq qe nuk te pelqen demokracia, por kujtohu qe po te mos isht kjo demokraci ty do ta degjonin zerin vetem ne mbledhjet e partise ose tek bashkimet profesionale….
Hera e parë në botë që flitet për grusht shteti në protestë para derës së një bashkie.
Rrofsh e qofsh e përparofsh në këtë zanat!
Me kete palo shtet talle bythen c;do rrugac dhe mire ja bejne ! Keta qe sot jane ne pushtet, kujtojne se ato karrige ne te cilat kane ven bythen, jane per tu pasuruar, e per te nuseruar ! Ishin te tjere burra ata qe benin shtet. Shteti sot ka frike nga nje grup rrugacesh anarshiste !? Asnje prokuror nuk merre persiper te zbatoje kompetencat ligjore per ndjekjen dhe arrestimin e ketyre anarshisteve, te cilet te vetmin qellim kane destabilizimin e rendit shoqeror, demokratik. Edhe kur bejne skur po zbatojne ligjin, sot i “arrestojne” dhe neser i lirojne, madje jane gati qe me perulje tu thone : Na falni se ju bezdisem ? Cfare mut shtetyi eshte ky qe nuk mbrron dote institucionet e veta shteterore nga disa anarshiste, jo te kem une si qytetar shprese te me mbrroje mua dhe pasurine time private nga hajdutet e kriminelet ! Derri do plumb, e jo pambuk.
Artikulli eshte me vend.
Ata qe gjoja protestojne keshtu,i njohim mire se kush jane e cfare kerkojne.
Keta nuk jane te zot te fitojne me vote,prandaj bejne keshtu Kot e kane.Edhe me keq do te humbasin.
Ligje Ka,ato percaktojne te gjitha regullat dhe pergjegjesite per organizimin ,zhvillimin e protestave.Por ligjit nuk zbatohen.Pse?Per kete duhet te pergjigjet prokuroria dhe Policia.Se dyti,Ka nje abuzim dete hapur nga organet e Drejtesise ne klasifikimin e mjeteve qe perdoren nga protestuesit.Kjo eshte teper shqetesuese .Te dy problemet e mesiperme Duke u trajtuar me leshime te qellimshem te japin te kuptosh se dikush,apo nje grup dikushesh,presine te vriten njerez.Duhet vleresuar se pari akti i perdorimit te bombave molotov.Jane bomba,mjete luftarake asgjesuese.Asnje ndryshime nga bombat me tritol(minat),qe kriminelet perdorin rendom.Jane bomba te prodhimit artizanal me rezikshmeri te l’arte dhe qe mund te persosen Nese paisen,mbushen me objekte te ngurta apo te hekurta.Ne dy protesta u arestuan perdorues ,te Cilet u liruan nga gjukata.keshtu gjukata stimulon ,nxit veprimet me perdorim te mjeteve luftarake bombave molotov.Pra vete gjukatat me keto trajtime nxisim veprimtarine kriminale.Nga mjetet e perdorura ,nuk Ka asnje ndryshim mes perdoruesve te bombave molotov me bomben mine te vene ndaj gjyqtarit ne Shkodren.Vecse ne proteste u hodhen hapur fare,ndersa ne Shkodren attentatori fshihte fytyren.Ne keto kushte une i bej Thirrje gjukates e dhe prokuroreve ti lene te qete si perdoruesit e bombave,ashtu Edhe prodhiesve te tyre.Ti lene me detyrim paraqitjes,se keshtu shtohen Edhe klientet e korrupsionit.