Platforma më e madhe në botë e shkëmbimit të kriptomonedhave, Binance, është goditur nga sulmi kibernetik më i madh i njohur ndonjëherë në histori, duke regjistruar një humbje kolosale prej 6.3 miliardë dollarësh. Sipas analistëve dhe ekspertëve të sigurisë kibernetike, dyshimet kryesore drejtohen nga Koreja e Veriut.
Në njoftimin e saj zyrtar, drejtoria e Binance ka bërë të ditur se ekipet teknike kanë identifikuar disa “pika depërtimi” (breach points) përmes të cilave është realizuar ndërhyrja. Deri më tani, asnjë grup apo individ nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë ngjarje të rëndë.
Ky incident masiv ngre alarmin mbi sigurinë e platformave të tregtimit të monedhave digjitale dhe kapacitetet e sulmuesve shtetërorë, duke vënë në pikëpyetje mbrojtjen e fondeve të miliona përdoruesve në shkallë globale.
Autoritetet dhe ekspertët po vijojnë hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të sulmit dhe për të gjurmuar fondet e grabitura.
m.a. / dita
