Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha tashmë është kthyer në një shtëpi pritëse për artistë nga e gjithë bota dhe menaxhohet nga fondacioni francez Art Explora. Mbrëmjen e sotme u sulmua me breshëri molotovësh e mjetesh piroteknike në katin e parë dhe të dytë nga militantët e Berishës, një akt ky i paprecedentë.
Rezidentë, që prej janarit e deri në muajin mars, në vilën e ish-diktatorit janë 8 artistë të ardhur nga Polonia, Turqia, Kosova, Kina, Bangladeshi, Bosnje & Hecegovina dhe Kosova. Së bashku me ta në vilë ka dhe personel.
Nga pamjet e transmetuara, shihet qartë që në momentin e sulmit brenda kishte njerëz. Brenda ndodheshin 10 persona, 7 prej tyre artistë të huaj dhe 3 të tjerë personel. Artistja nga Greqia Amalia Vekri ka publikuar në profilin e saj në rrjete sociale dhe pamje nga momenti i sulmit me molotovë nga protestuesit e PD.
Sakaq, Report Tv gjithashtu ka kontaktuar dhe me një prej artisteve që ndodhej brenda në vilë në momentin e sulmit me molotovë, e cila tregon se janë të terrorizuar dhe të tronditur nga ngjarja e papritur. Në ato momente, përpara godinës nuk ka pasur efektivë të policisë, ndërsa është dashur ndërhyrja e tyre dhe e zjarrfikësve për të bërë të mundur daljen e tyre nga ndërtesa, që ishte në flakë si në katin e parë ashtu dhe në katin e dytë.

Artistja tregon se sot për ta ka qenë një ditë shumë e bukur, e mbushur me aktivitete, gjë të cilën e kanë pasqyruar dhe nëpërmjet fotografive të postuara në rrjetet tyre sociale.
“Ishim gati 12 veta, artistë dhe 2 veta staf. U hodhën shumë molotovë dhe ka goxha dëme. Kishim një ditë të bukur, me workshope, me të rinj, me joga; kemi qenë gjatë ditës në oborr, një ditë me diell, pra një ditë festive. Ambienti ka qenë i hapur publik, njerëzit mund të vinin të qëndronin. E kuptuam që ishin molotovët e protestës sepse pamë protestuesit që po vinin drejt vilës dhe ishte bllokuar edhe rruga nga policia. Ishte tronditëse. Artistët janë të huaj dhe ndodhen aty nga janari. Janë në fund të rezidencës së tyre”, tha artisja për Report Tv, e cila ka zgjedhur që identiteti i saj të mbetet anonim.

Po c`doni Aty ne dite te kiametit?Nuk ju lajmeroi Ambasada Amerikane juve me altoparlant? Gjithe maskarenjte e huaj,qe i bejne fresk Edi hajdutit te hikin nga Tirana,se nuk i dihet!Nuk merrni vesh ju?Ajo vile eshte Vitrina ku hajduti Edi Rama pozon si piktor ne shoqerine e delenxhijve piktoreve,Arkitekteve,qe pervelohen per Artin dhe perfundojne duke zaptuar troje ne Tirane dhe Riviere per te zhvilluar me beton Shqiperine me vilat,kullat,Rezortet e tyre.
Kur s`ju dogjen Aty brenda!Shkoni,shkoni prape !
Paska qene gur maloku!? 82 vjec dhe t`i vije verdalle per 4 ore Tiranes si maratonisti Etiopian Habebe Bikila,vallahi pisk e ke punen me kete Berishen o Edi. Ky me moshe biologjike eshte 20 vjet me i ri se ty.
Joga!? Yao Qingmei palash kamasutra
Po cfare jane keta Kafshe te era me 2kembe qe guxojne te shqyejne disa njerez te pafajshem???????
Keto kafshe duhen lidhur me zinxhira dhe te futen ne kafaz dhe te shqyejne njeri tjetrin …..
Po keta bedela c`kerkonin aty? Apo ndonje OJQ Sorosiste a Rothchildiste te futur nga Rama a ajo e Kultures? Artiste qe na jetokan mes luksit ne vilat e Bllokut dhe te Enver Hoxhes.
Me luksin parashiko dhe qametin. Eshte e pritshme. Ja shiko Iranin.
Joga!? Yao Qingmei palash kamasutra
SHUME DREJT DEMO , BILE DUHET TE IKIN TE GJITHE PERVEC MALOKEVE….TIRANA ESHTE I MALOKEVE DHE ASKUSH SKA TE DREJTE TE QENDROJE ….SHPORRUNI TE GJITHE….. HAHAHAHA ….KENI DALE NGA SHPELLA DHE NGA PUSETA E QELBUR E SALEHKARAXHIT……..
Vila?
Tani kemi Resortet e oligarkeve -financues te qiverriut. Ku shkon pushon kryepushti si e ku tia doje b*tha.
Kemi edhe Rezidenca Qeveritare, ne pika te ndryshme speciale ne territorin e vendit. I financon “shteti”.
Kryepushti me bande, kane dhe prona e troje vetjake, qe nga Surreli der ne Vuno.
Mos fillojme me latifondistet e familjes nga vucidoli….