Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sundimi i ligjit: “World Justice Project” rendit Shqipërinë në vendin e 87, lëmë pas Serbinë, Kosova renditet në të 59
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Sundimi i ligjit: “World Justice Project” rendit Shqipërinë në vendin e 87, lëmë pas Serbinë, Kosova renditet në të 59
Lajmi i funditRajon

Sundimi i ligjit: “World Justice Project” rendit Shqipërinë në vendin e 87, lëmë pas Serbinë, Kosova renditet në të 59

Published: October 29, 2025
Shpërndaje

Në renditjen e përgjithshme të Indeksit të Sundimit të Ligjit 2025 (World Justice Project), Shqipëria renditet në vendin e 87 nga 143 vende, duke u ngjitur me dy pozicione krahasuar me vitin e kaluar, kur mbante vendin e 89.

Megjithatë, vendi mbetet ndër të fundit në Ballkan, duke lënë pas vetëm Serbinë (vendi 96).

Në rajon, Mali i Zi performon më mirë, duke u renditur në vendin e 55, pasuar nga Kosova (vendi 59) dhe Maqedonia e Veriut (vendi 64).

- Publicitet -

Indeksi ndërtohet në bazë të tetë faktorëve kryesorë, që matin funksionimin e institucioneve, respektimin e të drejtave dhe forcën e shtetit ligjor në praktikë.

Kufizimet ndaj Pushtetit të Qeverisë

Vendi 105 (nga 106 në vitin 2024): Ky faktor mat në çfarë mase pushteti ekzekutiv, pra qeveria dhe liderët politikë, janë të kufizuar nga ligji, institucionet e pavarura dhe mekanizmat e kontrollit demokratik. Në këtë tregues, Shqipëria renditet e 105-ta nga 143 vende.

Mungesa e Korrupsionit 

Vendi 105 (nga 107): Ky tregues mat në çfarë mase pushteti publik ushtrohet pa abuzime për përfitime private. Shqipëria renditet në vendin e 105, duke shënuar një përmirësim të lehtë krahasuar me një vit më parë.

Qeverisje e Hapur 

Vendi 78 (nga 79): Ky tregues mat se sa transparente, të përgjegjshme dhe të përfshira janë institucionet publike në raport me qytetarët. Shqipëria renditet në vendin e 78, duke ruajtur një pozicion të ngjashëm me vitin e kaluar.

Të Drejtat Themelore

Vendi 68 (nga 68): Ky faktor mat në çfarë mase të drejtat dhe liritë bazë të individit respektohen dhe mbrohen nga shteti. Shqipëria ka ruajtur të njëjtën renditje, në vendin e 68.

Rendi dhe Siguria

Vendi 55 (nga 54): Ky tregues mat në çfarë mase shoqëria është e sigurt, e mbrojtur dhe funksionon pa dhunë apo krim. Shqipëria ka zbritur me një vend, duke u renditur e 55-ta.

Zbatimi i Rregulloreve

Vendi 111 (nga 114): Ky tregues mat sa mirë zbatohen ligjet dhe rregulloret në praktikë, nëse autoritetet i ndjekin, kontrollojnë dhe zbatojnë rregullat në mënyrë të drejtë, të qëndrueshme dhe pa ndikime politike apo korruptive. Shqipëria është ngjitur me tre pozicione, në vendin e 111.

Drejtësia Civile

Vendi 99 (nga 101): Ky tregues mat në çfarë mase njerëzit kanë qasje të drejtë, të barabartë dhe efektive për të zgjidhur mosmarrëveshjet civile përmes sistemit gjyqësor. Shqipëria është përmirësuar me dy vende, duke u renditur e 99-ta.

Drejtësia Penale

Vendi 82 (nga 92): Ky është një ndër dimensionet më të rëndësishme të indeksit, që mat në çfarë mase sistemi penal është i drejtë, efektiv, i paanshëm dhe i pavarur, duke siguruar që krimet të hetohen dhe ndëshkohen sipas ligjit, pa abuzime dhe pa shkelje të të drejtave të njeriut. Shqipëria është ngjitur me 10 vende, në vendin e 82.

Rritje e autoritarizmit kudo 

Recesioni global i sundimit të ligjit është përshpejtuar gjatë vitit 2025. 68% e vendeve kanë pësuar rënie në nivelin e sundimit të ligjit në vitin 2025, krahasuar me 57% një vit më parë.

“Përkeqësimi i qëndrueshëm i sundimit të ligjit ishte ngadalësuar vitet e fundit. Këtë vit, megjithatë, po shohim një përmbysje të fortë: më shumë vende po përkeqësohen dhe më pak po përmirësohen,” tha Alejandro Ponce, Drejtor Ekzekutiv i WJP.

Hendeku midis përmirësimeve dhe rënieve të sundimit të ligjit po zgjerohet. Gjatë vitit të fundit, vendet që janë përmirësuar kanë pasur një rritje mesatare të pikëzimit prej 0.52%; ndërsa ato që janë përkeqësuar, një rënie mesatare dy herë më të madhe: 1.07%. Ky ndryshim thekson se ndërtimi i institucioneve të qëndrueshme të sundimit të ligjit është një proces i gjatë dhe i përsëritur, ndërsa shembja e tyre mund të ndodhë shpejt.

Zgjerimi i prirjeve autoritare, kryesisht përmes reduktimit të hapësirës civile dhe dobësimit të mekanizmave të kontrollit dhe balancimit, ka qenë shtysa kryesore pas këtij përkeqësimi, me rënie të thella në faktorët që matin Kufizimet ndaj Pushtetit të Qeverisë, Qeverisjen e Hapur dhe të Drejtat Themelore.

Indeksi tregon se sistemet gjyqësore po humbasin terren përballë ndërhyrjeve të pushtetit ekzekutiv, me një rritje të ndikimit politik në sistemet e drejtësisë. Treguesit që matin nëse gjyqësori kufizon pushtetin ekzekutiv dhe nëse drejtësia civile dhe penale janë të lira nga ndikimi i papërshtatshëm qeveritar ranë përkatësisht në 61%, 67% dhe 62% të vendeve.

Në një kuptim më të gjerë, drejtësia civile është dobësuar në 68% të vendeve. Kjo rënie pasqyron vonesa më të gjata, alternativa më pak efektive ndaj gjykatave (si ndërmjetësimi), dhe ndërhyrje më të mëdha të qeverisë.

Në krye të renditjes globale qëndrojnë Danimarka, Norvegjia, Finlanda dhe Suedia, të cilat ruajnë pozitat tradicionale si vendet me nivelin më të lartë të sundimit të ligjit në botë.

Monitor

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa
  • Rama sjell shembullin e Bahamasit për zhvillimin e turizmit: Flamingot nuk janë problem, por privilegj
  • Me flamuj kuqezi dhe pankarta, shqiptarët protestojnë para selive të BE në Bruksel për Zvërnecin

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  2. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  3. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  4. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?