Kombëtarja shqiptare ka kaluar në avantazh ndaj Finlandës në përballjen që po zhvillohet në stadiumin e Tiranës, falë një super-goli të shënuar nga Ernest Muçi.
Goli i fantazistit kuqezi ka “ngritur në ajër” mbi 21 mijë tifozë që kanë krijuar një atmosferë elektrizuese dhe festive që që përpara nisjes së sfidës, duke sfiduar motin me erë dhe shi në kryeqytet.
Përballja është shoqëruar edhe me momente të forta solidariteti në shkallët e stadiumit. Tifozët kuqezi shpalosën një koreografi të posaçme me mesazhin “Vetëm fitore!” në mbështetje të Erion Vishkullit, protestuesit i cili mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë.
Vijon
