Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sylvinho rrëfehet në Spanjë për Kombëtaren, Brazilin, Shqipërinë dhe sfidat e vështira
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sylvinho rrëfehet në Spanjë për Kombëtaren, Brazilin, Shqipërinë dhe sfidat e vështira
AktualitetSoftSport

Sylvinho rrëfehet në Spanjë për Kombëtaren, Brazilin, Shqipërinë dhe sfidat e vështira

Published: August 8, 2023
Shpërndaje
Sylvinho (Olympique Lyonnais, Trainer, head coach); Porträt, Einzelbild

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mendes Campos Junior ose i njohur si Sylvinho ka folur për “Radio Marca” në Spanjë, duke treguar ecurinë e punës së tij në muajt që është në krye të stolit të kuqezinjve.

Braziliani tregon për kontaktet me FSHF-në, klimën e mirë që gjeti në ekip dhe lojtarët që bëjnë pjesë në elitën e futbollit evropian.

49-vjeçari e di që do duhet të kualifikohet në Euro 2024, me kuqezinjtë që në grupin E mbajnë vendin e dytë dhe kanë dy ndeshje të forta në shtator.

- Publicitet -

“Presidenti i FSHF më tha se ishte një mundësi për të qenë unë trajneri i Shqipërisë. Folëm, biseduam së bashku dhe vendosa që t’i bashkohem kësaj Kombëtare. Gjërat po na shkojnë mirë deri tani, kemi marrë disa rezultate të mira dhe ka shumë entuziazëm për të ardhmen. Ndryshon shumë drejtimi i një ekipi nga i një kombëtare. Por Tite më ka mësuar shumë në kohën kur isha me të te  Brazili. Duhet të shkosh te lojtarët që t’i takosh, t’i ndjekësh në çdo moment, ka shumë takime dhe gjëra të tilla”, tha fillimisht Sylvinho.

Trajneri kuqezi tregon klimën në Kombëtare, komunikimin me lojtarët dhe objektivin që është kualifikimi në Europian, kjo duke dalë në dy vendet e para të grupit E.

“Te Kombëtarja jonë, lojtarët flasin anglisht ose italisht, kështu që komunikimi është i lehtë për mua. Lojtarët tanë janë shumë të mirë, luajnë në nivele të larta të futbollit në Europë. Grupi është i vështirë, por objektivi ynë është kualifikimi në Europian, do të vendoset në ndeshjet e fundit. Ne shpresojmë, por do të jetë e vështirë, grupi është shumë i ekuilibruar. Megjithatë jam vërtet shumë i kënaqur, lojtarët e mi janë të fortë”, tha 49-vjeçari.

Braziliani komenton edhe dëmtimet e Brojës dhe Kumbullës, teksa tregon se ambienti i punës në Shqipëri është i qetë.

“Vetëm pak mëkat për Kumbullën dhe Brojën për shkak të dëmtimeve të tyre. Kemi palestër, fusha të reja futbolli, mundësi për të shkuar dhe për t’i takuar lojtarët. Ka shumë qetësi në bërjen e punës dhe njëkohësisht kemi gjithçka na nevojitet”, tha trajneri mes të tjerash.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë
  • 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?