Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Synimi ynë, të mbajmë të rinjtë të studiojnë në shtëpi”, Rama: Me Diellën po projektojmë të ardhmen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Synimi ynë, të mbajmë të rinjtë të studiojnë në shtëpi”, Rama: Me Diellën po projektojmë të ardhmen
Lajmi i funditPolitike

“Synimi ynë, të mbajmë të rinjtë të studiojnë në shtëpi”, Rama: Me Diellën po projektojmë të ardhmen

Published: September 29, 2025
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama deklaroi se qëllimi i kësaj qeverie është që t’i ofrojë të rinjve mundësinë që të studiojnë dhe të thellohen në kërkimet shkencore, në vendin tonë.

I pranishëm në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, Rama theksoi se vizioni është i qartë; do të kërkohet partneritet dhe me universitetet europiane.

“Kur u themelua Nano-Alb, 5 vite më parë ishte një sinjal i një Akademie e ripërtëritur shkencash dhe jo për të ngelur në të shkuarën. Nuk ka dyshim që nano-teknogjia është kampione. Një sërë universitetesh shqiptare po hartojnë një sistem për nano-shkencën. Vizioni ynë është që çdo i ri shqiptar të studiojë në shtëpi. Ne do të kërkojmë partneritete me universitetet europiane.

- Publicitet -

Është punë që ka nisur dhe po shohim hapat e para dhe rezultatet e para. Ky investim në arsim ka të bëjë me krijimin e një hapësire për njerëzit që të mendojnë në mënyrë inovatore. Ky brez do të çojë përpara ekonominë dhe instustrinë shqiptare. Dua t’u them se Shqipëria është e angazhuar që çdo euro të kthehet në përparim të prekshëm.

S’ka dyshim që ashtu siç disa të ardhur nga jashtë, ta shohin, ky është një vend miqësor. Një vend ku fjala mirëserdhët, është në përputhje të përkryer me atë çka mund të presësh. Pres me padurim që të punojmë ngushtë me Akademinë e Shkencave dhe diktatorin e saj, për të bërë gjëra më të mira në përparimin e saj”, tha ai.

Rama u shpreh se Shqipëria guxon dhe udhëheq, ndërsa theksoi se Diella nuk është lodër, por me të po projektohet e ardhmja e Shqipërisë.

“Shqipëria një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë në këtë rajon. Me lejoni të them që duke krijuar një ministre te AI, ministrja e parë në botë, Shqipëria nuk po përqafon thjeshte të ardhmen, por po përpiqet të bëjë pjesën e saj për ta projektuar.

Diella nuk është një lodër, përmes saj ne kemi shndërruar atë që ka qenë domain në një algoritëm transparent për të shndërruar pushtetin e shtetit në atë të shërbyesit.

Jemi të bindur se herët më shumë sesa vonë do të jemi në gjendje të ofrojmë një instrument të jashtëzakonshëm për të bërë tenderët publik e transparent, me integritet siç nuk është parë më parë. Shqipëria është një vend që guxon dhe fuqizimi i AI është një shtylle themelore e qeverisjes, është përparësi e jona dhe vizioni jonë për Shqipërinë 2030 është i qartë dhe i rrënjosur në integritet, inovacion dhe udhëheqje shkencore.

Kjo ngjarje ilustron më shumë sesa fjalët. Ne do të kanalizojmë më shumë burime, reforma për të ndihmuar në ndërtimin e një ekosistemi të nanoteknologjisë që e ka spirancën në Tiranë por është zgjeruar dhe më gjerë”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Rexha says:
    September 29, 2025 at 10:40 am

    Gjeti bashkbiseduesin, bashkpuntorin, kryeministri yne. Se njerzit nuk arrijne ta kuptojne dot.

    Reply
  • Phoenix says:
    September 29, 2025 at 11:19 am

    Paska filluar qe te qeverise me llafet e ” Konspiracionisteve ” syzekuqi. C’do gje qe eshte thene nga ta ne te kaluaren, po shpaloset si programi dhe axhenda e te shitureve neper qeveri kudo. Dhe pastaj budallenjte nuk e besojne qe kjo bote eshte ne duart e nje klike kriminale Internacionale, qe manaxhon dhe udhezon gjithe figurinat si puna e ketij Rames.

    Reply
  • Dudumi says:
    September 29, 2025 at 1:31 pm

    Diella do zevendesoje burokratet, avokatet, ekonomistet, ministra e kryeministra. Diella do zevendesoje mesuesit. Eddy ka besim vetem tek Diella. Por edhe doktorri i ka qejf lodrat elektronike. Perballe kesaj qe poi vjen Big Brother i Orwell eshte histori primitive. Burrat me vule te Ps & Pd do e perdorin shtetin qe te Na sjelle falas ne shtepi diellen dhe shoket e saj qe te Na survejojne 24/24 ore.

    Reply
  • Vl says:
    September 29, 2025 at 4:16 pm

    Hajde ré bablok hajde po ti qenke per kete popull

    Reply
  • edi says:
    September 30, 2025 at 7:09 am

    Nuk i dhet se sa femije i duhet te pjelle kesaj Dielles qe te jene te mjaftueshem per qeverine Rama 4 .Rama 4 ka shume ambicie per Shqiperia 2030 saqe Rama i vetem nuk i perballon dot prandaj na duhen dhe femijet e dielles . Shyqyr qe Rama nuk eshte i afte te beje femije se do e akuzonin se jane te tijte.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në protestat e Tiranës, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm
  • Kryeministri britanik gati të japë dorëheqjen, orët e fundit të Starmer
  • Jehona e protestës së Tiranës në mediat e huaja

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës (flasin më shumë se vetë fjalimi)
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?