Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tabaku dhe Bardhi me një propozim të ri ligjor në Kuvend: Të qëndrojmë krah profesionistëve të lirë dhe…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tabaku dhe Bardhi me një propozim të ri ligjor në Kuvend: Të qëndrojmë krah profesionistëve të lirë dhe…
AktualitetPolitike

Tabaku dhe Bardhi me një propozim të ri ligjor në Kuvend: Të qëndrojmë krah profesionistëve të lirë dhe…

Published: September 18, 2024
Shpërndaje

Dy muaj pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar taksën mbi Profesionet e Lira si një taksim antikushtetues dhe të padrejtë, mijëra taksapagues ankohen se përpara këtij vendimi ato janë detyruar nga qeveria për të paguar këtë taksë.

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku, së bashku me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, kanë ndërmarrë një iniciativë ligjore për rimbursimin e taksave të paguara padrejtësisht nga profesionistët e lirë.

“Ky është propozimi ligjor që, bashkë me z. Bardhi, po dorëzojmë për rimbursimin e çdo qindarke të paguar nga profesionistët e lirë ,” deklaroi Tabaku në videon e postuar në rrjetet e saj sociale. Ajo theksoi se, gjatë kohës kur vendimi ishte në shqyrtim, qeveria vazhdonte t’u kërkonte këto taksa bizneseve të vogla dhe profesionistëve të lirë, duke treguar një qëndrim të padrejtë ndaj shtresës së mesme.

- Publicitet -

Tabaku kritikoi ashpër qeverinë për mosveprimin e saj pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse një qytetar apo biznes do të ishte debitor ndaj qeverisë, ajo do të përdorte të gjithë forcën e shtetit për ta marrë borxhin. Sot, kur është radha e qeverisë t’u kthejë paratë qytetarëve, ajo heziton“, u shpreh ajo.

Gazmend Bardhi, në mbështetje të këtij propozimi, theksoi rëndësinë e mbrojtjes së profesionistëve të lirë dhe shtresës së mesme si shtylla kryesore e ekonomisë shqiptare.

“Ne jemi të vendosur të qëndrojmë në krah të tyre dhe të sigurojmë që drejtësia të vihet në vend,” deklaroi Bardhi.

Pritet që propozimi ligjor të diskutohet në Kuvend, ku PD do të kërkojë mbështetjen e të gjithë deputetëve për miratimin e tij, në mënyrë që drejtësia dhe barazia të jenë themeli i politikave fiskale në vend.

Fjala e plotë:

Ky është propozimi ligjor që, bashkë me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Bardhi, po dorëzojmë për rimbursimin e çdo qindarke të paguar nga profesionistët e lirë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që e shpalli taksën ndaj profesionistëve të lirë të pandershme, antikushtetuese dhe të padrejtë.

Ndërkohë që vendimi shqyrtohej në Gjykatën Kushtetuese, qeveria vazhdonte t’i trokiste dyerve të bizneseve, si gjithmonë e fortë me të dobëtin, dhe kërkonte këtë taksë që sot është shpallur antikushtetuese.

Çfarë do të ndodhte nëse unë, një biznes apo një qytetar, do të ishim debitorë ndaj qeverisë?

Ajo do të përdorte të gjithë forcën e shtetit për ta marrë. Ndërkohë që sot, në arkën e shtetit janë paguar këto para që duhet të rikthehen, qeveria nuk po i rikthen. Duke qenë se ata po hezitojnë, ne po bëjmë një propozim ligjor për rimbursimin e pagesave të gjithë profesionistëve të lirë, për t’i shkuar deri në fund betejës që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar për profesionet e lira në Gjykatën Kushtetuese, derisa kjo shtresë, që sot është një nga më punëtoret, të mbrohet deri në fund.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?