Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tabaku: Ligji për Investimet Strategjike po shkatërron sistemin ekonomik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Tabaku: Ligji për Investimet Strategjike po shkatërron sistemin ekonomik
AktualitetEkonomi

Tabaku: Ligji për Investimet Strategjike po shkatërron sistemin ekonomik

Published: January 12, 2025
Shpërndaje

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka vijuar kritikën e saj të hershme ndaj Ligjit të Investimeve Strategjike, duke e cilësuar atë si një shembull të qartë të korrupsionit dhe mungesës së meritokracisë në qeverisjen socialiste.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, Tabaku kujton se ajo e ka kundërshtuar ligjin që në vitin 2015, kur u miratua si një masë e përkohshme, dhe thekson se koha i ka dhënë të drejtë.

“Ligji i Investimeve Strategjike është shembulli më i mirë se si një ligj i përkohshëm kthehet në të përhershëm. Është rasti i vetëm. Në fakt është për rekord Guinness, ” shprehet Tabaku, duke denoncuar shtyrjen e përsëritur të ligjit, tashmë plot tetë herë, pa konsultime dhe pa debat parlamentar.

- Publicitet -

Tabaku veçoi se ligji ka favorizuar një grup të vogël klientësh të afërt me qeverinë, duke dhënë 80% të investimeve strategjike në sektorin e turizmit dhe duke lënë pas dore sektorë të tjerë si energjia elektrike. Ajo theksoi se nga katër për qind e investimeve direkte të huaja që kishte energjia, sot mbetet vetëm një për qind.

“Ky ligj ka shkatërruar tregun dhe sistemin ekonomik, duke dhënë asete publike pa garë dhe duke krijuar një pabarazi të jashtëzakonshme në ekonomi, ” nënvizoi deputetja, duke paralajmëruar për efektet shkatërruese në konkurrencë dhe drejtësi.

Tabaku theksoi se Ligji i Investimeve Strategjike është kthyer në një mjet për zapton pronat publike, duke dhënë 6.5 milionë metra katrorë me një euro për klientët e qeverisë. Ndërkohë, shtresa e mesme dhe grupet e tjera shoqërore përballen me taksa të larta dhe lëmosha të pamjaftueshme.

Në fund, ajo bëri thirrje për ndryshim të sistemit ekonomik dhe ndalimin e këtij ligji, duke propozuar një kuadër të ri për tërheqjen e investimeve sipas standardeve evropiane. “Shqipëria ka nevojë për meritokraci, për garë dhe për një sistem që mbështet bizneset e ndershme, ” përfundoi ajo.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Aldrinp says:
    January 12, 2025 at 5:04 pm

    Investimet “strategjike” te hajduteve Rama &Co e kane shkaterruar Shqiperine. Po meqe e thote Tabaku dhe Berisha, nuk e pranojme.
    Partia PiSave mbi Popullin dhe mbi Shqiperine

    Reply
  • Albatros says:
    January 12, 2025 at 9:04 pm

    Ky ligj po shkateron tregun dhe zhvillimin ekonomok. Po lejon zhvatjen e prones private ne menyren me Skanadaloze.
    Për kete kan futur kamikacet oligarket. Si Zamir Mane, Bashkim Ulaj etj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit
  • Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun
  • Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  • Pesë eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta

Komentet e Fundit

  1. Protestusi on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  2. U ka bo "mjolti" kalá on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  3. Patrioti on SPAK, kontrolle dhe në bazat e Troplinëve në Durrës
  4. U ka bo "mjolti" kalá on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on TRONDITJE NË KUPOLËN E SIGURISË: Pezullim dhe masë arresti për kreun e SHISH, kontroll blic në shtëpinë e ish-kreut të Policisë së Shtetit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?