Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: TABELAT: Më pak turistë se vjet? Apo më pak turistë se pritej? Çfarë tregojnë shifrat e këtij sezoni në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > TABELAT: Më pak turistë se vjet? Apo më pak turistë se pritej? Çfarë tregojnë shifrat e këtij sezoni në Shqipëri
EkonomiLajmi i fundit

TABELAT: Më pak turistë se vjet? Apo më pak turistë se pritej? Çfarë tregojnë shifrat e këtij sezoni në Shqipëri

Published: August 9, 2025
Shpërndaje

Miliona vizitorë, miliarda euro. Turizmi ka nxitur shumë nga diskutimet përreth Shqipërisë në vitet e fundit. Por, si vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit, vera ka sjellë edhe disa shqetësime se plazhet shqiptare kanë më pak njerëz sesa pritej.

Një vit më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte thënë se publikimi i fotografive e videove të plazheve të boshatisura ishte “sulm i organizuar” për ta dëmtuar turizmin në Shqipëri.

Më vonë, ai tha se Shqipëria duhet të synojë turistë që shpenzojnë më shumë dhe jo vetëm të vazhdojë ta rrisë numrin e turistëve.

- Publicitet -

Megjithatë, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Shqipërisë, numri i turistëve është rritur sërish, edhe pse jo me trajektore aq pozitive sa në vitet paraprake.

Të dhënat e përdorura për këtë artikull tregojnë numrin e vizitorëve gjatë gjysmës së parë të secilit vit, pasi të dhënat për muajin korrik të këtij viti nuk janë publikuar ende.

Nga Azia, Afrika e Amerikat – numri i vizitorëve të huaj nga çdo cep i botës është rritur, në krahasim me periudhën e njëjtë të viteve paraprake.

Megjithatë numri më i madh i vizitorëve të huaj në Shqipëri, rreth 95 për qind, janë nga Evropa – me Kosovën që, ndër vite, ka mbetur burimi më i madh i turistëve të huaj në Shqipëri.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, turistët e huaj që vizituan Shqipërinë vitin e kaluar shpenzuan rreth pesë miliardë euro.

Kjo do të thotë që një vizitor shpenzoi mesatarisht 427 euro, shifër që, sipas Bankës së Shqipërisë, është më e ulët sesa e vendeve të rajonit si Greqia e Turqia.

Por, Këshilli Botëror për Udhëtime dhe Turizëm (WTTC) ka parashikuar se shpenzimet e turistëve do të rriten këtë vit, duke arritur në 7.3 miliardë euro, apo 26.4 për qind të bruto prodhimit të brendshëm.

WTTC-ja parasheh se, deri në vitin 2034, sektori i turizmit do të punësojë rreth 314 mijë persona. Aktualisht, ky sektor punëson rreth 20 për qind të fuqisë punëtore në Shqipëri.

Ku shkojnë turistët në Shqipëri?

Në jug, plazhet me gurë e ujë të pastër tërheqin numrin më të madh të vizitorëve, ndërkohë që, në veri, shumë vizitorë drejtohen për në Theth e Valbonë.

Por, sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë, edhe disa muze dhe parqe kombëtare tërhoqën qindra mijëra turistë përgjatë vitit 2024.

Mbi 90 për qind e të gjithë vizitorëve të huaj e vizitojnë Shqipërinë për pushime ose vizitë te të afërm.

Megjithatë, në vitet e fundit është rritur dukshëm edhe numri i udhëtarë kalimtarë, që hynë në Shqipëri vetëm për të shkuar drejt destinacioneve të tjera.

—-

Autorja Doruntina Baftiu është gazetare e Radios Evropa e Lirë

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • SPAK says:
    August 9, 2025 at 10:14 pm

    Ne qytet nje sherif i ri! Ne politike nje i vjeter dhe kriminel, Sali! Ne analista juriste nje i ri me gjithollogji te padisjutueshme,politolog, parashikues i se ardhmes,Psyko, nje bythqire qe rralle e gjen Gylsem Zhika! Nganjehere xhufken e flokeve e ve mbi balle e disa here mbe cacken e kokes se floket po i bien nga diturite e shumta! Jurist-avokat qe nuk mbeshtet ligjin por eshte antirame! Te na e ruani o njeres te tille medioker e madheshtore!

    Reply
  • Leon says:
    August 10, 2025 at 12:13 am

    Po te sabotojne o gjigand turistik.Berisha del perdite me flete rrufe,konference shtypi,por ne kohen e tij ketu vinin vetem talebane nga Harabia.

    Reply
  • TRENI says:
    August 10, 2025 at 12:56 am

    Ik o Leon, o bythelepires, mos ha mut kot

    Reply
  • Leon says:
    August 10, 2025 at 1:32 am

    Me siguri kete nuk e ke shkruar treni n1,por Treni n2.

    Reply
  • Labi says:
    August 11, 2025 at 8:44 pm

    Palloshi gjate i beri mallistet investitore stradegjike,mire Europen e genjen po shqiptaret nuk i hane karamelet propagantistike te Rames,shkaku kryesor i gjendjes ku eshte turizmi sot eshte Rama dhe politikat e tij prej Sulltani.Vitin tjeter do shikoni edhe me keq do jete.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut
  • GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, ja kur do të jetë seanca e radhës
  • “Lugëndryshkurit e familjes sonë…”, Spiropali ironizon Ramën: Algoritmet, konspiracionet haluçinante…
  • E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  • “U them fuck you”, Rama iu përgjigjet akuzave për korrupsion në Financial Times: Nuk jam unë “Kumbari”

Komentet e Fundit

  1. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  2. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Leksi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. ROTA on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. Joni on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?