Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: TABELAT: Sa zgjedhës do votojnë në secilin qark dhe disa shifra të tjera me rëndësi për ditën e sotme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > TABELAT: Sa zgjedhës do votojnë në secilin qark dhe disa shifra të tjera me rëndësi për ditën e sotme
Lajmi i funditPolitike

TABELAT: Sa zgjedhës do votojnë në secilin qark dhe disa shifra të tjera me rëndësi për ditën e sotme

Published: May 11, 2025
Shpërndaje

Mbi 3.71 milionë shtetas shqiptarë e kanë të drejtën e votimit në zgjedhjet e 11 majit (sipas listës përfundimtare të zgjedhësve të publikuar nga KQZ). Por pothuaj 1.6 milionë prej tyre nuk e kanë dërguar votën me postë nga emigracioni, duke mos ia krijuar kështu vetes mundësinë për ta ushtruar të drejtën kushtetuese të votimit si shtetas shqiptarë në moshë për votim.

Nga ana tjetër, rreth 1.93 milionë zgjedhës banojnë në Shqipëri (popullsia 18 vjeç e sipër sipas INSTAT). Dhe këta e kanë mundësinë konkrete për të votuar – mjafton të shkojnë në qendrat e votimit përkatëse të tyre, e ta hedhin votën për këdo që preferojnë. Mundësinë konkrete për të votuar e kanë shfrytëzuar edhe rreth 200 mijë zgjedhës në emigaracion (11.2% e totalit në emigracion), përmes dërgimit të votave me postë.

Për krahasim, në zgjedhjet e vitit 2013 (kur u arrit pjesëmarrja më e lartë e votuesve të këtushëm në mijëvjeçarin e ri), ishin në listën e zgjedhësve rreth 3.27 milionë shtetas në moshë për votim, nga të cilët rreth 2 milionë banonin në Shqipëri (prej tyre, rreth 1.75 milionë votuan).

- Publicitet -

Dhe si janë të shpërndarë sipas qarqeve rreth 2.13 milionë zgjedhësit me mundësinë konkrete për të votuar?

Të dhënat e detajuara të INSTAT-it dhe KQZ-së sipas qarqeve na japin mundësinë të llogarisim numrat për çdo qark, ku Tirana, Fieri, Elbasani dhe Durrësi rezultojnë katër qarqet me numrin më të madh të zgjedhësve me mundësinë konkrete për të votuar (shihni Tabelën 1 më poshtë).

Po sa nga zgjedhësit me mundësinë konkrete për të votuar, pritet të votojnë?

Në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan rreth 1.66 milionë zgjedhës të këtushëm (kufijtë u mbyllën prej Covid-19 për votuesit nga jashtë). Ndërkohë, sipas INSTAT, banonin këtu atëherë rreth 1.97 milionë zgjedhës. Domethënë, rreth 84% e zgjedhësve të këtushëm votuan.

Aktualisht, nga sondazhet më të fundit rezultonte se rreth 85% e të anketuarve të këtushëm do të votjnë në rang kombëtar.

Në qoftë se aplikojmë këtë përqindje kombëtare për zgjedhësit e këtushëm sipas shpërndarjes së pjesmarrjeve nëpër qarqe të 2021-shit, rezulton se rreth 1.64 milionë zgjedhës të këtushëm mund të shkojnë të votojnë. Ndërsa nga emigracioni, rreth 200 mijë i kanë dërguar votat me postë. (Vetëm pas mbylljes së votimit nesër do ta mësojmë numrin e saktë të zarfeve të mbërritura në KQZ).

Duhet mbajtur parasysh se sondazhet kanë një marzh gabimi statistikor. Pra, shifra reale e pjesëmarrësve mund të luahtet rrotull shifrës së mësipërme.

Gjithashtu, duhet mbajtur parasysh se jo pak votues do të ngatërrohen me fletët e ndërlikuara të votimit si fletë gazete, e kështu jo pak vota të tyre mund të rezultojnë të pavlefshme (5% dolën të pavlefshme në zgjedhjet e fundit parlamentare).

Përmbledhtas, votat e vlefshme në total mund të jenë diku rreth shifrës 1.77 milionë.

E.Zaloshnja

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • prehistoriku says:
    May 11, 2025 at 6:37 am

    Një pyetje kam për Ilirjan Celibashin e pavarur: Meqë jemi në heshtje zgjedhore, nëse na vjen në inbox një video ku shihet një përfaqësues i lartë i Partisë Socialiste, ish-kryetar bashkie në jug të Shqipërisë, që shkëlqen në makinë një grua të martuar, dhe në momentin e ardhjes së bashkëshortit të saj, politikani hidhet nudo nga makina me pantallonat në dorë dhe ikën me vrap nëpër shkurre dhe lumenj – a mund ta postojmë?

    Apo shkaktohet tërmet parazgjedhor dhe nuk jemi të përgatitur për tërmete të tilla që vrapojnë me allatë nëpër lumenj!

    Reply
    • Liu says:
      May 11, 2025 at 6:39 am

      Gjete dhe ti ke te pyesesh.
      Celibashit i eshte kapur gruaja e vet ne makine.
      Ka qene me Olldashin naten e aksidentit.
      Mbledhje partie – thone. Me mikrofon ne goje

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit sulmuan selinë, PS reagon me… pjesë nga fjalimi Ramës
  • Sulmohet edhe Bashkia, protesta përçan bashkiakët e PD-së në Shkodër
  • Gjuha që ushqen dhunën
  • Grupe të rinjsh rrethojnë dhe godasin selitë e PS-së dhe PD-së në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë (VIDEO)
  • Eurodeputetja Salis: Revolta kundër qeverisë Rama mund të shënojë pikë kthese për Shqipërinë

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  2. . on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. Politeknikumi on VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?