Eric Wendt e ka shmangur sërish takimin me Sali Berishën. Pas mungesës së ftesës për kreun e PD-së në pritjen e organizuar në Tiranë, edhe këtë herë ai nuk ka qenë i pranishëm në takimin e zhvilluar nga ambasadori amerikan me përfaqësues të opozitës.
Wendt, i shoqëruar nga dy senatorë amerikanë që po qëndrojnë këto ditë në Shqipëri, është takuar me disa deputetë demokratë, mes tyre Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku dhe Ivi Kaso, si dhe me përfaqësues të partive të tjera të vogla.
Takimi zhvillohet në një kohë kur Berisha vijon të jetë i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara, për akuza që lidhen me korrupsionin dhe cenimin e demokracisë. Masa amerikane përfshin edhe familjarë të tij.
Kujtojmë që gjatë ditës së sotme, ambasadori Wendt dhe dy senatorët amerikanë zhvilluan gjithashtu një takim në Prokurorinë e Posaçme ku u pritën nga kreu i institucionit, Klodian Braho, dhe drejtuesi i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta.

Emrin e tije kame neveri ta permende,pluku i komunist i vicidolit,eshte rrencak mashtrues hajdute e vrases,eshte ortaku i k/mafiozit edvin karapushtit,kta te dy kane marre Shqiperin penge.Kane grupet kriminale te tyre,qe vjedhin parate e taksa paguesve,pasurite vendit e te popullit,Ne vendin nuke ka patur kurre drejtesi,edhe ne ditet e sotme kjo drejtesi nuke egziston.Shpresa jone jane vetem SHBA,munde te na ndihmojne te largojne kta hajdute,se bashku me grupet krminale te tyre.
Legjendarin kryeagjent, kryekriminel dhe kryehjadut, Salih Berisha, nuk ka nevoje ta njohe Amerika, bemat e tij i njeh e gjithe bota!