Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Takimi Blinken-Kovaçevski, Escobar: SHBA mbështet luftën për uljen e korrupsionit në rajon
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Takimi Blinken-Kovaçevski, Escobar: SHBA mbështet luftën për uljen e korrupsionit në rajon
AktualitetBoteRajoni

Takimi Blinken-Kovaçevski, Escobar: SHBA mbështet luftën për uljen e korrupsionit në rajon

Published: May 13, 2023
Shpërndaje

“Ne jemi të përkushtuar t’i shfrytëzojmë të gjitha mjetet tona, përfshirë edhe sanksionet, për luftë kundër korrupsionit, kudo që ta zbulojmë”, kështu ka deklaruar zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur për gjendjen me korrupsionin në Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai tha se sekretari Blinken dhe kryeministri Kovaçevski, kanë biseduar gjatë në takimin e tyre, për mënyrën se si mund të punojnë së bashku për uljen e korrupsionit në rajon.

“Kemi interes të fuqishëm që të kujdesemi që Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të rajonit të bëjnë pjesën e tyre për uljen e korrupsionit dhe zbatimin e sundimit të së drejtës. Gjithçka që mund të them është se kemi partneritet të mirë me Maqedoninë e Veriut. Ata bëjnë reforma për korrupsionin dhe ne duhet të vazhdojmë të thellojmë atë bashkëpunim”, tha Gabriel Escobar.

- Publicitet -

Duke folur për procesin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat kundërshtohen nga opozita maqedonase, Escobar tha se bisedojnë me opozitën në lidhje me këtë temë, por nuk ka dashur të komentojë përmbajtjen e bisedimeve diplomatike. Ai tha se dëshiron të dëgjojë nga opozita përkushtim në rrugën e integrimeve euroatlantike, ndërsa kjo sipas tij, përfshin shqyrtimin e mënyrave për çuar Maqedoninë në Konferencën e ardhshme ndërqeveritare.

“Shqetësimi ynë më i madh është se do të humbasim kohë. Dhe e dini, ne nuk kërkojmë nga opozita që të mbështesë kryeministrin. Kërkojmë nga opozita të mbështesë rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Kjo është marrëveshja më e mirë që e kemi arritur.

Ajo është e arsyeshme, mendoj deri tani dhe duhet të vazhdojmë përpara sa më shpejtë të jetë e mundur. Për këtë, shpresoj se të gjitha palët e spektrit politik t’i mbështesin ndryshimet e nevojshme që të mund të vazhdojmë përpara në përparimin e kandidaturës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Escobar.

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski ditë më parë realizoi vizitë pune në SHBA, në kuadër të së cilës, zhvilloi edhe një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Pas takimit, nëpërmjet një shkrimi të publikuar në profilin e tij në Facebook, Kovaçevski tha se pret përfshirje edhe më të fuqishme të SHBA-së hapat e ardhshëm të vendit për procesin eurointegrues.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vuante nga sëmundja e rëndë, këngëtarja shqiptare ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare
  • Beteja vendimtare e Vuçiç, çfarë do të ndodhë me Serbinë pas 25 tetorit?
  • Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  • Sot protestë kombëtare, Policia “blindon” rrugën e Arbrit,
  • Dosja e fshehtë që ‘zhvesh’ Jared Kushnerin: Çfarë zbuloi hakerimi rastësor i celularit të tij nga inteligjenca holandeze

Komentet e Fundit

  1. Lasgushi on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  2. demo on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  3. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Detari on Protesta Kombëtare, Rama: Pas atyre qëndron krimi i organizuar, paguar dhe trajnuar nga ANTIFA
  5. Albani on Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?