Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Takimi i Kushner me Netanjahun, Izraeli kundërshton planet e “Këshillit të Paqes” për Rripin e Gazës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Takimi i Kushner me Netanjahun, Izraeli kundërshton planet e “Këshillit të Paqes” për Rripin e Gazës
AktualitetBote

Takimi i Kushner me Netanjahun, Izraeli kundërshton planet e “Këshillit të Paqes” për Rripin e Gazës

Published: August 18, 2026
Shpërndaje

Dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, u përpoq të shpëtojë gjatë një vizite në Lindjen e Mesme planin e bllokuar për rendin e pasluftës në Rripin e Gazës. Pas një takimi të rrallë në Egjipt me përfaqësues të organizatës islamiste Hamas, Kushner u takua në Jerusalem edhe me kryeministrin Benjamin Netanjahu. Në Egjipt Kushner kishte zhvilluar bisedime për të ardhmen e Rripit të Gazës edhe me presidentin Abdel Fattah al-Sisi.

Pas takimit me Netanjahun u tha se bisedimet kishin qenë shumë produktive, por sipas raportimeve të agjencive të lajmeve nuk u vu re ndonjë përparim vendimtar. Sipas mediave në takim mori pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i “Këshillit të Paqes”, Nikolaj Mladenov.

Mosmarrëveshje mbi planin për Gazën

- Publicitet -

Netanjahu kishte deklaruar rreth një javë më parë se Izraeli e kundërshton planin e të ashtuquajturit Këshill i Paqes (“Board of Peace”) për Rripin e Gazës, që është dëmtuar rëndë nga lufta. Sipas tij “Ushtria izraelite nuk do të kryejë asnjë tërheqje derisa Hamasi të çarmatoset”. Kryeministri izraelit gjithashtu rikonfirmoi kundërshtimin e tij ndaj krijimit të një shteti të pavarur palestinez.

Edhe në takimin me Kushnerin Netanjahu bëri të qartë se ushtria izraelite nuk do të tërhiqet nga vija e demarkacionit e përcaktuar në tetor. Po ashtu ushtria do të vazhdojë të veprojë në Rripin e Gazës si ta gjykojë vetë të nevojshme, citoi agjencia Reuters një burim izraelit.

Çfarë parashikon plani?

Sipas planit të të ashtuquajturit “Këshill i Paqes”, i cili është krijuar me nismën e Donald Trumpit, Izraeli, Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura palestineze në Rripin e Gazës duhet të ndërpresin luftimet.

Më pas, sipas planit, kontrollin e administratës dhe të sigurisë në Gazë do ta marrë një administratë e përkohshme palestineze, e mbështetur nga një forcë ndërkombëtare stabilizimi, e cila do të jetë autoriteti i vetëm përgjegjës për qeverisjen dhe sigurinë në territor.

Armët e dorëzuara nga Hamasi do të depozitohen dhe do të mbeten ekskluzivisht nën kontrollin palestinez. Procesi parashikohet të mbikëqyret nga bashksia ndërkombëtare dhe të zbatohet gradualisht. Paralelisht me këtë proces është planifikuar edhe një tërheqje e ushtrisë izraelite.

Por Izraeli kërkon largimin e plotë të armëve nga Rripi i Gazës, pasi ka frikë se përndryshe ato në të ardhmen mund të bien sërish në duart e Hamasit. Në fund të korrikut Trumpi kishte njoftuar se “Këshilli i Paqes” kishte arritur një marrëveshje me Hamasin për çarmatimin e tij.

Sipas Reuters gjatë takimit në Jerusalem kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Jared Kushner ranë dakord që rindërtimi i Rripit të Gazës të fillojë vetëm pasi Hamasi të jetë çarmatosur plotësisht.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Menduam se mund të ishte një mision mbi Ballkan, por…”, plani i Brukselit për monitorimin UFO-ve
  • Takimi i Kushner me Netanjahun, Izraeli kundërshton planet e “Këshillit të Paqes” për Rripin e Gazës
  • BB: Projekti i shëndetësisë humbi objektivat, kapacitetet e FSDKSH mes pengesave të reformës
  • Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar, vetëm 2 mijë të rregullta
  • Turisti 20-vjeçar nga Franca gjendet i vrarë në një shezlong në Ksamil, kush është autori i dënuar më parë në Angli

Komentet e Fundit

  1. Precizim on Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  2. demo on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  3. Kohë on FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare
  4. K R on Tkurrja e Bujqësisë
  5. K R on Kokalari: Korrupsion i madh për momentin, por ka zgjedhje në nëntor, Zvërneci do hapë probleme edhe në SHBA

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?