Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Takimi Shqipëri-SHBA/ Irani hedh akuza: Këto vende po abuzojnë me mekanizmat ndërkombëtarë në Këshillin e Sigurimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Takimi Shqipëri-SHBA/ Irani hedh akuza: Këto vende po abuzojnë me mekanizmat ndërkombëtarë në Këshillin e Sigurimit
BoteKryesore

Takimi Shqipëri-SHBA/ Irani hedh akuza: Këto vende po abuzojnë me mekanizmat ndërkombëtarë në Këshillin e Sigurimit

Published: November 4, 2022
Shpërndaje

Ministria e Jashtme e Republikës Islamike të Iranit në një deklaratë për mediat ka denoncuar mbajtjen e një takimi jozyrtar të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sipas saj, ky ishte një shembull “i abuzimit të mekanizmave ndërkombëtarë për qëllimet e paligjshme amerikane dhe ndërhyrëse në punët e brendshme të vendeve të pavarura”.

“Në këtë takim në nivel ambasadorësh ishin vetëm përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, por Amerika në mënyrë të pacivilizuar dhe jodemokratike e në ndryshim nga procedura e zakonshme nuk lejoi një fjalim për asnjë person apo vend tjetër që nuk është anëtar i Këshillit të Sigurimit”, u tha në deklaratë.

- Publicitet -

Ndërkohë SHBA-të dhe Shqipëria e thirrën mbledhjen jozyrtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të mërkurën e 2 nëntorit.

Kjo, për protestat në Iran të shkaktuara nga vdekja e një gruaje të re (Mahsa Amini) në paraburgim policor.

Ambasadori i përhershëm i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, në fjalimin e tij manifestoi një mesazh të fuqishëm personal drejtuar protestuesve në Iran.

Kjo, duke sjellë në vëmendje rritjen e tij në një mjedis “diktatorial” si Shqipëria komuniste.

“Më lejoni ta mbyll me një shënim më personal për të rinjtë iranianë, për të gjithë ata që janë sot në rrugë. Unë kam lindur dhe jam rritur në Shqipëri, në një nga diktaturat më brutale komuniste që ka njohur ndonjëherë”, u shpreh fillimisht diplomati shqiptar.

Sipas tij, diktatura ishte aq e ashpër, komprometuese dhe paranojake, saqë njerëzit ishin të bindur se regjimi kontrollonte mendimet dhe ëndrrat e tyre.

“Pak do të guxonin të mendonin se një ditë do të kishim një jetë më të mirë, një shans të dytë. Shumë prej tyre ishin të gatshëm të paguanin me jetën e tyre”, vijoi Hoxha.

E megjithatë ndryshimi erdhi tre dekada më parë, shtoi ambasadori.

“Regjimi u shkatërrua dhe merreni me mend, kush ishte në vijën e parë: të rinjtë, studentët ishin aty dhe si rezultat ne të gjithë patëm një jetë të dytë, një jetë në liri dhe dinjitet”, theksoi në mesazhin e tij përfaqësuesi shqiptar.

Para se të linte hapësirën e fjalës për të ftuarit e tjerë në Këshillin e Sigurimit, Hoxha ktheu shikimin nga kamerat dhe iu adresua personalisht protestuesve iranianë.

“Mos u dekurajoni, mos e humbni shpresën, diktatura ushqehet gjithmonë nga frika (mos e ushqeni), obskurantizmi nuk ka fituar kurrë kundër lirisë dhe Irani nuk do të ishte përjashtim”, theksoi ai.

Misioni diplomatik shqiptar konfirmoi për “Albanian Post” se gjatë takimit u kërkuan mënyra për të promovuar hetime të besueshme dhe të pavarura për abuzimet e të drejtave të njeriut në Iran.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • amerikan says:
    November 4, 2022 at 3:28 pm

    Shqiptareve iu pelqen roli i koneve te te medhenjve.

    Reply
  • Andis says:
    November 5, 2022 at 4:19 am

    Edi Rama eshte lider absolut.Tamam si lideri juaj Iranian fuqiplote dhe i forte.Burre shteti

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kthimi i vendimeve të KPA nga Strasburgu, kush do ta paguajë faturën e paaftësisë?
  • Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
  • Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
  • Kryebashkiakët e rretheve “punojnë” nga Tirana, Rama: Po flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë
  • Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më, edhe babai im të çohet nga varri…

Komentet e Fundit

  1. Detari on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  2. labi on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  3. Protes Protestuesi qe nuk heq dore nga protestarotesta on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. @labi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  5. demo on Mosbesimi dhe teoritë e komplotit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?