Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Taksa “e fshehtë”: Për naftën po paguan më shumë ai që ka më pak
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Taksa “e fshehtë”: Për naftën po paguan më shumë ai që ka më pak
EkonomiLajmi i fundit

Taksa “e fshehtë”: Për naftën po paguan më shumë ai që ka më pak

Published: March 20, 2026
Shpërndaje

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare ishte e pashmangshme që të transmetohej edhe në Shqipëri.

Në një ekonomi të vogël, të hapur dhe thellësisht të varur nga importet energjetike, çdo luhatje globale përkthehet pothuajse mekanikisht në faturën që paguan qytetari në pompën e karburantit.

Megjithatë, debati publik që pasoi këtë rritje nxori në pah një realitet shumë më të thellë se vetë dinamika e tregjeve ndërkombëtare: mënyrën sesi strukturohet dhe vilet taksa e qarkullimit në Shqipëri.

- Publicitet -

Ndryshe nga modeli klasik, ku kjo taksë paguhet në mënyrë periodike për çdo mjet, në vendin tonë ajo është e përfshirë – dhe në një farë mënyre e “maskuar” – në çmimin e karburantit, duke u paguar për çdo litër të konsumuar. Kjo zgjidhje, në pamje të parë pragmatike për administratën fiskale, krijon në thelb një deformim të rëndësishëm ekonomik dhe social.

Sepse pikërisht kjo shtesë – larg të qenit e papërfillshme – është një nga arsyet pse çmimi i karburantit në Shqipëri renditet ndër më të lartët, jo vetëm në terma absolutë, por sidomos në raport me të ardhurat për frymë. Dhe këtu qëndron thelbi i problemit: barra fiskale nuk duhet të gjykohet vetëm nga madhësia nominale, por nga pesha reale që ushtron mbi qytetarin.

Qeveria e ka justifikuar këtë model me një logjikë të thjeshtë: “paguan më shumë ai që përdor më shumë rrugën”. Në teori, kjo duket një parim i drejtë. Në praktikë, realiteti është shumë më kompleks.

Taksa e qarkullimit, siç është konceptuar historikisht në vendet perëndimore – prej nga është huazuar edhe në Shqipëri – nuk është thjesht një instrument fiskal, por edhe një mekanizëm me funksion social. Ajo ndërtohet mbi diferencimin: mbi fuqinë motorike, mbi nivelin e emetimeve, mbi klasën e luksit të automjetit. Një automjet i segmentit të lartë, me cilindratë të madhe dhe karakteristika luksoze, paguan ndjeshëm më shumë se një makinë e vogël qyteti. Po kështu, mjetet e punës trajtohen në mënyrë të veçantë, duke reflektuar funksionin e tyre ekonomik dhe jo luksin.

Ky diferencim nuk është rastësor; ai është shprehje e një parimi të drejtësisë fiskale: kush ka më shumë, kontribuon më shumë.

Shqipëria jo vetëm që e ka njohur këtë model, por e ka zbatuar atë deri në vitin 2012. Institucionet ekzistojnë ende, regjistrat janë të saktë, klasifikimet janë të qarta. Pra, infrastruktura administrative për një sistem më të drejtë është tashmë e pranishme.

Në këtë kontekst, këmbëngulja për të mbajtur taksën e qarkullimit të fshehur brenda çmimit të karburantit – dhe në nivelet aktuale – nuk duket më si një zgjedhje teknike, por si një devijim nga parimet bazë të drejtësisë fiskale.

Sepse ky model ka një efekt të qartë regresiv: ai godet më fort pikërisht ata që kanë më pak.

Për një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve shqiptarë, automjeti nuk është një luks, por një domosdoshmëri. Mungesa e një transporti publik funksional, sidomos jashtë Tiranës, e bën mjetin personal një mjet jetese. Punonjës që udhëtojnë çdo ditë për në punë, sipërmarrës të vegjël që transportojnë mallra, familje në zona periferike – të gjithë këta paguajnë proporcionalisht më shumë, jo sepse kanë më shumë, por sepse nuk kanë alternativë.

Në këtë mënyrë, taksa që në teori duhej të ishte neutrale, në praktikë bëhet sociale – por në drejtimin e gabuar: nga të dobëtit drejt sistemit.

Qeveria, natyrisht, ka të drejtën të ndërtojë politika fiskale sipas vizionit të saj. Por ajo nuk ka monopolin e të drejtësisë. Çdo vendim fiskal prodhon pasoja të matshme: krijon fitues dhe humbës. Dhe kur këto pasoja janë të parashikueshme – si në këtë rast – atëherë këmbëngulja në një model të padrejtë ngre pikëpyetje jo vetëm mbi racionalitetin ekonomik, por edhe mbi ndjeshmërinë sociale.

Sepse një politikë fiskale mund të jetë e ligjshme, por kjo nuk e bën domosdoshmërisht të drejtë.

Dhe në fund, një paradoks që meriton vëmendje: Shqipëria ka zgjedhur, me të drejtë, të favorizojë automjetet elektrike, duke i përjashtuar nga TVSH-ja. Por këto mjete – që gjithashtu përdorin rrugët – nuk konsumojnë karburant dhe, rrjedhimisht, nuk kontribuojnë në këtë formë të taksës së qarkullimit.

Pyetja është e thjeshtë: a kemi ndërtuar një sistem që jo vetëm është i padrejtë për disa, por edhe i paplotë për të gjithë?

Sepse ndonjëherë, ajo që nuk duket në faturë, është pikërisht ajo që rëndon më shumë.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Beni says:
    March 20, 2026 at 2:18 pm

    Per mjetet elektrike llogjika eshte e drejte, duhet te stimulohet futja e makinave elektrike, por edhe ata perdorin rrugen dhe nuk paguajne taksa, Pse ? Hidhi ne sy rajonit, edhe shtetet rreth nesh paguajne taksa, edhe atje mirembahen rruget. Pse ne paguajme me shume per naften se ata? Pse dogana per makinat e vjetra eshte me ulet ? Makinat jane te vjeteruara mbi 10 vjet, harxhojne me shume karburant, kerkojne me shume mirembajtje e nje sere problemesh te tjera. Koeficenti i ndotjes qe del gjate kontrollit teknik as nuk merret ne konsiderate. Si nje makine qe e ka ndotjen e ulet si nje tjeter qe nxjerr vetem bloze paguajne njesoj??? Gjithashtu eshte qesharake te paguash pse ke erresuar xhamat – kur erresimi kursen energji, kondicionieri punon me pak??? Europa e stimulon kursimin e energjise ne i veme takse???

    Reply
  • Dursakja says:
    March 20, 2026 at 5:36 pm

    Në zgjedhjet lokale do të fitojë partia Lëvizja bashkë.
    Ajo është parti e pjesës dërmuese të popullit me program progresist dhe shumë të realizuar, me intelektualë të shquar dhe atdhedashës.

    Reply
  • demo says:
    March 20, 2026 at 8:30 pm

    Une vij varavinga me biciklete.per mua te gjithe ata qe kane vetura,jane zengjina.Dersa une nuk kam veture,i shkofte qilloja naftes,sa qilloja florirrit.

    Reply
  • capi says:
    March 20, 2026 at 10:07 pm

    Mos ngut Demo, se ngritja naftes reflekrohet dhe gjerat me bazike qe eshte ushqimi. Do ti dhe te buka nese perdor lende djegse te mos llogarisesh transportin. Po keta analistat a gazetare ta lene analizen ne mes te rruges, deri tek stacioni karburantit shkojne se zgjasin qefen te shikojne pak me tutje.

    Reply
  • Vl says:
    March 20, 2026 at 10:11 pm

    Mire o DEMO po mbas naftes vin zinxhir ritjet

    Reply
  • Kasem voji says:
    March 21, 2026 at 2:03 pm

    Hienat e pangopura presin sebepin per te rrjepur qytetaret . Doli dhe ai kryeministri budalla dhe gati sa nuk tha ngrijeni sa me shume naften …..po kur erdhi nafta e re me cmim me te larte dhe kur mbaroi ajo e me cmim te ulet ….
    Hajdutat e ngriten cmimin ne shqiperi kur rraketat ishin ne ajer akoma . Une them se duhet djeg cdo karburant qe ka cmim me te larte se kosova …ose maqedonia …

    Reply
  • Kasemi says:
    March 21, 2026 at 2:07 pm

    Hienat e pangopura presin sebepin per te rrjepur qytetaret . Doli dhe ai kryeministri budalla dhe gati sa nuk tha ngrijeni sa me shume naften …..po kur erdhi nafta e re me cmim me te larte dhe kur mbaroi ajo e me cmim te ulet ….
    Hajdutat e ngriten cmimin ne shqiperi kur rraketat ishin ne ajer akoma . Une them se duhet djeg cdo karburant qe ka cmim me te larte se kosova …ose maqedonia …

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  • Viza “mjekësore” një hakmarrje mizore e Berishës ndaj SHBA-së
  • Publikimi në Scopus: si të zgjidhni një revistë, të kaloni recensimin dhe të shmangni rreziqet
  • Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  • Pjesëmarrja në grupet xhihadiste, GJKKO shpall fajtorë 14 shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on FOTO + VIDEO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. Belinda on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. nje qytetar on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. Berati on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  5. Deputeti vrases i Europes, "kurves se motit" sipas epikut Fishta on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?