Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Taksat e çojnë çmimin e naftës 130 lekë edhe po ta merrnim falas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Taksat e çojnë çmimin e naftës 130 lekë edhe po ta merrnim falas
EkonomiLajmi i fundit

Taksat e çojnë çmimin e naftës 130 lekë edhe po ta merrnim falas

Published: March 8, 2026
Shpërndaje

Regjimi fiskal që qeveria shqiptare zbaton mbi karburantet është një nga më të rëndët në botë. Fjala vjen, nëse një tregtar shqiptar do të gjente naftë falas diku në Europë apo Azi sot, kostoja e saj në pompë do të shkonte 130 lekë ose gati 1.4 euro për litër. Kjo është kostoja e taksave dhe transportit.

Aktualisht qeveria shqiptare e ngarkon një litër naftë me rreth 110 lekë taksa. Këtu përfshihen; akciza me 40 lekë/litër, taksa e qarkullimit me 27 lekë/litër, tvsh 32 lekë/litër, taksa të tjera me 10 lekë/litër. Për krahasim, qeveria e Kosovës ngarkon vetëm 73 lekë taksa në një litër naftë, ndërsa ajo e Maqedonisë së Veriut 70 lekë.

Me pak fjalë, çmimi i naftës që paguajnë qytetarët shqiptarë sot, vetëm nga taksat është 40 lekë për litër më i lartë se në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Por barra rekord mbi karburantet është vetëm njëra pjesë e problemit. Pjesa tjetër lidhet me marxhinalizmin inkremental. Barra e rëndë e taksave bëhet edhe më e rëndë kur çmimi rritet.

- Publicitet -

Së pari Tatimi mbi Vlerën e Shtuar shkon në të njëjtin krah me çmimin. Kur një litër naftë në pompë shitet 150 lekë qeveria merr 25 lekë tvsh. Por kur çmimi i naftës shkon 180 lekë, qeveria merr 30 lekë tvsh. Sa më shumë rëndohet qytetari, aq më shumë gëzon qeveria.

Por tvsh nuk është taksa e vetme, që ka këtë sjellje. Para tre vitesh qeveria shqiptare bëri një tjetër hile, lidhi akcizën e naftës me inflacionin. Pra, çdo vit akciza e naftës në Shqipëri rritet duke u indeksuar me inflacionin. Dhe nëse në pamje të parë, kjo duket diçka e papërfillshme, sa më shumë kalojnë vitet, aq më e rëndë bëhet akciza.

Për ta shpjeguar më thjesht, akciza e naftës në Shqipëri ka qenë e fiksuar në 37 lekë për litër përpara se të miratohej ligji për indeksimin e saj me inflacionin. Në vetëm tre vjet, ajo është rritur me 3 lekë dhe tashmë luhatet rreth 40 lekë për litër. Në vetëm 3 vjet. Pra, sa më shumë inflacion, aq më shumë rëndohet akciza dhe barra mbi karburantet në përgjithësi dhe aq më shumë taksa mbledh qeveria.

Definicioni më klasik i spekullantit është ai i përfituesit kur të tjerët janë në hall. Ndaj pyetja që shtrohet është e thjeshtë. Kush është spekullanti më i madh në tregun e karburanteve? Përgjigja këtu është mëse e qartë.

Qeveria e ka shumë të lehtë që marxhinalitetin rëndues të taksave ta kthejë në kahun e kundërt dhe ta përdorë si amortizator për të zbutur rritjen e çmimit. Sa më shumë rritet çmimi, aq më shumë ulet taksa për ta mbajtur barrën konstante. Por ajo nuk e bën këtë.

Në fund, ka një shifër që e tregon të gjithë historinë e çmimit të karburanteve, dhe shumë thjesht madje. Nëse qeveria shqiptare do ta taksonte naftën njësoj sa qeveria e Kosovës, apo sa ajo e Maqedonisë së Veriut, sot qytetarët shqiptarë do ta blinin një litër naftë 130 lekë. Me gjithë luftën e Iranit. / kapitali.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Toni says:
    March 8, 2026 at 1:23 pm

    Ngul shkul kete muhabet,eshte sqaruar nje qind here,..apo s’keni ndonje gje te re kunder Rames?

    Reply
    • Vl says:
      March 8, 2026 at 4:09 pm

      Ja ky RQ tjeter po prandaj bejn KM ne shqiperi si u do qefi se ka plot si ky TONI.

      Reply
      • Toni says:
        March 8, 2026 at 8:33 pm

        Mprefe briskun mire o saliban injorant

        Reply
  • rilindja e Dumbabist Ramuth budall shejtanit says:
    March 9, 2026 at 7:47 am

    Fjalia e pare e shkrimit qe do ti mjaftonte kujdo qe ka ne koke tru e jo bajga militanti per te kuptuar se kjo qeveri Rama eshte shkaktari direkt i ketyre cmimeve ne Shqiperi me te lartat ne rajon e nder me te lartat ne Europe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 12 qershor 2026
  • “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, ja thirrja që kanë përhapur protestuesit
  • FOTO: Det me njerëz në Tiranë, në ditën e 12-të të protestës! Marshim kilometrik nga Bulevardi në Astir, koha e heshtjes ka mbaruar!
  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  • Viza “mjekësore” një hakmarrje mizore e Berishës ndaj SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. Belinda on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. nje qytetar on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. Berati on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  5. Deputeti vrases i Europes, "kurves se motit" sipas epikut Fishta on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?