Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Taksat e reja, ministrja e Financave: Profesionistët e lirë do të tatohen 15%
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Taksat e reja, ministrja e Financave: Profesionistët e lirë do të tatohen 15%
AktualitetEkonomiLajmi i fundit

Taksat e reja, ministrja e Financave: Profesionistët e lirë do të tatohen 15%

Published: June 7, 2022
Shpërndaje

Profesionistët e lirë do të taksohen duke nisur nga viti i ardhshëm.

Në një intervistë për Top Channel, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka shpjeguar skemën e taksimit për këtë kategori që deri më tani janë trajtuar si biznes i vogël pa taksa.

Ligji i ri që hidhet se shpejti për konsultim publik sipas saj synon të shmangë evazionin dhe të krijojë barazi në taksim.

- Publicitet -

“Në shumë raste kemi konstatuar shkelje ku një person fizik hap niptin e tij me qëllim për të mos paguar taksa si i punësuar. Ligji e rregullon këtë në dy drejtime, pra duke hequr përjashtimin për profesionet e lira dhe duke pasur një klauzolë, që nuk lejon fragmentimit. 

Brenda ligjit kemi një element që nëse ti si person fizik një përqindje të lartë të aktivitetit tënd e ke me një biznes tjetër, atëherë e kategorizojmë si punësim dhe e taksojmë si punësim. Ne jemi duke konsideruar se cilat do të jenë profesionet që nuk do të jenë më subject i përjashtimit por i tatimit me normën 15% për sa i përket tatimit për personat fizikë”, tha Delina Ibrahimi, ministrja e Financave dhe Ekonomisë.

Por, edhe pse fokusi janë profesionistët e lirë, ligji i ri do të jetë i gjerë dhe do të shtrihet në shumë fusha deri edhe në taksimin për monedhat digjitale.

“Ligji gjithashtu bën disa rregullime sa i përket trashëgimisë, ka nene që flasin për pensionet private vullnetare, ka nene që merren me taksimin edhe të monedhave digjitale.”

Sipas ministres Ibrahimaj përjashtimet aktuale në taksa për sektorë të caktuar do të vazhdojnë të mbeten në fuqi deri në vitin 2029.

“Do të vazhdojnë të qëndrojnë ato përjashtime që ne kemi aktualisht që do të thotë bizneset me qarkullim deri në 14 mln lekë, për sektorin e turizmit, incentivat për sektorin e IT apo për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor”, tha Delina Ibrahimaj, ministrja e Financave dhe Ekonomisë.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Armir says:
    June 7, 2022 at 8:47 pm

    Çfare mekanizmash zoteron shteti per te vleresuar te ardhurat e profesionisteve te lire?

    Reply
  • Arben says:
    June 8, 2022 at 3:47 am

    Ti trashi pak vizat e kokainës edroga, prandaj

    Reply
  • tom says:
    June 8, 2022 at 6:27 am

    Takso njehere pronaret e zyrave te shtetit te cilet shesin vendime gjykata ,urdher arreste ,certifikata pronsie,koncesione,tendera e c”far mund te kene ne dore.Formalizo bizneset qe paraqiten ne formen e organizatave politike,te ojf etj,se keto biznese caktojne pronaret e shtetit qe na grabisin per c’do dite duke i perdorur keto te ardhura per vrasjet me pagese.Me vone meru dhe me profesionet e lira.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?