Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Taksat që ndryshojnë në 2026: Shtohen ato mbi karburantet, ulet kufiri për pagesat me para në dorë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Taksat që ndryshojnë në 2026: Shtohen ato mbi karburantet, ulet kufiri për pagesat me para në dorë
Ekonomi

Taksat që ndryshojnë në 2026: Shtohen ato mbi karburantet, ulet kufiri për pagesat me para në dorë

Published: November 8, 2025
Shpërndaje

Paketa fiskale ose thënë ndryshe grupi i ndryshimeve tatimore që qeveria ka propozuar për të shoqëruar projektbuxhetin e vitit 2026, përfshin falje të detyrimeve tatimore si dhe një sërë rikthimesh tatimesh, në disa raste edhe rritje të tyre.

Paqja fiskale do të jetë edhe një ndër risitë e kësaj pakete e cila do të falë detyrimet dhe gjobat e vjetra 10-vjeçare deri në vitin 2014 ndërsa për vitet e tjera lehtësi me kushte.

Në këtë linjë lehtësuese paketa fiskale vijon edhe për fermerët me një shtysë të drejtpërdrejtë, pasi kompensimi i TVSH-së rritet në 10% të vlerës së faturave të shitjes, për të nxitur formalizimin dhe rritur konkurrueshmërinë e prodhimit vendas. Ndërsa në sektorin e pasurive të paluajtshme për rivlerësimin është propozuar një zbritje e tatimit nga 15% në 5%.

- Publicitet -

Edhe prindërit do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një masë sociale e drejtpërdrejtë. Më konkretisht nga tatimi mbi të ardhurat personale do të zbritet 48 mijë lekë për çdo fëmijë nën 18 vjeç.

“Qeveria kur bën hartimin e paketës ka patur parasysh diku disa sektorë inkurajim pozitiv si subvencion por dhe ne ato pjesë ku ul tatimet për të invalvuar ose ngre për të dekurajuar të cilat nuk kanë impakt pozitiv.  Ndërsa për paqen fiskale me këtë duhet të kemi parasysh se është vij e hollë që e ndanë sa janë të rregullta. Në tërësinë duhet parë nga kuadri kushtetues sesa legale është se ka sensitivitet të lartë dhe ekonomia deformohet padashje”, tha Gjergj Tafa, ekspert fiskal.

Nga ana tjetër rritje të tatimit do të pësojnë disa sektorë. Kryesisht ai i teknologjisë do të largohet nga skema lehtësuese. Nga 5%, tatim-fitimi për IT kthehet në 15%.

Po ashtu dhe akciza do të rritet për disa mallra kryesisht me indeksim prej 1.5% për mallra si birra, nafta, kafe, me përjashtim të cigareve, ku vijon plani i rritjes progresive.

Një masë që pritet të sjellë të ardhura shtesë për buxhetin. Paketa shton edhe një element mjedisor. Taksa e karbonit rritet nga 3 lekë në 4.5 lekë për kilogram.

Një sërë ndryshimesh të tjera do të prekin ligjin e procedurave tatimore. Nisur nga Aktet administrative që do të dërgohen me nënshkrim elektronik, duke zëvendësuar shërbimet postare, subjektet online të publikojnë të dhënat e biznesit, Ulja e kufirit për pagesat me para në dorë, si dhe Detyrimi për pajisje me terminale “POS”.

“Është gjë e mirë ulja e normës së pagesës cash, ul paranë cash në qarkullim. Gjithashtu orienton se të gjithë bizneset të kenë POSe dhe paketa ka lënë hapësira për t’u plotësuar”, shprehet eksperti.

Paketa fiskale pritet të dorëzohet në Kuvend sipas qeverisë, ndërsa është në konsultim me grupit e interesit dhe ndërkombëtarët.

TCH

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Vl says:
    November 8, 2025 at 6:01 pm

    Si perfundim ata qe i kan paguar gjith keto vite paskan qen budallenj.
    Dhe ato taksa qe do ngresh mos thuaj karburanti dhe kafja po thoj troc populli se mbi ate do bjer

    Reply
  • Arben says:
    November 9, 2025 at 7:32 am

    Albania urupiane histori suksesi për trafikantët e drogës që pijnë urupianët
    Rroftë e qoftë allbania urupiane
    Rrofshim e qofshim ne allbanezët urupian.

    Reply
  • Ceni says:
    November 9, 2025 at 8:30 pm

    Mendoj se taksa e karburantit duhet ,te ulet dhe te barazohet me Kosoven dhe Maqedonine e Veriut, reth 40% e mjeteve i sillni verdalle e funizohen ne Mal te Zi. Maqedonine e Veriut e Kosov,pasi kane cmim me te ulet! Pra ne vend qe qarkullimi dhe fitimi te behet ne vendin tone , qarkollon ne vendet fqinje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?