Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Taksat rriten në 2027, paratë do të vazhdojnë të mos shkojnë për kapitalin njerëzor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Taksat rriten në 2027, paratë do të vazhdojnë të mos shkojnë për kapitalin njerëzor
Lajmi i funditopinion

Taksat rriten në 2027, paratë do të vazhdojnë të mos shkojnë për kapitalin njerëzor

Published: November 8, 2026
Shpërndaje

Nga Orgen Peci

Projektbuxheti i vitit 2027 i afrohet për herë të parë kufirit rekord prej 10 miliardë eurosh (976.1 miliardë lekë), por struktura e tij konfirmon një model fiskal që rëndon kryesisht mbi konsumatorët e thjeshtë dhe lë në hije shërbimet bazë publike. Nga çdo 100 lekë të ardhura tatimore që planifikohen të mblidhen, rreth 42 lekë do të sigurohen drejtpërdrejt nga TVSH-ja dhe akcizat — taksa që transferohen direkt te çmimet e konsumit — ndërsa pesha e tatimit mbi fitimin e bizneseve shënon rënie.

Shqipëria vijon kështu të ndahet ndjeshëm nga mesatarja e Bashkimit Europian, duke mbledhur mbi 41.7% të të ardhurave tatimore vetëm nga taksat e konsumit, kundrejt 26.8% që është mesatarja e BE-së.

- Publicitet -

Në anën e shpenzimeve, pabarazia thellohet edhe më tej. Mbi një e treta e shtesës buxhetore i orientohet investimeve kapitale (të cilat arrijnë në 201.5 miliardë lekë), kryesisht në projektet e infrastrukturës rrugore, portuale e mbrojtjes. Ndërkohë, sektorët kritikë për kapitalin njerëzor — arsimi dhe shëndetësia — rriten me ritme minimale prej vetëm 4% dhe 1.5%, që pothuajse amortizohen nga inflacioni i parashikuar.

Veç kësaj, buxheti i 2027-ës nuk parashikon një rritje të përgjithshme pagash për administratën publike, ndërsa fondet shtesë për pensionistët mbeten kryesisht te bonuset e përkohshme dhe jo te rritja e përhershme e pensionit bazë.

Këtë tablo e ndërlikon më tej paaftësia kronike e institucioneve për të ekzekutuar fondet e planifikuara. Pavarësisht se qeveria planifikon rritje të deficitit buxhetor, të dhënat e ekzekutimit tregojnë mosrealizim të lartë të investimeve publike përgjatë vitit.

Ky buxhet konsolidon një deformim strukturor: arkëton më shumë para nga xhepat e qytetarëve përmes rritjes së çmimeve dhe taksave, por dështon t’i kthejë ato në shërbime cilësore, zhvillim të arsimit apo mbrojtje sociale.

Kjo është gabim në një vend si yni që po përballet me tkurrje fatale të popullsisë dhe ikje masive të fuqisë punëtore.

Një shkrim i plotë analitik mund të lexohet duke klikuar KËTU

Dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Dursakja says:
    November 8, 2026 at 7:54 am

    Kur taksat rriten për t’i shërbyer betonit e fasadave dhe jo njeriut, dështimi është i paralajmëruar. Pa një qytetar të formuar e të mbrojtur — që është themeli i çdo zhvillimi të qëndrueshëm dhe paqeje shoqërore — jeta në këtë vend katandiset thjesht si një ndeshje mes gladiatorëve

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Siti “Lin 3” konfirmohet si vendbanimi palafit më i vjetër në Europë
  • Ekspedita e përbashkët shqiptaro-zvicerane ka dokumentuar përmasat gjigande të sitit arkeologjik “Lin 3”
  • Arbëreshët në Siçili i kthejnë sytë nga Shqipëria për zhvillimin e turizmit kulturor
  • Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  • Kushtetuesja, vendim për rastet e Vetingut që ktheu Strasburgu, zgjatet mandati i vëzhguesve ndërkombëtarë

Komentet e Fundit

  1. Fjala on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  2. Rebeluesi on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  3. Dursakja on Taksat rriten në 2027, paratë do të vazhdojnë të mos shkojnë për kapitalin njerëzor
  4. Mentori on Ҫ’ne lidhje me qytetarin!
  5. demo on Ҫ’ne lidhje me qytetarin!

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?