Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Talibanët refuzojnë kërkesën e OKB-së për të drejtat e grave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Talibanët refuzojnë kërkesën e OKB-së për të drejtat e grave
AktualitetBote

Talibanët refuzojnë kërkesën e OKB-së për të drejtat e grave

Published: January 14, 2023
Shpërndaje

Duke iu përgjigjur kërkesës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për heqje të kufizimeve ndaj të drejtave të grave në Afganistan, Qeveria e talibanëve ka thënë se nuk do të lejojë akte që shkelin Ligjin e Sheriatit.

“Emirati Islamik tenton të rregullojë të gjitha çështjet që lidhen me Ligjin e Sheriatit”, ka thënë zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid përmes një deklarate.

“Duke marrë parasysh përgjegjësinë që ka ndaj popullit dhe fesë, Emirati Islamik nuk mund të lejojë akte kundër Sheriatit brenda shtetit”.

- Publicitet -

Zëdhënësi i talibanëve u ka bërë thirrje shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që të kuptojnë kërkesat fetare në shoqërinë tradicionale të Afganistanit dhe të mos i lidhin ato me ndihmën humanitare dhe çështjet politike.

Të premten, 11 shtete u kanë bërë thirrje talibanëve “që menjëherë të kthejnë mbrapsht masat shtypëse kundër grave dhe vajzave” në Afganistan, duke përfshirë sektorin politik, ekonomik, të edukimit dhe hapësirave publike.

Pas kthimit të talibanëve në pushtet, në gusht të vitit 2021, udhëheqësit e linjës së ashpër kanë kufizuar në masë të madhe të drejtat dhe lëvizjen e grave.

Aktualisht gratë dhe vajzat nuk mund të shkollohen pas klasës së gjashtë dhe as të shkojnë në universitet.

Shumë vende të punës tani janë të ndaluara dhe ato nuk mund të udhëtojnë vetëm në distanca të gjata./ REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Alpet.al says:
    January 15, 2023 at 4:59 am

    Agganistani nuk ka nevoje per thirrje te cdo lloji, por ka nevoje per nje plan “Marshall” per tu rindertuar pas shkaterrimeve te nje lufte barbare, per te zhvilluar ekonomine dhe infrastrukturen e komunikacionit, sistemin shendetesor dhe ate arsimor me aktivizimin dhe ndihmen e te gjitha shteteve te zhvilluara si edhe te vete OKB-se. Zhvillimi shumeplanesh i vendit do te sjelle me vete ne menyre te natyreshme edhe liberalizimin e jetes se vendit, emancipimin e grave dhe modernizimin e sistemit te drejtesise, shkeputjen e shtetit dhe te shoqerise nga ndikimet e egzagjeruar te religjionit ne strukturen e familjes dhe te shtetit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  • Kush po lobon në Shtetet e Bashkuara nga Serbia dhe pse?
  • Pse heshtin artistët?
  • Zbardhet dëshmia e 24-vjeçares që u mor peng nga Refit Buzi: Më kërcënoi
  • VIDEO: Zjarr i përmasave të mëdha në Zvërnec, tymi i dendur mbulon Vlorën

Komentet e Fundit

  1. vlora on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  2. ANA on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  3. Toni on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  4. Tiranë on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen
  5. Durrësi on T’i kërkosh Ramës dorëheqjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?