Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Talibanët shpërndajnë me dhunë protestën kundër ndalimit të shkollimit të grave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Talibanët shpërndajnë me dhunë protestën kundër ndalimit të shkollimit të grave
AktualitetBote

Talibanët shpërndajnë me dhunë protestën kundër ndalimit të shkollimit të grave

Published: December 22, 2022
Shpërndaje

Forcat e sigurisë të talibanët përdorën forcë dhe arrestuan disa persona, teksa shpërndan protestën e grave afgane, të organizuar kundër ndalesës që ato të studiojnë në universitete.

Talibanët njoftuan për ndalesën që gratë të ndjekin shkollimin në universitete më 20 dhjetor, përmes një letre që Ministria e Arsimit iu dërgoi institucioneve të arsimit të lartë. Ky vendim u dënua nga komuniteti ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara.

Një grup prej afër 50 grash të veshura me hixhabë dhe disa duke mbajtur maska, u mblodhën në kryeqytetin afgan, Kabul, më 22 dhjetor për të protestuar paqësisht kundër vendimit. Ato brohoritën slogane kundër ndalesës, por u sulmuan dhe protesta u shpërnda nga forcat e sigurisë së talibanëve, thanë për Radion Evropa e Lirë pjesëmarrëset dhe dëshmitarët.

- Publicitet -

Pjesëmarrëset në protestë kishin planifikuar që të mblidheshin jashtë ndërtesës së Universitetit të Kabulit, që është institucioni më i madh dhe më prestigjioz i edukimit në Afganistan. Por, ato ndryshuan vendin e protestës, pasi një numër i madh i forcave të sigurisë u dislokuan para këtij universiteti.

Basira, që ishte pjesëmarrëse në protestë, i tha REL-it se forcat e sigurisë rrahën disa nga pjesëmarrëset dhe i arrestuan, ndërsa të tjerat arritën të largoheshin. Raportohet se edhe një numër i gazetarëve që po mbulonin protestën, janë arrestuar.

“Fatkeqësisht, talibanët sërish e shndërruan protestën tonë në dhunë”, tha ajo.

Ajo shtoi se nuk e di numrin e saktë të grave të arrestuara, por tha se e di që një grua e quajtur Zahra Mandaj është arrestuar së bashku me katër gra të tjera.

Autoritetet talibane nuk kanë komentuar për këtë incident, por Ministria e Arsimit të Lartë, në qeverinë talibane, ka mbrojtur vendimin për ndalimin e shkollimit të grave në arsimin e lartë.

Nida Mohammad Nadim tha gjatë një interviste për televizionin afgan se ndalesa ishte e domosdoshme për të parandaluar përzierjen e studentëve me studentet në universitete, sepse ai beson se disa prej lëndëve që jepeshin në këto universitete shkelin parimet e islamit.

Ai po ashtu tha se studentet kanë injoruar instruksionet islamike, përfshirë edhe mënyrën e veshjes, dhe po ashtu nuk kanë respektuar rregullin që të shoqërohen nga një familjar mashkull sa herë që udhëtojnë.

“Ato po visheshin sikur të shkonin në dasma. Këto vajza nuk kanë ndjekur rregullin e hixhabit”, tha ai.

Autoritetet po ashtu kanë bërë të ditur se vendimi për ndalimin e shkollimit të grave në universitete do të jetë në fuqi deri në një njoftim të ri.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se talibanët po tentojnë të dënojnë gratë afgane “me një të ardhme të errët dhe pa mundësi” duke ua pamundësuar atyre që të ndjekin shkollimin në universitete.

Më 22 dhjetor, Turqia dhe Arabia Saudite u bënë shtetet e fundit me shumicë myslimane që dënuan vendimin e talibanëve.

Kombet e Bashkuara kanë kërkuar nga talibanët që të tërheqin menjëherë vendimin.

Shtetet e Grupit Shtatë (G7) po ashtu thanë se ndjekja në bazë gjinore përbën krim kundër njerëzimit, duke dënuar fuqishëm vendimin për ndalimin e grave që të shkollohen në universitete./REL

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • LEON says:
    December 22, 2022 at 10:05 pm

    Vete i deshet Talibanet,Durojini.

    Reply
  • Andis says:
    December 23, 2022 at 3:48 am

    Talebanet deshet Europa le ti mbajne tani si pulle poste edhe per disa vite.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Horoskopi 22 Korrik 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
  • Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot
  • Të akuzosh me algoritmin, ndërsa e përdor vetë për të prodhuar mbështetje fiktive dhe për të denigruar kritikën
  • Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade
  • 56 vjeçarja shqiptare gjeti vdekjen pas rënies në një pusetë në Manhatan, familja ngre padi

Komentet e Fundit

  1. Propaganda dhe realiteti. on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. Lala i Lushnjes on ​Falsifikohet me AI fotoja e Iris Luarasit me diplomatin
  3. sinqeritet pushtetar on Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade
  4. Tafil Buzi on ​Falsifikohet me AI fotoja e Iris Luarasit me diplomatin
  5. Anonymous on Revoltë në Përrenjas, kundër bashkimit me Librazhdin: Nis firmosja e një peticioni

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?