Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Talo Çela lëviz në Tiranë me Audi Q8, u takua në hotel me personazhin e njohur të krimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Talo Çela lëviz në Tiranë me Audi Q8, u takua në hotel me personazhin e njohur të krimit
AktualitetKronike

Talo Çela lëviz në Tiranë me Audi Q8, u takua në hotel me personazhin e njohur të krimit

Published: September 19, 2022
Shpërndaje

Talo Çela vijon të mbetet një ndër personat më të kërkuar në Shqipëri pas një morie atentatesh që policia dyshon se ai është organizator apo autor i tyre.

Për herë të fundit, Talo Çela dyshohet se është parë në publik në maj të këtij viti ku gjatë një atentati mbeti i plagosur Nuredin Dumani.

Pas këtij atentati, Dumani tregoi gjithçka duke zbërthyer vrasjet dhe krimet e tjera që kishte bërë vetë apo bashkë me Talo Çelën.

- Publicitet -

Policia ka qenë në ndjekje të përhershme të Çelës edhe pse nuk ka mundur ta kapë dot. Sipas një dokumenti të klasifikuar, Talo Çela është parë të lëvizë në fund të gushtit të vitit të shkuar në një hotel në Rrugën e Dibrës në Tiranë ku edhe ka qendruar aty.

Në dokument thuhet se Çela lëvizte me një Audi Q8 ngjyrë blu dhe është parë një herë të lëvizë me një grua në makinë, si edhe radhën tjetër është ulur në një hotel në të zonë me tre persona të tjerë.

Një informator i policisë e ka konstatuar Çelën të qendrojë në praninë e një personazhi të njohur të krimit në vend, i përfshirë në një konflikt të hapur me një tjetër grup kriminal që operon në zonën e Tiranës Laçit dhe Lezhës.

Policia dyshonte në atë kohë se ky takim ishte bërë me qëllimin që personazhi i njohur i krimit të porosiste Talon Çelën për të vrarë kundërshtarin më të madh të tijin në atë kohë, i cili lëvizte lirshëm nëpër Tiranë edhe pse kërkohej nga policia si edhe armiqtë e tij.

Talo Çela akuzohet për një mori vrasjesh në Shqipëri, ndërsa prishja e pazareve me Nuredin Dumanin i ktheu aleatët e djeshëm në armiq të betuar. Policia dyshon se Dumani erdhi pikërisht për të ekzekutuar Talo Çelën në maj të vitit 2022, por u tradhtua dhe Talo Çela shkoi t’i bënte atentat duke e plagosur.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    September 19, 2022 at 11:07 am

    O shteti! O shtet leshi! Nderprisni kerkimet!
    Keta e gjejne vete njeri tjetrin.

    Reply
  • Patriot says:
    September 19, 2022 at 11:27 am

    O Demo po si do te marrin rrogat nga taksa paguesit e varfer policia, prokurorija, agjentet policore, gjykatat, fshn, gazetaret Kazan, etj, etj. Ke degjuar ndenjehere te behet bilance sa para mblidhen nga taksat dhe si do te investohen ( ne fabrika, uzina,) ku do te happen vende te reja pune. Te gjitha investimet me PPP megjithese ky system eshte totalish I deshtuar per te mire e publikut ato vazhdojne sepse eshte shume I sukseshem per xhepat e tyre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tërmetet në Venezuelë vrasin 920 persona, në vend mbërrijnë ekipet ndërkombëtare të shpëtimit
  • Deputeti i gjelbër Mijatović: Larg duart nga Vjosë-Narta
  • LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  • Horoskopi për ditën e sotme, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë
  • Temperatura përvëluese deri në 36 gradë Celsius, moti për sot

Komentet e Fundit

  1. K R on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  2. Taraboshi on Kur media humbet memorien për shqiptarët nga Shqipëria që protestonin masivisht në Kosovë
  3. Anonymous on Mbi 200 akademikë nga e gjitha bota, letër publike në mbështetje të protestave masive në Shqipëri
  4. Dino on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  5. Laert on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?