Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Tatimet paralajmërojnë 37.5 mijë bizneset që deklarojnë paga nën tregun: Do fillojmë kontrollet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Tatimet paralajmërojnë 37.5 mijë bizneset që deklarojnë paga nën tregun: Do fillojmë kontrollet
EkonomiLajmi i fundit

Tatimet paralajmërojnë 37.5 mijë bizneset që deklarojnë paga nën tregun: Do fillojmë kontrollet

Published: November 8, 2024
Shpërndaje

Drejtoria e Tatimeve, në një shkresë dërguar tatimpaguesve në systemin e tyre E-filing i ka paralajmëruar subjektet që janë konsideruar me risk, pasi dyshohet që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre, që të reflektojnë deri në datën 20 nëntor.

Në të kundërt, subjektet me risk do të jenë objekt kontrolli dhe monitorimi të vazhdueshëm në periudhën në vijim. Shkresa u është dërguar 37.331 tatimpagues të identifikuar me risk në fushën e informalitetit të pagave pasi ata kanë një përqindje të lartë të punonjësve me pagë minimale dhe të profesioneve të specializuara me paga që nuk përputhen me tregun. Këta tatimpaguese pavarësisht njoftimit të pare të dërguar në fillim të muajit tetor nuk kanë reaguar ende.

“Nga analiza e të dhënave që Administrata Tatimore ka kryer bazuar në vetëdeklarimin që keni bërë në muajin shtator 2024, rezulton se në listëpagesën tuaj ka përqindje të lartë të punonjësve me pagë minimale dhe të profesioneve të specializuara me paga që nuk përputhen me tregun.

- Publicitet -

Për këtë arsye, Administrata Tatimore ju konsideron subjekt me risk në fushën e informalitetit të pagave!

Në datën 1 tetor 2024, Administrata Tatimore ju është drejtuar me një mesazh të personalizuar, në llogarinë tuaj në e-Filing, nëpërmjet të cilit ju inkurajonte të deklaronit me saktësi dhe vërtetësi pagat e punonjësve tuaj brenda 20 tetorit 2024, por ju nuk keni reflektuar pavarësisht njoftimit.

Sa më lart, Administrata Tatimore falë qasjes këshilluese, në zbatim të fushatës ndërgjegjësuese që ka ndërmarrë ju jep një mundësi të dytë për të deklaruar me saktësi dhe vërtetësi në listëpagesën e radhës, datë 20 nëntor, për të korrigjuar situatën tuaj.

Nëse kjo nuk ndodh edhe pas njoftimit të dytë, ju bëjmë me dije se ju do të jeni objekt kontrolli dhe monitorimi të vazhdueshëm në periudhën në vijim.

Ju kujtojmë se: “Deklarimi i pavërtetë i këtyre të dhënave përbën shmangie tatimore dhe si i tillë përbën kundërvajtje administrative dhe penale, sipas Ligjit 9920/2008, ‘Për Procedurat Tatimore në RSH’, i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 7961, datë 12.7.1995 ‘Kodi i Punës i Republikës së Shqiperisë’ i ndryshuar”!

Besimplotë se kjo përpjekje e përbashkët do të gjejë mirëkuptimin dhe vlerësimin tuaj për të vendosur barazi sociale për punonjësit dhe do të ulë informalitetin e pagave”, thuhet në letrën e firmosur nga drejtori i tatimeve, Ilir Bina.

Në fillim të muajit tetor Administrata Tatimore u nisi subjekteve një mesazh sensibilizues, në kuadër të nismës së Qeverisë Shqiptare, për hartimin e një Plani Kombëtar që garanton pagesën e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore për pension të sigurt në të ardhmen.

Tatimet njoftuan se, do të vlerësojnë, analizojnë, evidentojnë dhe trajtojnë të gjitha rastet e fenomeneve dhe tatimpaguesve me risk në këtë fushë. Ajo do të monitorojë të dhënat që vetë subjektet deklarojnë, do të kryqëzojnë informacionin nëpërmjet sistemeve informatike që disponon, si dhe me palë të treta për çdo informacion që lidhet me punonjësit.

Drejtoria e Tatimeve bëri të ditur një ditë më parë se pas njoftimit të përgjithshëm (pop up) 130 mijë tatimpaguesve në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar deri në fund të shtatorit 2024, rreth 9.000 tatimpagues kanë reaguar pozitivisht duke reflektuar saktësi në deklaratatat e listëpagesave të tyre, pas njoftimit të parë të Administratës Tatimore, duke rritur fondin e deklaruar të pagave me një total prej 1.25 miliard lekësh.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Arben says:
    November 8, 2024 at 9:11 am

    Sigurimet shoqërore nuk janë tatime, janë paratë private që Edvin drogaxhiu i vjedh
    Hajdeni do merrni ju kusurin e edrogës, një p….. ballit

    Reply
    • prec ulaj says:
      November 8, 2024 at 1:09 pm

      Qeveria dhe tatimet kane hapur nje numer telefoni falas per te denoncuar mosdeklarimin e pagave.

      Reply
  • Mirësia says:
    November 8, 2024 at 9:14 am

    Ja origjina e oligakëve të soçëm. Ata janë grabitës të gjithë pasurisë kombëtare në bashkëpunim me të ashtuquajtur politikanë. Grabitën, miniera, gurore, fabrika, uzina, kantjere ndërtimi hidrocentrale, arsenalin ushtarak të shtetit shqiptar, fondet e ambasadave shqiptare në vend të huaj, shpërdoruan të gjithë teknologjinë bashkëkohore që ishte importuar, nëndetëset, dhe mbas kësaj me firmat piramidale e veshën lakuriq dhe i lanë vetëm shpirtin. Mbas kësaj tragjeditë e popullit tim ishin të panumërta. Vrasje, vetëvrasje, depresion në masë, njërëz që kaluan në drama familjare, spitalet filluan të mbusheshin me të sëmure psiqikë. Të rinjtë filluan të merrnin rrugët e mërgimit se shpresa për të jetuar kish humbur.
    Tani rrëmbyesit u bënë oligarkë dhe politikanë që në kohën e sotme janë bërë një shtresë e privilegjuar e shoqërisë shqiptare që jetojnë në lluks që nuk mund ta shihnin në ëndërr. Dhe janë pikërisht këto që kryeministri duket se i kërkon lëmoshë për të moshuarit, për të moshuarit e ndershëm që me gjakun e djersën e tyre u pasuruan këta oligarkë
    Kapital i këtyre oligarkëve nuk ishte djersa e baballarëve te tyre por,djersa dhe gjaku i pensionistëve të sotëm që kryeministri i vendit i kërkon lëmoshë për ta. Por ka qenë pikërisht politikanët që e kanë poshtëruar këtë popull. Ja dhe vjedhja e floririt nga Berisha dhe më vonë Meta çfarë ishte.?ja si është luajtur me këtë popull dhe fëmijët e tyre kështu po vazhdojnë. Mësoni o të rinj historinë 30 vjeçare që të orientoheni drejt në vendimmarrjet e juaja në jetë kudo qofshit!

    Reply
  • Tartari says:
    November 8, 2024 at 12:45 pm

    Si ta kuptoj shifren 37.5 mije bisnese?

    Reply
  • Je i modh tartaro says:
    November 9, 2024 at 1:40 pm

    Pyetje me vend

    Reply
  • Mico says:
    November 9, 2024 at 7:53 pm

    Ooo popull sa shum gjera been ne kurizin tend

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shifrat e një Shqipërie që po tkurret: Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet
  • Media hollandeze: Kush e merr seriozisht zgjerimin duhet të jetë në gjendje të garantojë shtetin e së drejtës
  • Gjykata Kushtetuese kundërshton raportin e Avokaturës së Shtetit, zbulohet arsyeja
  • Qeveria miraton paketën e re të vendimeve, nga shpronësimet te zhvillimi i ekonomisë malore
  • Dhunuan 17-vjeçaren, dy vajzat në Fier vihen në pranga

Komentet e Fundit

  1. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  2. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  3. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. durrsaku on Një cirk i dështuar
  5. Fjalë me vend on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?