Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të akuzosh me algoritmin, ndërsa e përdor vetë për të prodhuar mbështetje fiktive dhe për të denigruar kritikën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Të akuzosh me algoritmin, ndërsa e përdor vetë për të prodhuar mbështetje fiktive dhe për të denigruar kritikën
Lajmi i fundit

Të akuzosh me algoritmin, ndërsa e përdor vetë për të prodhuar mbështetje fiktive dhe për të denigruar kritikën

Published: July 22, 2026
Shpërndaje

Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se qindra profile të rreme janë hapur së fundmi për të shpërndarë njëherazi propagandë qeveritare dhe mesazhe të koordinuara kundër mbështetësve të protestës.

Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli riktheu në vëmendje përmes një statusi në Facebook më 14 korrik një konflikt të dikurshëm me ish-ministren e Kulturës për atë që ai e quajti “algoritmi fake”.

Në kohën kur ishte në detyrë, Çuli thotë se i ishte kërkuar që të shpërndante dhe të pëlqente postimet e Ministrisë dhe institucioneve të varësisë në rrjetet sociale – një praktikë e gjithëpërhapur mes administratës publike, të cilën ai e konsideroi “sakrificë të përditshme profesionale për një like më tepër”.

- Publicitet -

Sipas tij, ish-ministja Elva Margariti ia kishte prezantuar kërkesën si porosi të kryeministrit.

Regjisori dhe aktori Hervin Çuli e drejtoi Teatrin Kombëtar për dy mandate gjatë viteve 2014-2022, por beteja e qeverisë për të dominuar rrjetet sociale nuk duket se ka ndryshuar.

“Skema ishte e thjeshtë,” shpjegoi Çuli në një bisedë telefonike për BIRN.

“U krijua një grup Whatsapp-i me të gjithë drejtorët e ministrisë së Kulturës dhe aty duhej të shpërndanin aktivitetet dhe të shpërndanin atë që postohej,” shtoi ai, duke theksuar se kjo u përcillej edhe vartësve. “Aty bëheshin postimet dhe duhej t’i shpërndaje dhe pëlqeje”.

I gjendur prej 50 ditësh përballë protestave maratonë që kërkojnë dorëheqjen e tij, kryeministri Edi Rama akuzoi mes të tjerash edhe algoritmin e rrjeteve sociale se i ka hedhur “benzinë zjarrit” të revoltës qytetare.

“Sa më shumë shikueshmëri, aq më shumë ndikim. Sa më shumë ndikim, aq më shumë pushtet. Mbi kë? Mbi skllevërit e algoritmeve, mbi të gjithë ne,” deklaroi Rama në një mbledhje me grupin parlamentar të PS.

Por të dhënat e siguruara nga BIRN sugjerojnë se gjatë ditëve të nxehta të protestave, platformat e rrjeteve sociale u përmbytën nga qindra llogari të rreme, të cilat shpërndajnë njëherazi propagandën qeveritare si dhe sulme të koordinuara ndaj mbështetësve të protestës.

Mekanizmi është thuajse identik me atë që përdor administrata publike, ku videot e përgatitura nga zyrat e PR-it të qeverisë dhe memet e gatshme shpërndahen njëkohësisht nga një ushtri dixhitale e fshehur pas profileve fantazmë.

Sipas ekspertëve të teknologjisë së informacionit, kjo teknikë përdoret për të krijuar idenë e rreme të një mbështetjeje publike, po aq sa për të sulmuar kundërshtarët.

“Kur veprojnë në numër të madh dhe në mënyrë të sinkronizuar, algoritmet e rrjeteve sociale mund ta interpretojnë këtë aktivitet si interes organik, duke i dhënë përmbajtjes më shumë shtrirje,” tha Besmir Semanaj, ekspert IT.

Zyra e shtypit e kryeministrit mohoi lidhjen mes profileve të rreme dhe punonjësve të administratës.

“Nuk ka asnjë urdhër a koordinim të administratës për këtë gjë nga qeveria, madje qeveria e konsideron absurd këtë pretendim,” tha një këshilltare për mediat e kryeministrit. Ish-ministrja e Kulturës, Elva Margariti, refuzoi të komentonte mbi statusin e Hervin Çulit.

Propagandë dhe fushata denigruese

Teknika e shpërndarjes masive të përmbajtjes nga shumë aktorë njëkohësisht njihet nga studiuesit si “sjelljes joautentike e koordinuar”.

Në një publikim të vitit 2025 në Sage Journals, studiuesit Richard Rogers dhe Nicola Righetti theksojnë se qëllimi kryesor i kësaj sjelljeje është gënjimi i algoritmeve që përdorin rrjetet sociale, përmes imitimit të “angazhimit organik”.

Kjo nuk është diçka e re në Shqipëri. Gjatë fushatës së fundit elektorale, qindra profile që përfundonin në mënyrë unike “.2025” u përdorën për të komentuar apo sulmuar kandidatë të ndryshëm. Njësoj si në kohë zgjedhjesh, qindra profile të rreme janë hedhur në hapësirat virtuale të rrjeteve sociale, duke targetuar këtë herë protestën.

BIRN identifikoi mbi 100 profile të rreme në Facebook dhe Instagram, të krijuara mes datave 28-30 qershor. Një pjesë e madhe e tyre u identifikuan duke monitoruar manualisht postimet e kryeministrit në Facebook dhe personat që i kishin shpërndarë ato.

Profilet nuk e fshehin përkatësinë, pasi përdorin kryesisht si pseudonim emra qytetesh dhe lidhje direkte me Partinë Socialiste, të tilla si “Edi Rama per Shqiperine 2030”, “kolonjasot2030” apo “Bulqiza e së Ardhmes 2030”.

Edhe pse kanë emra të ndryshëm, profilet shpërndajnë përmbajtje të njëjtë propagandistike. Por ndryshe nga profilet reale që shpërndajnë kryesisht postime pozitive në favor të qeverisë, profilet e rreme përdoren masivisht për të sulmuar apo delegjitimuar protestën apo mbështetës të saj.

Të targetuar janë kryesisht drejtuesit e partive të vogla parlamentare, Agron Shehaj dhe Arlind Qorri, personazhe që kanë treguar protagonizëm në protestë dhe deri te këngëtarja Dua Lipa, e cila mbajti së fundmi një qëndrim pro protestës që zhvillohet prej fillimit të qershorit në Tiranë.

Postimet në këto faqe, memet apo fotomontazhet janë shpesh identike nga njëri profil në tjetrin. Por edhe pse duket se ato nuk marrin fare vëmendje, kjo nuk i bën të padëmshme.

Deputetja Marjana Koçeku i tha BIRN se u përball me një fushatë të egër denigruese online, pasi deklaroi se po shkëputej nga Partia Socialiste për shkak të protestave.

“Ishin profile të reja dhe përdornin gjuhë denigruese e fyese. I kam ruajtur të gjitha, zgjati disa ditë,” tha Koçeku për BIRN.

Edhe aktivistja Sidorela Vatnikaj e gjeti veten të targetuar online për shkak të angazhimit të saj në protestë, përmes sulmeve masive të dirigjuara nga profile false apo nga profile reale militantësh partiakë.

“Këta kryesisht synojnë të shajnë individin, të thonë ‘je e Sorosit’ etj. Pati një rast që më përmendën edhe partnerin,” thotë Vatnikaj, duke theksuar se gjatë sulmeve përdoret shpesh gjuhë diskriminuese krahinore, me etiketime si “maloke” apo të “dhunshme”.

Patronazhimi dixhital

Ish-zyrtarë të administratës publike i thanë BIRN se mazhoranca qeverisëse përdor prej vitesh një makineri dixhitale që mirëmbahet përmes një strukture monitorimi dhe ka në krye një “Koordinator Dixhital”.

Sipas tyre, mekanizmi ushqehet nga produktet e prodhuara nga zyrat e PR-it dhe përfshin pothuajse të githa degët e administratës, përmes linjave hierarkike që justifikoheshin me pretekstin e transparencës, por që ishin thellësisht kontrolluese.

Një ish-zyrtare e qeverisjes qendrore i tha BIRN se kishte qenë pjesë e grupeve të WhatsApp-it ku hidheshin postimet dhe gjithçka monitorohej.

“U punësuan njerëz konkretë për këtë, vajza me çanta Chanel, që nuk bënin asgjë tjetër. Çdo gjë kontrollohej normalisht dhe kishin një sistem për vlerësim,” tha ajo në kushtet e anonimatit.

Kjo praktikë konfirmohet edhe nga një tjetër ish-punonjëse në nivele më të ulëta të administratës, e cila thekson se në këto grupe hidheshin postimet që duhej të shpërndaheshin në profilet e tyre në rrjetet sociale dhe të pëlqeheshin me detyrim, sidomos gjatë fushatës.

“Nëse një person në grup nuk ishte aktiv mjaftueshëm, i tërhiqej vëmendja me mesazhe të tipit ‘nuk je aktiv’,” thotë ajo, duke shtuar se çdo ndërveprim shënohej me përpikëri dhe kishte një sistem vlerësimi.

Ish-zyrtarët i thanë BIRN se për të identifikuar personat që ishin pjesë e këtij sistemi patronazhimi dixhital, mjafton të ndjekësh se kush i pëlqen dhe i shpërndan postimet e një X ministri të caktuar.

“Dallojnë se në këto profile, edhe pse reale, nuk ka asgjë personale, por vetëm ndarje postimesh politike,” tha një prej tyre.

“Është më e lehtë në faqet e personazheve publikë që kanë më pak shpërndarje,” na sugjeroi një tjetër ish-funksionar.

Këto shpjegime e çuan BIRN të identifikonte më shumë profile të rreme të krijuara në fund të qershorit, sikurse edhe një numër personash të punësuar në administratë që ndanin dhe pëlqenin qëndrimet politike të përfaqësuesve të shumicës, përfshirë edhe qëndrimet kundër protestës.

Për shembull, një postim i ish-zv. kryeministres Belinda Balluku, që krahasonte protestën e fundit me sulmin ndaj kryeministrisë në vitin 1998, u nda nga një numër punonjësish të administratës publike, bashkive apo kompanive publike në Fier, Patos dhe Lushnjë.

Në ndjekje e këtyre profileve, pas të cilave ka persona realë, vëren gjithashtu se ata nuk ndajnë vetëm përmbajtje politike, por edhe videot e perëndimit të diellit në det, të postuara nga Balluku.

Vladimir Karaj – Reporter

Titulli është i redaksisë. Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Një nga krizat më të rënda shëndetësore të dekadave të fundit ka përfshirë qytetin e Gostivarit
  • SHBA dhe Arabia Saudite firmosin pakt 30-vjeçar bërthamor, në lojë dhjetëra miliarda dollarë
  • Alarm për stuhi të forta të premten, meteorologia: I gjithë territori i rrezikuar
  • Shqipëria “jeton për t’u ushqyer”, shpenzimet për ushqime sa 20.4% e ekonomisë, rekord në Europë
  • Stuhia në Himarë, humb jetën gjatë ndërhyrjes për rregullimin e defektit punonjësi i OSHEE-së

Komentet e Fundit

  1. Moment Serioz on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. nastradini on ​Falsifikohet me AI fotoja e Iris Luarasit me diplomatin
  3. ANA on Si u shndërrua Shqipëria në vendin me koston e lartë të jetesës në Ballkan brenda një dekade
  4. Propaganda dhe realiteti. on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Lala i Lushnjes on ​Falsifikohet me AI fotoja e Iris Luarasit me diplomatin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?