Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të ardhurat për frymë rriten, por shqiptarët mbeten me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Të ardhurat për frymë rriten, por shqiptarët mbeten me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
EkonomiLajmi i fundit

Të ardhurat për frymë rriten, por shqiptarët mbeten me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

Published: May 1, 2026
Shpërndaje

Në Shqipëri, 44.5% e familjeve me fëmijë dhe 37% e familjeve që nuk kanë fëmijë, konsiderohen në rrezik varfërie ose përjashtim social, sipas të dhënave të bëra publike nga Eurostat, që mat treguesin (AROPE- At risk of poverty or social exclusion).

Kjo do të thotë që të paktën 37% e familjeve në vend ndodhën në të paktën një nga tre situatat: në rrezik varfërie, përballen me privim të rëndë material dhe social, ose jetojnë në një familje me intensitet shumë të ulët pune.

Personat numërohen vetëm një herë, edhe nëse preken nga më shumë se një prej këtyre kushteve. Konkretisht, në Shqipëri 44.5% e familjeve në Shqipëri, ose kanë të ardhura sa 60% e medianës kombëtare, ose nuk paguajnë dot fatura, shpenzimet e papritura, pushimet, ushqimet, ose jetojnë në një familje ku shumica e anëtarëve punojnë shumë pak, ose një kombinim i disa prej këtyre kushteve.

- Publicitet -

Shqipëria e ka këtë tregues më të lartin në Europë dhe shumë mbi mesataren europiane prej 19.8% për familjet pa fëmijë dhe 22.1% për familjet me fëmijë (20.9% mesatare).

Përkundrejt rritjes së kënaqshme ekonomike në shifra dhe treguesve stabël makro, që ka pasur vendi vitet e fundit, niveli i lartë i këtij treguesi është një sinjal, që zhvillimi nuk ka qenë gjithëpërfshirës, përsa kohë që varfëria në vend vijon të jetë e lartë.

Të ardhurat për frymë të Shqipërisë, sipas të dhënave të fundit të FMN-së për vitin 2026 janë 12.5 mijë dollarë, nga 4.1 mijë dollarë në vitin 2010. Shqipëria ia ka kaluar Maqedonisë së Veriut, që e ka këtë tregues rreth 12 mijë dollarë për të njëjtën periudhë, ndërsa në 2010-n e kishte 4.8 mijë dollarë. Por, fuqia blerëse e shqiptarëve mbetet më e ulët se në Maqedoni, pavarësisht të ardhurave të rritura.

Varfëria e familjeve shqiptare është shumë e lartë se e rajonit. Në Mal të Zi, në rrezik varfërie janë 23% e familjeve pa fëmijë dhe 34.8% e familjeve me fëmijë. Në Serbi, këta tregues janë përkatësisht 27.6 dhe 21.4 (i vetmi në rajon ku familjet më fëmijë kanë nivel më të ulët varfërie se ato me fëmijë).

Edhe Maqedonia e Veriut, të cilës ia kaluam së fundmi për të ardhurat për frymë, ka 24.4% të familjeve pa fëmijë në varfëri dhe 29% të atyre me fëmijë. Mungojnë të dhënat për Kosovën dhe Bonjën.

Për të ardhurat për frymë, sipas FMN-së, kryeson Serbia (17.2 mijë dollarë) e ndjekur nga Mali i Zi (16.4 mijë dollarë). Bosnja dhe Kosova renditen poshtë Shqipërisë, me përkatësisht 10.7 mijë dollarë dhe gati 9 mijë dollarë.

Kur konsiderohesh në rrezik varfërie

Sipas Euriostat, Treguesi “në rrezik varfërie” mat përqindjen e personave që jetojnë me të ardhura më të ulëta se një prag i caktuar në vendin e tyre. Sipas Eurostat, një person konsiderohet në rrezik varfërie nëse të ardhurat e tij të disponueshme (pas transfertave sociale) janë nën 60% të të ardhurave mediane kombëtare.

“Norma e privimit të rëndë material dhe social” (SMSD) mat përqindjen e popullsisë që nuk mund të përballojë financiarisht disa nevoja bazë të jetesës. Sipas Eurostat, një person konsiderohet në privim të rëndë material dhe social nëse nuk mund të përballojë të paktën 7 nga 13 elemente bazë, si pagesa e faturave, shpenzimet e papritura, pushimet, ushqimi i rregullt, interneti apo pjesëmarrja në aktivitete sociale.

Norma e privimit të rëndë material dhe social (SMSD) mat përqindjen e popullsisë që nuk mund të përballojë financiarisht disa nevoja bazë të jetesës. Sipas Eurostat, një person konsiderohet në privim të rëndë material dhe social nëse nuk mund të përballojë të paktën 7 nga 13 elemente bazë, si pagesa e faturave, shpenzimet e papritura, pushimet, ushqimi i rregullt, interneti apo pjesëmarrja në aktivitete sociale.

Personat që jetojnë në familje “me intensitet shumë të ulët pune” janë ata që jetojnë në familje ku anëtarët në moshë pune kanë punuar 20% ose më pak të potencialit të tyre total të punës gjatë vitit.

Sipas Eurostat, në vitin 2025, rreth 92.7 milionë persona në BE ishin në rrezik varfërie ose përjashtimi social, sa 20.9% e popullsisë së përgjithshme. Norma AROPE ndryshonte ndjeshëm mes vendeve të BE-së. Bullgaria, me 29.0%, Greqia, me 27.5%, dhe Rumania, me 27.4%, raportuan përqindjet më të larta të personave në rrezik varfërie ose përjashtimi social në vitin 2025. Në të kundërt, Holanda, Sllovenia, Polonia dhe Çekia kishin nivele më të ulëta se 16.0%.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Vl says:
    May 1, 2026 at 8:18 am

    Pse kshu ne e kemi rogen mesatare 900e le qe harrova un cmimet i kemi me te lartat se be Europe prandaj
    E u QR e ku ti kin.

    Reply
  • Cub i vorfën says:
    May 1, 2026 at 10:10 am

    Ah jo, kampion jemi dhe në sporte të tjera të rënda…

    – Në varfëri: “GOLD”
    – Në ngritje pjeshke: “SILVER”
    – Në mundje: “BRONZE”

    Eh sa majr me ken… cub i vorfën

    Reply
  • Aldrin says:
    May 1, 2026 at 1:51 pm

    Alo, Satelliti Hapesinor. Alo, Alo..
    Po na rrezikohet Akademia Baritore Satellitore ku mesojne Bagetia dhe Zeqinete E Rilindjes si te vjedhin.
    Kerministria ka dale LIVE me PORDHCAST te RAMUTIT
    Qe kur u dogj Satelliti Flet Ramuti me Pordhkast
    E zbriti Zinjalin RIlindor ne Toke, nga Qielli Madheshtor i Gjigantit Ramut, tek Microfoni i Frymezimeve Pordhetike te Investitoreve Strategjike.
    Keni cte hani o Popull i zhuritur per pak orgji kafehanesh
    Hani dokrat e Ramutit, Ato ju bejne mire.
    Dhe nje shqelm bytheve ne fund,
    Dhe, ky eshte Pordhkasti me madheshtor qe ka pare Bota

    Reply
    • Asnjëansi says:
      May 1, 2026 at 3:55 pm

      Aldrinp rrugaç i qelbur I rritur buzë lumenjve, jevg dru me pre .

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?