Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të ardhurat shtesë që do përfitoni nëse shtyni moshën e daljes në pension
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Të ardhurat shtesë që do përfitoni nëse shtyni moshën e daljes në pension
Ekonomi

Të ardhurat shtesë që do përfitoni nëse shtyni moshën e daljes në pension

Published: July 26, 2022
Shpërndaje

Të gjithë personat e siguruar që plotësojnë kushtet për të përfituar pension, por që duan të vijojnë të punojnë, mund të aplikojnë për shtyrje të moshës së daljes në pension. E nëse marrin një vendim të tillë do të mund të përfitojnë edhe një shtesë mbi pensionin.

Sipas kushteve të përcaktuara në ligjin për sigurimet shoqërore, çdo i siguruar, që ka plotësuar kushtet për pension pleqërie, do mund të marrë shtesë në masën 0,5 për qind të pensionit për çdo muaj që shtyn datën e daljes në pension dhe vazhdon të paguajë kontribute nëpërmjet skemës së sigurimeve shoqërore.

“Përfituesi i pensionit të pleqërisë, që ndërpret pensionin, vazhdon të punojë dhe paguan kontribute, merr shtesë mbi pension në masën 0,5 për qind për çdo muaj ndërprerjeje. Kjo shtesë llogaritet mbi atë masë pensioni që rezulton pas rritjeve dhe indeksimit që ka pësuar pensioni gjatë kohës së ndërprerjes”, bëjnë me dije autoritetet e sigurimeve shoqërore.

- Publicitet -

Lidhur me kushtet e përfitimit të pensionit të pleqërisë, bëhet e ditur se personat e siguruar që kanë plotësuar jo më pak se 15 vite sigurim shoqëror, kanë të drejtë për pension pleqërie, kur të arrijnë moshën e përcaktuar në nenin 92, ligjit për sigurimet shoqërore. Ndërsa nënat që kanë lindur 6 a më shumë fëmijë, të cilët janë rritur më shumë se 8 vjeç, kanë të drejtë të dalin në pension kur mbushin moshën 55 vjeç dhe kanë 30 vjet sigurim. Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, shumëzuar me pensionin social. Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, e llogaritur sipas nenit 59, të ligjit për sigurimet shoqërore. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.

Prej datës një maj, sportelet e pritjes pranë Drejtorive Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, Degëve të Sigurimeve Shoqërore dhe Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore kanë nisur të funksionojnë vetëm online, çka do të thotë se të gjitha procedurat e aplikimit për pensione apo përfitime të tjera të skemës së sigurimeve shoqërore mund të bëhen vetëm online. Qytetarët duhet që të gjitha aplikimet t’i bëjnë nëpërmjet platformës “e-albania”, dhe në rastet kur aplikimet kanë dokumente shoqëruese, ato do të dërgohen nëpërmjet Postës Shqiptare pranë strukturave rajonale të sigurimeve shoqërore ku dhe kanë bërë aplikimin, sipas kushteve të përcaktuara.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, Ministria e Shëndetësisë për të plagosurit: 6 persona vijojnë të marrin trajtim te Trauma
  • PS i vendos ultimatum opozitës për reformën zgjedhore, ekspertët kërkojnë konsensus
  • Protesta 8-orëshe para Ministrisë së Arsimit, 16 persona të arrestuar nga Policia
  • Rama anulon mbledhjen e grupit të PS që do mbahej sot
  • Parashikimi i horoskopit 14 Tetor 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Ytt patronazhist muti on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  2. Mut ti, mut kush te ka bere on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  3. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  4. Skypion on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Poshte patronazhistet si anonymous on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?