Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të barazosh viktimizues e të viktimizuar? Vëllezërit në Hagë po i dënon pikërisht propaganda e kësaj mendësie
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Të barazosh viktimizues e të viktimizuar? Vëllezërit në Hagë po i dënon pikërisht propaganda e kësaj mendësie
opinion

Të barazosh viktimizues e të viktimizuar? Vëllezërit në Hagë po i dënon pikërisht propaganda e kësaj mendësie

Published: June 12, 2022
Shpërndaje

 

Nga Edona Llukaçaj

Samiti i rradhës i Ballkanit të Hapur, që u mbajt në Ohër këtë javë, rezultoi edhe në nënshkrimin e katër memorandumeve të tjera të bashkëpunit mes tre shteteve që janë pjesë e tij.

- Publicitet -

Pasi kontributi i memorandumeve të nënshkruara më herët nuk është ndjerë fort në rritjen ekonomike të pretenduar të vendit, pak shqiptarë morën mundimin të kuptonin se për çfarë tjetër u ra dakord, në princip, me mikun ballkanas të Putinit.

Më fort do ketë bërë përshtypje qëndrimi politik i kryeministrit të ri të Malit të Zi, i cili nuk pranoi të ridemensionte pikësynimin final për anëtarësim në BE në bazë nismash rajonale dhe mbajti rolin e vëzhguesit si fqinj i mirë.

Në krahasim me memorandumet e trumpetuara, me siguri, do ngelë më gjatë në mendje kafja te dera e Ballkanit të Hapur. Fort të hidhur do e ketë pasur shijen kur përkonte me shtyrjen e mbylljes pas hekurave të prijësve të UÇK-së.

Por asgjë s’do ketë çuditur e çoroditur si deklaratat që barazojnë viktimizues e të viktimizuar. Nuk u mor parasysh se vëllezërit që u vizituan me kamera e bujë në Hagë po i gjykon, e ndoshta dënon, pikërisht propaganda e kësaj mendësie.

Por përtej prurjeve dhe suksesit të diskutueshëm, samiti zhurmëshumë i Ballkanit të Hapur e pengoi kryeministrin Rama të merrte pjesë në një tjetër event që u zhvillua në Tiranë atë ditë. Me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe ShBA-së, ambasadorja Yuri Kim ftoi në rezidencën “Rayerson” ministrat e jashtëm të Shqipërisë që nga viti ’91.

Si dikush që ka mbajtur këtë post kur Gent Cakaj nuk pat dekretuar, z. Rama duhet të ketë qenë në listën e të ftuarve. E ndonëse rezidenca dhe ambasada e ShBA në Shqipëri mund të jetë gjithnjë me kanatet e hapura për të (si Ballkani), do kishte qenë shumë e përshtatshme që ai të ishte pjesë asaj tryeze.

Ashtu siç ishte presidenti në ikje që deklaratat dhe kundërdeklaratat me zonjën ambasadore nuk i ka pasur gjithnjë me tone të ulta e ku nuk kanë munguar vetë-identifikimet për budallenj.

Siç ishte ish-kryetari i përdorur dhe pendërënë i opozitës. Siç ishin shumë politikanë e diplomatë karriere të këtyre dekadave që ditën të ulen në një tavolinë miqësore urimi, përtej politikës.

Do doja të ishte kryeministri i Shqipërisë, ashtu rastësishëm, po si i takon, në darkë me përfaqësinë e aleatit strategjik të vendit tonë, në vend që ta kalonte darkën me përfaqësuesin e ithtarin e Rusisë putiniste në Ballkan.

Do doja të ishte aty që shqiptarët ta besonin se i dhimbsen vërtet ukrainasit dhe afganët. Që të parët nuk i kujtohen dhe i ka për justifikim kur rriten përtej arsyes çmimet e ushqimeve dhe naftës, ndërsa të dytët i bien ndërmend kur merr çmim ndërkombëtar.

Do doja të ishte aty kur vlerësohet diplomacia e marrëdhëniet e mira, përtej mosdakordësive. Të mos trokiste në dyer amerikane vetëm për një tjetër president nga rradhët e forcave ushtarake.

Të ishte aty që të na bindë se Amerikës i referohet edhe në qasje demokratike, jo vetëm për të theksuar shpalljen non grata të kufomave politike. Të ishte aty ta kuptonim nga e ka drejtuar timonin, që po e mban i vetëm si askush tash sa vjet.

Drejt cilës hapje të mirëfilltë e ka marrë rrugën.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • Pallarisimo says:
    June 12, 2022 at 7:34 pm

    S’ka faj pardesybardhi… Trysnia e e ka vënë në siklet. Ka nëntë vite që i ka hyp kamionit për së prapthi dhe deri më sot s’ka ditur se nga ta mbajë si duhet drejtuar timonin. Nga ameriqia apo nga siberia? Nga turqelia apo kinezëria?

    Nga njëra anë ka hallin se mos prish relancat me “sivllaun” e tij minishengor, kurse nga ana tjetër “po i qan zemra nga frika” se mos hapësira detare mund të tkurret me një të rënë lapsi me dymbëdhjetë milje, nga gjashtë të bëra publikisht të njohura në kohën e dy kufomave të sotme parapolitike, të cilat i trajton dhe i shfrytëzon si mjet mbijetese. Ato i dalin në ëndërr. Nga malli, nga halli, apo nga makthi?

    Reply
  • Rita says:
    June 12, 2022 at 8:08 pm

    Nje korigjim te vogel shprehjes se ,,,,,, “vellezerit tone ne Hage po denohen nga propaganfa e kesaj mendesie ” Ata ,zonje e paditur akuzohen per vrasje te shqiptareve ne vitet 1997 -2002 e me tej ,dhe jo per vrasje te serbit .Jane me emra e te faktuar viktimat mbi 200 vetem pse ishin ne nje parti tjeter ,ne jo ate te te burgosurve ne Hage. Dhe per to them vetem se u mesuan e u orjentuan nga ithtaret e PS se Shqiperise .Mesimet e librat e historise se partise se pare , PP aq shume i besonin sa me Thacin djalosh atehere ne vitet 90 – te zbatuan udhezimet e komandatit te vdekur qysh me 1985 .Arkitektet e ketij plani te zi ,vrit kundeshtare ,shqiptare qe te kapesh karriken ishin F.Nano , Klosi me te tjere .Nuk denohet figura e UCK ne Hage por kater e me shume kriminele qe vrane shqiptare dhe munden se kishin poste drejtuese e me ndihmat e 3 % e fondeve te tjera ,me miljona e miljona marka e dollare munden dhe te pagonin vrasesit .Se me doren e vet ndoshta asnje vrasje s”kane bere ,pervec rrahjeve ku ka deshmimtare por jane urdheruesit e ketyreve vrasjeve te shemtuara .

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    June 12, 2022 at 10:22 pm

    Ballkani i Hapur sipas kesaj zonje qenka produkt politik i Putinit.???
    Vetem Llukacja munde ta besoi kete !
    Vetem Llukacja mendon se ne Oher pasken shkuar me porosi te Putini ndersa SHBA sipas saj i paska kthyer shpine Ballkanit perendimore.

    Reply
  • Ari says:
    June 13, 2022 at 5:27 am

    ballkani hapur eshte nje nisme amerikane por ne teren po zbztohet ne favor te serbeve , kete hapje qe po zbatohet si kurth rama po e shfrytezon ne dobi te serbeve e ne dem te shqiptareve.

    Reply
    • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
      June 13, 2022 at 6:54 am

      Elita globale i ka te gjitha krahet. Prandaj po behen dhe vaksinat kudo.

      Reply
  • Moisi Golemi says:
    June 13, 2022 at 6:02 am

    Ja dhe një tyryfyçkë tjetër që i duket vetja gazetare.

    Reply
  • Asap says:
    June 13, 2022 at 1:29 pm

    Ndër të tjra: duhet shkruar VIKTIMA dge KEQBËRËSI ose AGRESORI.

    Reply
  • amerikanino says:
    June 14, 2022 at 7:00 am

    Llukace, akoma nuk e kupton apo ben sikur nuk e kupton se pas hekurave ne Hage ato “prijesat” e UCK i mba pikerisht ai Aleati Strategjik?? E sa per ate Gent Caken me mire mos e kujto, se me derdimen Minister te Jashtem nuk gjen ngado te rrotullohesh neper glob!

    Reply
  • shqip says:
    June 14, 2022 at 10:07 am

    Shqiptaret vazhdojne te flene gjumin e vdekjes.I dhane dore te lire ED-KRIMIT qe te beje c’ti doje qejfi me cdo gje qe quhet shqiptare,si historine ,ekonomine ,trashegimine kulturore ,mjafton qe te krekoset si LIDER.Ai eshte vazhdimesi e te gjithe antishqiptareve te tjere qe kane udhehequr me moton “Sherbeji Serbise e Greqise qe te rrish ne pushtet”.Politikanet tane bejne gare kush te jete me i zellshem ne plotesimin e deshirave te fqinjeve tane antishqiptare dhe kjo nuk i pengon te shesin cdo gje dhe tu vene ne sherbim te gjitha resurset kombetare.FU ANTISHQIPTARE QE KENI MARRE PENG SHQIPERINE DHE SHQIPTARET.

    Reply
  • Mario says:
    June 14, 2022 at 12:25 pm

    Cfare lloj shkrimi eshte ky? Edhe nje ne klase te pare do te kishte bere hartim me te mire.

    Reply
    • km says:
      June 14, 2022 at 2:23 pm

      Kjo e vllezerve te qe mbahen ne Burg ne vend te atyre qebene krimin e vertete,eshte paralajmerim per ato qe do te ndodhin kur te hetohen krimet e luftes ne ukraine.Ata qe okupuan me lufte ,ATA qe Jane agresore ,ATA qe bejne krime lufte ,do te jene viktimat,ndersa ATA qe luftojne per itegritetin e vendita te tyre do te jene kriminelet qe do te shkojne ne Hage.Me nje fjale do te thone :-. Lavdi potinit ,lavdi Rusise”

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?