Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka ngritur alarmin për niveli e lartë të pasurimit të zyrtarëve publikë në krahasim me të ardhurat që ata ligjërisht përfitojnë.
Në një intervistë televizive, Moisiu theksoi se, ndonëse ka qenë në krye të shtetit për pesë vite, vijon të jetojë në një shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë ndërkohë që shumë deputetë, sipas tij, zotërojnë pasuri të shumta, disa të deklaruara dhe të tjera të fshehura.
“Nuk është sekret që jo figurat më të larta, por edhe çdo deputet ka shtëpi në det, në mal e në kodër. Me çfarë u bënë? Rrogat i dimë,” tha Moisiu.
Ai kritikoi gjithashtu mungesën e përgjegjshmërisë së zyrtarëve ndaj akuzave për korrupsion, të cilat sipas tij shpesh mohohen duke u quajtur “shpifje”.
“Më e keqja është se thonë se janë në rregull dhe janë shpifje. Këta të bëjnë edhe budalla,” u shpreh ai me ton të drejtpërdrejtë.
Moisiu i bëri thirrje drejtësisë së re që të mos operojë me hamendje, por të bazohet në prova konkrete dhe dokumente zyrtare, edhe nëse këto duhen kërkuar jashtë Shqipërisë.

PO ZOTI PRESIDENT.JUVE DHE NE QE PUNUM ME JUVE PUNUAM SI IDEALIST PER SIGURINE DHE MBROJTJEN KOMBETARE,NDERSA NGA VITET 1993 E DEI ME SOT SHQIPERIA DHE SHQIPTARET JANE PUSHTUAR NGA LLUMI POLITIK,LLUMI OLIGARKIK DHE LLUMI MEDAIATIK, TE CILAT E SHPERBEN SHQIPERINE DHE VODHEN MASIVISHT PASURINE TONE.KRYEMINISTRAT,MINISTRAT DHE DEPUTETET JANE BERE MILIARDERE ME GJAKUN TONE.JUVE THONE ME VILA NE TIRANE,BREDDET ETJ,POR JAN PASURITE E TJERA ME TE SHUMTA TE PA DUKESHME.NE JEMI KTHYER SKLEVER NE VENDIN TONE.ESHTE FATKEQESIA ME E MADHE E HISTORIOSE SHQIPTARE.
Hajro Limaj ish diokomat ushtarak
Te bejne per budalla se edhe ti vete te pelqeu te budallallepsesh aq sa t’ja bije shpirtin ne maje te hundes personelit ne Presidence sa ndenje aty 5 vjet duke u bere perdite rrjeshtore (pasoje e fiksimit tend te ushtrise)
Ne fund te fundit je rasti unikal ne bote i nje Presidenti qe e moren nga Liqeni ku po juante Domino me versniket dhe e derguan ne Presidence.
I nderuar z.Moisiu. Mbeteni Perfaqesuesi me i denje i QYTETARISE TE TRADITES SHQIPTARE.
Kjo qytetari e tregoi veten duke i rezistuar Malokeve me Partishmeri te Larte dhe Llastureve te Bllokut Enverist,qe u leshuan mbi Shtetin dhe Truallin shqiptar,si qente per petlla. Shiten gjithckas,Vodhen gjithcka pa pyetur per moral,Ligj dhe Shenjteri. Nxorren ne Pazar te Botes edhe Kufinjte E SHENJTE TE ATDHEUT,qe ju i nderuar President nuk do ta benit kurre edhe me kobure tek koka. Kjo kohe beri diferencen midis llumit te kuadrove te dale nga rreckamanet e fshatarsise si Sali Berisha dhe Isuf Kalo,qe mbante ne preher Enver pehlivani dhe kuadrove te Tradites qytetare brez pas brezi te edukuar me ndershmeri dhe Atdhetari.Varferia juaj eshte LLagar,Eshte e lare me Ar,ne kete mjedis hajdutesh me pushtet,ku i ndershmi quhet budalla. Respekte per Ju dhe Familjen tuaj!
Dakord me ju demo.