Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Me profil aktiv Instagrami në burg! Të dënuar për grabitjen e Rinasit, vëllezërve u gjenden tre celularë në qeli
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Me profil aktiv Instagrami në burg! Të dënuar për grabitjen e Rinasit, vëllezërve u gjenden tre celularë në qeli
KronikeKryesore

Me profil aktiv Instagrami në burg! Të dënuar për grabitjen e Rinasit, vëllezërve u gjenden tre celularë në qeli

Published: August 17, 2022
Shpërndaje

Tre muaj mbasi Klement dhe Eldi Çala u mbyllën  në 41 biss, prokuroria i ka dorëzuar dy vëllezërit si të pandehur në gjykatën e kryeqytetit, si të akuzuar për futjen e sendeve të ndaluara.

Tre telefonat celularë të zbuluar nga forcat operacionale të DAP sollën gjatë kësaj kohe një hetim të thelluar brenda 313, jo vetëm për lehtësinë se si kishin depërtuar në qeli sendet e ndaluara, por edhe për faktin që secili posedonte rrjete sociale si “Instagram”.

Për vëllezërit Çala, të burgosur për mega-grabitjen brenda areoportit të Rinasit, Prokuroria thekson se dimensionet e telefoneve që ata posedonin nuk janë futur nga familjarët e tyre.

- Publicitet -

Dyshimet shtohen më tej në mbyllje të hetimeve, nga prokurorja se këto sende janë futur përmes punonjësve të policisë.

Duke mos u shprehur as me mosfillim hetimesh, as me pushim dhe me as kërkesë per gjykim, në vazhdën e këtyre hetimeve, Prokuroria ka veçuar hetimet për shpërdorim detyre për oficerët e policisë së burgut 313, mbasi ende nuk ka siguruar prova ndonëse disa policë janë përgjuar. Hetimet për ta do të vijojnë.

Vëllezërit Çala kanë këmbëngulur në mbyllje te hetimeve se i gjetën telefonat në ambientet e përbashkëta të dusheve, të fshehura në një kuti shampoje. Për të zbuluar se me kë komunikonin policia shkencore thotë se dy vëllezërit komunikonin në greqisht . Kompanitë telefonike kanë kthyer përgjigjje se numrat u përkisnin dy qytetarëve.

Por të dyja vajzat nën emrin e të cilave ishin të regjistruar numrat  dëshmojnë se nuk njohin asnjërin nga të burgosurit. Nuk kemi qenë asnjëherë në burg shtojnë dy vajzat. Prokuroria përmend se çudia mbetet tek numri i tretë me prefiks shqiptar. Ndonëse ky numër rezulton se nuk ekziston, prokuroria dyshon se është numër i qendrës se mesazheve që abonentët i përdorin për të dërguar mesazhe.

Jo pak herë personazhe të krimit qofshin të rëndësishëm ose jo , kanë tentuar që të fusin me mënyra nga më te ndryshmet celularë ne qeli , qe ne kuptim te ligjit është send i ndaluar. Shume prej tyre janë dënuar për këtë gjë dhe të tjerë kanë përfunduar në 41 biss.

Të tjerë janë nën vëzhgim me urdhër te SPAK .

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Pilo Lala says:
    August 17, 2022 at 12:42 pm

    Izolimi me boten jashte, i nxjerr jashte loje kriminelet e burgosur.
    Nqse ata komunikojne, japin urdhera ushtareve te grupit kriminal, ata vazhdojne te jene te fuqishem nga burgu.
    Pune e dobet e Drejtorise Burgjeve.

    Reply
  • Aqif says:
    August 17, 2022 at 8:06 pm

    Pilo Lala urgjentë të emrohet drejtor i drejtoris se burgjeve 🤣

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?