Nga Edona Llukaçaj
Botuar në DITA
Në vitin 1666, në Londër, pati shpërthyer një zjarr që njihet gjerësisht si “Zjarri i Madh i Londrës”. Ndonëse jo e vetmja herë që qyteti është djegur, kjo ngjarje mbahet mend si ajo që e ndryshoi përgjithmonë Londrën. Përhapja masive e zjarrit do të kishte e qenë e mundur të parandalohej edhe me teknologjinë e kohës, por parashtrohet se pushteti qëndror dhe vendor ishin shumë të preokupuar me zënkën e vet të kaheve, për të ndërhyrë në mënyrë efektive.
Zjarri që ndryshoi demografinë e një prej kryeqendrave botërore me rreth një të tretën e popullatës që u shpërngul në pak kohë, fatmirësisht, nuk rezultoi në viktima të shumta. Për më tepër, shkencëtarët besojnë se zjarri 4-ditor shfarosi minjtë dhe pleshtat, përgjegjësit kryesorë të epidemive të përsëritura të murtajës ndër shekuj.
Kjo është edhe arsyeja pse shumë hedhin dyshime mbi faktin nëse “Zjarri i Madh i Londrës” ka qenë veçse një aksident fatlum dhe nëse mungesa e ndërhyrjes së koordinuar ka qenë e paqëllimshme. Në fund të fundit, pas djegies së 1666, Londra pa një ripërtëritje të pakrahasueshme, në çdo aspekt.
Ndoshta, si Londra, duhet të digjet edhe Shkodra. Si atje, të fillojë zjarri në ndonjë furrë a ndonjë cep e ta marrë mbarë qëndër e rrethina. Të rritet teksa ushqehet me ato zjarret e ndezur për të fshirë gjurmë krimesh, hërë në parcela kinse të paditura kanabisi, herë në makina të përdorura për krime makabre, e kur i volit ndokujt, edhe në shkolla të kthyera në qendra votimesh.
Të digjet Shkodra. Të shfarosen nga zjarri minj, pleshta a çfarëdo qëniesh qofshin përgjegjësit e epidemisë të së keqes që përsëritet sistematikisht dhe i kanë mohuar qytetit qoftë edhe një normalitet minimal. Një epidemi që po i detyron njerëzit të largohen masivisht. Ndërsa të pamundurit jetojnë të tmerruar dhe, së shumti, të kyçur se në larjen e ardhshme të hesapeve mund të jenë ata viktimat e radhës. Sigurisht mbajnë peshën e fajit se në qytetin “tok e zanun” se po bënin punën e vet apo po përdornin rrugët e pasigurta për të shkuar në shtëpinë e vet e për t’i çuar bukë fëmijëve.
Të digjet Shkodra, po qe e nevojshme. Si në Londër nuk do të jetë hera e parë. Ndër dekada, Shkodrës ia kanë vënë zjarrin, sa herë i është dashur pushtetarëve faqezinj të djegin turpin e vet. Por këtë herë t’i dalë flaka pazareve të shëmtuara që bëhen mbi të e përtej saj, korrupsionit të të gjitha kaheve, protestave hipokrite që as simbolizëm nuk kanë e sidomos qasjes me “ndoc rrokun”, si politika e vetme e zbatuar me rigorozitet në këtë vend, tash sa vjet.
Mos ta shuajnë për ditë me radhë. Të mos ndërhyjë njeri, si është bërë zakon kur bie fjala për Shkodrën. Të ngrohen në zjarr, teksa i drejtojnë gishtin njëri-tjetrit për çka e gatuan dhe po e shijojnë bashkë.
Të zhuritet prapë Shkodra. Të marrin flakët në ferrin e vet demagogjinë “hëngshin kokat e veta” se s’po mbeten më koka. Të marrë fund edhe propaganda vrastare “jo djep kulture por fole e pakalueshme bandash”. Të mbulojë hiri pallavrat se Shkodra zgjodhi vetë të ishte kështu. E pabindur dhe e gatshme të shpërthejë. Se shkodranët e kanë fajin se ligjin e bën paligjshmëria dhe rendin e vë automatiku.
Prandaj të digjet Shkodra dhe t’i dalë flaka tej e tej moskokëçarjes dhe mosangazhimit për të e mbarë vendin. Të sakrifikohet sërish, nëse kjo është e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga kjo çmenduri.
Ndodh dhe është hera e fundit. Ndodh dhe kështu vjen ndryshimi. Ndodh dhe ripërtërihet nga hiri i vet.
—
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
A ka polici ai qytet?
A u vjen turp atyre qe drejtojne per kete gjendje e keto tmerre??
Policia???
Në qytetet tona, shihen shpesh makina të Policisë Shtetit, që patrullojnë lagjet, akset rrugore , apo dhe marrin njoftime nga salla operative mbi ngjerjet e ndodhura. Në 2-3 vitet e fundit, shikoj se makinat me targa policie, po mbushen gjithnjë dhe më shpesh me djem të rinj dhe vajza të reja, që thuhet se “kanë mbaruar shkollën e policisë”.
Shpesh qytetarëve u bie barra ti drejtohen këtyre djemve dhe vajzave police, për ndihmë, por fatkeqsisht marrin nga ata përgjigje të vonuara dhe sjellje aspak qytetare. Mos harrojmë se me uniformën e tyre, ata djem dhe vajza të reja, përfaqësojnë shtetin, dhe ligjin. Faktet kanë treguar se makinat me targa policie, kanë brënda kalamanë të paditur, dhe jo policë të shkolluar.
Ngjarjet që ndodhin në qytetet tona, kanë shpesh shkak grindjet, sherret, plagosjet, aksidentet apo dhe sherret, vrasjet mes të rinjve apo dhe pjestarëve të bandave kriminale.
Kalamanët e policisë, janë totalisht jashtë realitetit, të paaftë, të pafuqishëm, dhe krejtësisht injorantë të fushës së tyre. Ministri Brendshëm Hoxha ka deklaruar se “do të kemi nën monitorim shkollat nga trupa policore”, por ka rezultuar se brënda oborreve të shkollave si rasti në Fushë Krujë apo dhe Shkodër, plagosen me mjete prerëse apo dhe armë të tjera djem të rinj, pasi janë grushtuar mes tyre. Kalamanët e policisë, i sheh shpesh tek zënë cepa dhe skuta lagjesh, dhe luajnë me celularin, kur 100 metra larg tyre, bllokohet trafiku nga “të fortët”, apo pihet hashashi dhe plas sherri mes adoleshentëve.
Policia e Shtetit, duhet të nisë me urgjencë një strukturë kontrolluese në terren, (jo AMP) për të monitoruar punën e patrullave policore në Tiranë dhe rrethe.
Nuk mund të tolerohet sjellja e një patrulle policore, që struken rrugicave dhe luajnë me celularin apo futen në lokale bastesh, ndërkohë që qytetarët telefonojnë 129 dhe 112, për ndihmë dhe raste dhe ngjarje të ndryshme kriminale. Nuk mund të tolerohen më kalamanët me unoformë, që ngrejnë kasetofonin e makinës së policisë, dhe ashtu me uniformë të shkatërruar, mbajnë edhe këmbët majë korskotit.
Policia e Shtetit, ka ardhur momenti, ti futet një revizionimi të thellë disiplinor mes efektivëve. Kush ka ardhur nga Shkolla e Policisë, pa formimin e duhur arsimor, qytetar, dhe profesional, vetëm sepse qenkësh “miku i shefit, deputetit apo dikujt tjetër”, ka ardhur koha të largohet me ceremoni turpi, nga rradhët e Policisë Shtetit.
Një vend që aspiron të jetë anëtar dinjitoz në familjen e madhe të Bashkimit Europian, nuk mund të ketë në strukturat policore, kalamanë të hazdisur me uniformë, që nuk dinë të sillen, dhe të bëjnë detyrën për të cilën paguhen nga taksat tona.
Ndryshimi duhet të vijë nga drejtorët, shefat e komisariateve,pastaj të zbresë deri tek ata kalamanët me uniformë, që vijnë vërdallë rrugëve të qyteteve me makinat e Policisë Shtetit, duke mos kryer shpesh asnjë prej detyrimeve ligjore që kanë, në siguri të rendit dhe jetës së qytetarëve.
Respekt….provokim simbolik(jo dhe aq) shume i goditur ….por une do ta shtroja per gjithe Shqiperine , per fat te keq. Duke nisur me te paret , administratoret e ekonomise (politikanet) ……..por pervec politikaneve, do te digjia gjithe zyrtaret parazite ,te ndyre ,te qelbur, te pa moral ,qe vjedhin njerezit cdo dite, per cdo gje, per cdo dokument banal qe ju kerkon , te duket sikur kane ne dore jeten tende dhe jo sikur paguhen per ate pune banale qe kane….keto jane zyrat qe duhet te digjen te parat, te ketij shteti qe nuk funksionon me ligje…..me duket se keta jemi ne.
Policia pa ndihmen dhe deshiren e popullit e ka te veshtire
Hajduti i shtepise nuk rruhet,jo larg b*thes time.
Kush eshte i interesuar me krimin dhe kush u ndodh ne makine?
Nuk e terheq qytetarin,katundari..Nuk e dergojn ne zjarr Shkodren maloket Sali Berisha Azem Hajdari,qe i ka humbur fara keqe.As maloket e Rranxave,as Podgoriqent e Nashkave,,se i pelqen Gjysepins te kapardiset ne fuoristraden e Azem Hajdarit,. DESH E VAJTI NE FUORISTRADEN E AZEM HAJDARIT. Do e shkon bushtra pas gardhit me bishen e malit.
Keta sollen Zgerbonjen e kulles Vucidolit ne Shkoder.
Prandaj vlon dyfeku ne Shkoder,,sepse ME TA BA FTYREN MA ZI SE KPUCA,,eshte ne Kullen e Vucidollit.
Ka zbrit Vucidolli ne Shkoder.
Emigranti:
Po te ishe ti polic do ta zgjidhnje!
Nje fakt qe tregon shume e qe mundohen ta fshehin : Kamerat ne rrugen ku ndodhi atentati nuk funksionuan si shkak i nderprerjes se energjise elektrike pak kohe para tij!
Ja pra, Krimi ka duar te gjata, aq me teper pastaj kur ka akses edhe ne zyrat e shtetit e deri lart, ne zyra qeverie qe nuk i plas shume se vriten ne shesh, mjaft qe ne fushaten e ardheshme ti kthehet favori i bere tani duke ndihmuar indirekt ata qe ne zgjedhje pastaj e dijne detyren e involvohen direkt qe te “punojne” per ti sjelle vota zyrave qe i kane aleate ne krimet e rruges.
Nuk eshte e vertete.
Dritat u fiken pas atentatit
Si u katandis Shkodra
Sinqeritet.
Eshte turp te diskutosh per kete problem ne nje qytet me 2.7 milion banore.
Eshte koka e qeverise qe e zgjidh.
Sinqeritet.
Shembull se si zgjidhet ky problem ke presidentin e Filipineve qe spastroi vendin ku qytetaret filluan te marin fryme lirisht.
Po pse te digjet Shkodra,digjni pallatin tek rruga M Matohiti,biles vetem ballkonin e katit te 8,qe mos dali Lugati cdo mbremje se lodhi dynjane.
Përdorni metodat parandaluese.
Më mirë të arrestohen, të analizohen ato fakte qe janë mbledhur, ndofta të pa mjaftushme, të përziera me shpifje, se sa ti djegim të gjithë, se po humbasim durimin.
Pra ka shumë pleshta, tartabiqë, bakterie të këqia, gjarpëij helmuese, por është më mirë t’i helmojmë, se sa të djegim shtëpinë
OK,Zonja Edona:
-Shkodrën & gjithë Shqipërinë e ka DJEGUR MBI 10 HERË TIRANI I VIÇIDOLIT SALEK KARAXHIÇI..!
-Shkodra u VRA në 2 prill 1991 me 4 dëshmor me URDHRIN E SALIUT & ARMËT E UDB,Ku nëna e Liri Berishës MILIKA ishte kolonele e UZNO(SOT UDB).DHE ULKONJA PJELL KËLYSHA UJQËRISH..Edona.
-Dhe drejtësia në Shkodër nuk u vendos kurrë,pasi PRESIDENTI I EMRUAR NGA RAMIZ ALIA,KAPI DREJTËSINË 100 % NË 1992 DERI SOT,KU GJKKO(I.OLLDASHI) e lë në arrest shtëpie dhëndrrin e tij me mbi 50 VILA NË GJIHË EUROPËN dhe, non gratën në arrest shtëpie për të HELMUAR SHQIPËRINË,FAQE EUROPËS & BOTËS NGA BALLKONI 8..!
-Shkodrën e kapi për FYTI S.BERISHA QË NË ZGJEDHJET E PARA 1992 DHE E LA TË VUANTE AKOMA PASOJAT E KOMUNIZMIT NGA NJË KOMINIST I TËRBUAR(PSIKO 1970) ANTAR I PPSH 8 NËNTOR 1968..DHE AGJENT I SHUMFISHT SËRB,GREK,FRANKO,RUS..!!
– Protesta në Shkodër nuk u bë për 3 të vrarët,por për të kërkuar pran dyerve të Akt-mortit:
1.QEVERI TEKNIKE DHE..
2. Free Berisha..!
-Kjo marrzi Saliste, berishiste,Metiste..DUHET DJEGUR NË ZJARR & JO SHKODRA QË VOTOI PS-2023..!
-Kolegët Tuaj të DITËS kan vite që i kan bërë ANATOMINË POLITIQËNVE NË 34 VIE ME EMËT & MBIEMËR.
-Derri do PLUMB ZONJA EDONA.
-BOLL MË ME NON GRATËN AMERIKANE,ANGLEZE,GJERMANE,BE..!
-FLM DITA.
Obobo psiko Ethem Lalaj!
10 vjet e ca me Ramen keti j I ka mbetur ora tek Saliu.
Ethem Lalaj e di ti qe sot ,Saturday ne 12 :00 midnight ndrohet ora tek ty?
Ndro oren sepse neser ke tjeter ore.
Mos guxoni te prekni as emrin e idhullit qe ka komentuesi i neveritur me nickun “mali”, se AI TE VRET PER MESJETARIN E EGER SALI BERISHA ! Kete qe po them e gjeni ne cdo koment te tij . Nuk do cuditesha , ne se dikush do te me thoshte qe personi ne fjale , mund te jete ish ambasadori Mal Berisha , sivellama me ish ambasadorin Agim Nesho .
OOOO Mali, po anarkine ne Shqiperi ai kapo yt e pruri, Sali komunisti eshte mallkimi i vendit tone, nuk vdes kollaj.
Xha Ethem! Dinte Ramiz Alia cfare fshihte ne kaplloqe SUBCOSHIENCA malokut!?
Para se Sali Berisha ti vervitej ne koke Levizjes Studentore,,Vetem dy njerez kishin arritur te zbulonin kete “Skicofren te Rrezikshem me simptoma kriminale’ Keta ishin:Bodigardi Hysni Kapos,Xhipja dhe Doktorri Neurolog,Ylli Vehbiu.
Por peshperimave te tyre nuk ua vuri veshin kush.
Pa u larguar Berisha nuk bën para Shqipëria , ai na është ngjitur si ” mjalti “në këpucë.
Shkadrinet te tille kane qene ne historine e tyre! Kam pasur ne Politeknikum 9 Shkadrane ne klase! Njerez te mrekullueshem, me humor, shoke te mire, por nuk pelqenin rregullat e shkolles, kujtonin se jeta ishte si barcaletat qe tregonin! I kam dashur dhe i dua fort dhe nuk e meritojne keto krime! Jane pak ata qe e krijojne kete situate dhe i morri ne qafe Saliu me te ” djathten”! Zgjohuni nuk eshte Saliu zgjidhja! jemi me ju!
Shkodren kane 33-vite qe e bejne te Saliut. Vloren po aq vite e bejne te Fatosit dhe Rames thua se keto dy qytete e populli aty kane varur potretet e Liderave Majtas e Djathtas neper mure. Hajde mentalitet, propagande e percarje, hajde. Po kujt i plasi trapi per keta qe kane 33-vite qe tallin trapin me njerezit, e qe ndajne parate e bizneset bashke Majtas e Djathtas? Vetem ndonje Idioti idealist, patronazhisti apo hipokriti buxhetor, se te tjeret as nuk duan qe tja dine.
Ashtu eshte mor Phoenix djali shume jane ata qe s’duan t’ia dine, puna eshte se ata qe duan t’i dine, dmth ata idiotet idealiste qe thua ti i mbajne ne pushtet or zoteri, e ne qe s’duam t’ia dime e vuajme kete pune, ah po dime te bejme blla blla blla
Pse nuk kishte banda kriminale ne kohen e socializmit ?
Kush e dogji Shkodren ne 2 Prill 1991 ?
Kujt I intereson Shkodra te digjet ?
Ka nje emer PD dhe Berisha! Sa ishte ne pushte nuk beri asnji investim ne Shkoder! Ne 1997 Berisha e la Shkodren ne duart e krimit te kundra bands, duke I mbeshtetur duke I lene te lire te pasuroheshin ne rrugen e krimit !
Kjo eshte zanafilla e krmit!
Shkrim i goditur ne shenje👍. Por po u dogj Shkodra qeveria do akordoje ndonje fond rindertimi dhe do rindertohet nga e para si nje vizatim i Edit. Saliu i do shkodranet Sic do mamurrzaket; trima mitingjesh. @KR. Sic Ke dhene pergjigje emigrantit, problemi “Polici” Ka shoqeruar keto 35 vite Rrumpalle. Policia Bentel punen duke ndjekur Krimin, drejtesia u hidhte mundin kot. Pastaj filluan te bejne leke bashke te tre subjektet dhe shteti u katandis ne barcalete. Ne fakt, nuk mjaftoi qe u dogj shteti ne ’97 si Londra. Edhe shteti i pasdjegies u ngrit Sic kish qene. Kemi minj qe i rezistojne zjarrit. Persa i perket policeve te rinj. Bej nje parakalim ne rruge nazionale. Isha me targa te huaja. Me ndalojne nje cift policesh. Policja femer me thote se isha ne parakalim te gabuar. U kerkoj te falur pse nxitoj, por rruga Ka vize te nderprere dhe lejohet parakalimi – u them. Te gjendur ngushte, polici me thote qe parakalohet 1 makine e Jo 3 njeheresh. U them se kam fushepamje 300-400m dhe s’ka makine perballe. S’ka ndonje rregull qe thote te parakalosh 1 dhe Jo 2 apo 3. Ishin te rinj dhe te edukuar, por duhet tu kerkoja meshire te me linin ne punen time per nje parakalim rutine me 70km/h ne rruge nacionale ku ne asfalt kishte shenje lejim parakalimi. Nje rast tjeter tek Komuna e Parisit, super tek Kodra e Diellit. Dy police kishin blloqet ne dore dhe po mbushnin gjoba per te gjitha makinat anash rruges. Si kudo ne Tirane, s’ka parkime. Si mund te gjobitesh njerezit per nje problem qe ti si bashki nuk je ne gjendje ta zgjidhesh? Me fal, po kjo eshte pandershmeri e klasit te pare. Ose ti krijo parkime publike, me orar/me pagese e pastaj gjobit ata qe thyejne rregullat. Por ti Ke dhene leje ndertimi pa’ dogane. S’ke llogaritur as rruge, as sheshe, as parkime. Ne nje lagje te re fare, ku kishe luksin te beje nje planimetri model sesi ndertohet nje qytet. Po si Ke fytyre te gjobitesh per nje problem qe vete ti si bashki e Ke krijuar? Jepini Erjon Velise, ose me mire Edi Rames, se ai ishte koka e firmes per pallate. Jepini nje makine dhe le te gjeje nje parkim te perkohshem. Sic ndodh rendom ne bote. Te pakten mos gjobit pa’ frere e kriter, kur ti vete si bashki e lejove kete katrahure. Pa’ filloni te prishni ato lulishtet e kafeneve, qe kane zene rreth e rrotull pallatet dhe keshtu tu krijohet banoreve hapesira e ligjshme per te parkuar ne oborrin e pallatit tend. Mos bej trotuare ngjitur me pallati, sepse ajo eshte pjese/prone e pallatit dhe jo hapesire publike. Eshte prone e ligjshme e banoreve te pallatit qe ti ua vjedh me pretekstin e rregullimit te territorit e pastaj dergon policet te gjobisin pse ti parkon ne trotuarin publik te ndertuar ne hapesiren qe i takon pallatit tend. Po keshtu me mijera lulishtet e lokaleve qe nuk kuptohet sesi dalin pronare te truallit qe banoreve te pallatit u njihet ne perpjestim mes tyre. Ti si bashki zgjidh njehere kete problem, e pastaj dergo blloqet me gjoba, se ndryshe po perfiton pandershmerisht nga situata qe vete e Ke krijuar.
Popull Raxh Kapur.
Tragjedia me e madhe qe ka vuajtur populli shqiptar nuk ka qene djegja e Shkodres,por Djegja e Filmit Raxh Kapuri.
I cfaqur ne kinemate shqiptare ne fund te viteve 50,ky film u be ngjarja me e rendesishme ne Jeten e popullit,
Kush e kishte pare,ja tregonte atyre qe s`e kishin pare.Edhe ata qe s`e kishin pare,ja tregonin atyre qe s`e kishin pare,duke u shtirur sikur e kishte pare.Shihni rolet djaloshare te Skender Sallakut,kur ecen ne skene si Raxhi. Ushtaret ua hidhnin kapterrave,sikur Raxhi ja dridhte Gaxhait,.urvickat e Lagjeve imitonin Riten. Brraka,Stacioni Trenit,Dokeret cokollate te Portit u mbushen me emrat Raxhi dhe Rita.Sa mberriten ne Bombei Sportistet shqiptare te GANEFO ,XHAKARTA 1963,derguan Ali Kastratin ne emer te popullit shqiptar t`u kerkonte Autoriteteve Indiane,Takim me Raxh Kapurin,Fat i ZZi per popullin shqiptar-Raxh Kapuri nuk ndodhej ne Indi.Autoritetet i ftuan te vizitonin Taxh Mahalin.Jo!Duam Raxh Kapurin!
Ate kohe ndodhi edhe katastrofa.Ne prag te kongresit te V te PPSH,u dogj Kinostudio.Ci qi teme Kinostudios,por
U DOGJ SHPIRTI I MASAVE PUNONJESE,FILMI RAXH KAPURI!!!!!!!!!!!!
As pushtimi turk,as pushtimi serb,as 7 Prill mos ardhsh kurre ,nuk krahasohen me kete tragjedi.
Vitet qe pasuan Legjenda e Raxh Kapurit prcillej goje me goje,nga brezi ne brez,nga plaku tek i riu.
8 dhjetor 1990.Shoku Ramiz Alia Rregjistroi ne Ministrine e Drejtesise,Partine Demokratike,por ne te njejten kohe NJE DORE E BEKUAR GJETI TE FSHEHUR NE ARKIVIN E KINOSTUDIOS XHEVAHIRIN,QE I KISHTE SHPETUAR ZJARRIT-FILMIN RAXH KAPURI.. Me shume se Partia Demokratike populli doli ne Sheshet e Kino-Teatrove te brohoriste Raxh Kapurin.Filmi Raxh Kapuri ju rikthye shqiptareve pas 40 vjetesh.U perseriten skenat kala dibrance neper sportelet e biletarive.Frymezuar nga dyndja e popullit neper kinemate e braktisura,djaloshi VIZIONAR,EDI RAMA,ndertoi kinemate 3D.Mijra dhe qindra Raxha dhe Rita moren rrugen me trajce,pa trajce me breke,pa breke,ne Bombei ,ne Greqi,ne Itali,,ne Avropi,Kaluan Oqeanin pa u trembur nga Xhagai.
Pas kaq vjetesh,ra rahat ky popull.E pa,e provoi,e kaperdiu,e gelltiti Raxh Kapurin.Rrofte sulltani e rrofte Dovleti/Se qekur e humbi s`fjeti.
O ¿? Ikkkkk!
Deboni Bajrat nga Shkodra te jete mesim dhe per te tjeret se si ata ka plot skodra
Ore keta shkodranet po na zhgenjejne, mire qe nuk ndihmojne policine per te kapur kriminelet por kjo paska luajtur mendsh fare- te digjet Shkodra – … a eshte ne metro kjo?
Or njerez te mire faji me i ma dh PD dhe Berishes qe pas 92 e sor eshte u tha popullit mos e kini frike ligjin!!!!! Beni cte doni. Por shteti demokratik kerkon zbatim ligji dhe te ashper.
Ueeee , Demo-ooooo. Qenke “Buke e Vjeter”. Besoj kercyer te 60-ateve. Dhe “fletoret e shenimeve” i paske te perpikta. Ku te kesh punuar valle, vras mendjen?
Oj shkodërloce,
sali neroni që mos qoftë, kishte dhe dyshoj se ka ende, të njëjtën ëndërr të brendshme shpirtërore “si ty”, me të vetmin ndryshim, se ai e donte jugun të të bombarduar e të shkrumbuar në kuptimin e plotë të fjalës (!), pa marrë parasysh se predhat e lëshuara prej dy avioneve luftarake mund të likujdonin fizikisht forca kryengritëse apo qytetarë paqedashës që i qëndronin larg rivalitetit të ashpër politik.
Le ta anashkalojmë për një moment anën figurative të djegies së qytetit tënd të lashtë, djegje të cilën ti e ke kaluar nëpër mend (shakaja gjysma e të vërtetës – thotë një proverb), e le të përqëndrohemi ke konceptimi tuaj i përbashkët me atë të sali neronit.
Pyetja që lind është se pse ju veriorëve ju shkon më së pari në mendje shkatërrimi i një tërësie, të vënë me aq mund, djersë e sakrifica nga breza të shumtë, e nuk ofroni alternativa pozitive pa tym e zjarr?
Jeni të lindur për “marina” a si?
Ja u shton ymrin zjarrvënia, tritoli, dinamiti, ekplozivi, etj. a si?
Ftillohu goce, se nuk e humb Shkodra kollaj emrin e saj, vetëm se dy a tre të lojtur nga fiqiri nxjerrin kallashet të frymëzuar nga cublliqet e vojokushërve me pampersa në bithë.
Edona, ia ke futur si kau pelës. Nuk ka nevojë të digjet Shkodra për ca pleshta. Thjesht duhet goditur koka.
Krimin në Shkodër e kanë nisur “anti-komunistët” e rekrutuar nga UDB-ja dhe sllavët shqipfolës (me mbiemra të ndryshuar), që në 1991-shin.
Janë ata që krijuan 2 Prillin dhe sado që e shqyen gurmazin duke ulëritur për të, e varrosën njëherë e mirë.
E nisën ata dhe po e vazhdojnë pjellat e tyre.
Fatkeqësisht për ne, Shkodra, Tropoja, Dibra, kanë.qenë.dhe janë vatrat e b¥thëshiturve tek UDB-ja. Dhe gozhda e ndryshkur është futur thellë. Vështirë se ka shërim.
Moisi K@ri, ashtu si tradhetive Skenderbeun, ashtu tradheton edhe Shqiptaret duke i fryre ndarjeve krahinore. Kij kujdes, zjarri te cilit po i fryn do te te perveloje ty me gjithe lecka o pabuks Enverist i shitur tek armiqte e shqiptareve.
Piçkëpyetje, nuk është ndasi krahinore të thuash se Shkodra, Tropoja dhe Dibra kanë numrin më të madh të të rekrutuarve të UDB-së.
Ja ku i ke dhe shembujt e gjallë. Spahiajt, Berishët, Nokët, etj. me dosje të UDB-së. Kur i treguan Mul Nolës dosjen që ka firmosur si bashkëpunëtor, tha “Më rrahën serbët dhe më detyruan të nënshkruaj”. Doemos, e rrahën me kofsha pule dhe kurva serbe. Siç rrahën ca spiunë shkodranë me “Electric Blue” dhe me Cecën. Apo ca tropojanë me çamçakiz Beogradi dhe sapun Lux.
Por ti piçkëpyetje, si trulesh që je, kaq kupton. Eshtë ushqim i rëndë për stomakun tënd. Nuk e tret dot dhe të bllokon vërrën e b¥thës. E pastaj zënë e të dalin kakërdhitë nga goja, s’ke faj.
Moisi K@ri duke bere keshtu pohimesh ti ushqen dasite krahinore. Ti vete agjent i kujt je? I Grekut? Apo si tradhetar i stazhionuar ia jep bythen atij qe ta ble me shtrenjt, dhe pastaj kur te bllokohet vërra e bythes nxjerr mut nga goja dhe shan te tjere. Qe ata qe permend ti mund te jene agjente serbe dhe nga ato krahina qe permend ti nuk te jep te drejte ty te karakterizosh popullata krahinash ne teresi si agjente. Eshte njelloj sikur nje italian qe nje shqiptar i vjedh shtepine te thote: “Shqiptaret jane hajdute”. Urrejtja qe ke ti per popullin shqiptar duket ashiqare or Moisi K@ri, o enverist i shkerdhyer ne tru e ne bythe. Ne kete bote cdo gje eshte e rende per trurin tend, sa per stomakun te bluan edhe bajgat e te tjereve pa problem.
Per Shkodrën skan goje te flasin por une nje ngushellim kisha i qofte dheu i lehtë… E. B.
Jane vete shkodreqet qe djegin shkodren.Jane po’ ATA qe vrasin njeri tjetrin,sigurisht me ndihmen malazeze.Nuk Ju behet dot pa’ Malazezi.Si gjithenje.Si t’ha ai prof.doku” kombit shkodran”.Ndersa kryetarin i Vaut te Danjes iu pergjegj ” rrofte Republiken e pavarura e Shkodres”.
Ja dhe piçkëpyetja! S’ka lënë koment pa sharë shqiptarët me lloj-lloj epitetesh dhe tani akuzon për ndasi krahinore.
Dëgjo këtu ti, vllah i frustruar. Ne shqiptarët, i kemi mbajtur vllehët gjithmonë pranë dhe e konsiderojmë veten vëllezër. Në ndryshim me fqinjët tanë, të cilët i trajtojnë vllehët pa të drejta, ne kemi qenë gjithmonë miqësorë me ta.
Kështu që, mos u nxeh, o kopok!
Nga e gjete qe une jam vllah or Moisi Bolemi??? Une jam arber dhe nuk kam share shqiptaret ne pergjithesi, kam urrejtje per shqipKARET dmth per rracen turke qe u ngujua ne Arberi dhe i ndryshoi edhe emrin. Edhe ti si tradhetar i Skenderbeut do te jesh mbetje sperme turke perderisa fut dasine KRAHINORE, qe nuk eshte e njejte me ate rracore. Une nuk jam VLLAH, po nuk mme rruhet jari se cfare beson ti.
Dikur Shkodra e kultures, e artit, kishte pas qene nje zonje e rand, …burrat e dheut I thoshin nane, Shkodra Loce, po tani kusht te shtriu si Lisi I raun per dhe ?
Sali Berisha, sigurisht nona e tradhtise nona korrupsionit, ai e mbolli faren e keqe te ndasise shqiptare, ai e mbolli krimin.
Vetem nga ligji 7501 per ndarjen e token jane vrare mes vedit me 100 ra shqiptare !
Ja shikoni gjarperin cfare vreri nxjerr nga 8 katshi I ballkonit vet !
–
Shprehja e tij e famshe I shpirtit te zi : “Do tja u nxije buzqeshjen ne buze ”
Ky la vrare njerez ne Tropoj Tirane Shkoder etc
Ore buçe ¿?,ule bishtin!
Boll e shave Z. Moisi
Pse ç’te preu ne bythe ty LulKari (mirel), apo po qihesh edhe me Moisiun tashti pervecse me Trenin
Te uroj per artikullin dhe paralelizmin e arritur, por s’do komentoj mbi to. Reagimi i (disa) Shqiptarve, e per me teper vete Shkodranve, arriti te fshinte dhe fijet e holla te ironise ne titull.
Shkodra, dikur nder vatrat e artit te fjales ne Shqiperi, eshte kthyer ne nje vater injorantesh qe s’dine te lexojne. E kur lexojne, s’dine te kuptojne. E kur kuptojne, s’dine te flasin.