Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të gjithë duan djem! Shqipëria, anomali në lindje, INSTAT: Djemtë mbi normën natyrale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Të gjithë duan djem! Shqipëria, anomali në lindje, INSTAT: Djemtë mbi normën natyrale
AktualitetEkonomi

Të gjithë duan djem! Shqipëria, anomali në lindje, INSTAT: Djemtë mbi normën natyrale

Published: May 19, 2026
Shpërndaje

Në një vit kur lindjet në Shqipëri vijuan të bien dhe vendi humbi sërish popullsi, raporti mes djemve dhe vajzave në lindje mbetet mbi nivelin që konsiderohet biologjikisht normal. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2024 në Shqipëri lindën 12.094 djem dhe 11.216 vajza, ose 108 djem për çdo 100 vajza. Vetë raporti thekson se norma natyrale është 105.

Devijimi bëhet edhe më i fortë në lindjet e katërta e më tej. Sipas tabelës së INSTAT, në këtë kategori raporti arrin në 113 djem për 100 vajza, ndërsa edhe te lindja e parë dhe e tretë raporti mbetet mbi normalen biologjike.

Në të njëjtin raport, INSTAT evidenton se numri total i lindjeve në vend ra në 23.310 në vitin 2024, me 307 lindje më pak se një vit më parë. Indeksi sintetik i fekonditetit mbetet në 1.64 fëmijë për grua, shumë poshtë nivelit 2.1 që konsiderohet i nevojshëm për zëvendësimin natyral të popullsisë.

- Publicitet -

Raporti gjinor në lindje është një nga treguesit më të ndjekur nga organizatat ndërkombëtare, pasi në shumë vende devijimet e vazhdueshme mbi normën biologjike janë lidhur historikisht me preferencën për djemtë. Shqipëria është përmendur prej vitesh në analiza demografike ndërkombëtare si një nga vendet e Ballkanit ku ky raport ka qëndruar vazhdimisht mbi mesataren natyrale.

Marsida Simo, sociologe, thotë për Monitor se, në vende ku ky fenomen ka qenë i fortë, si Kina apo India, është parë se një pjesë e burrave mbeten jashtë krijimit të familjeve, duke ndikuar te lindshmëria, konsumi familjar dhe stabiliteti social. Sipas saj, për Shqipërinë kjo bëhet edhe më problematike sepse lidhet me dy kriza që po ndodhin paralelisht: rënien e lindjeve dhe emigracionin masiv të të rinjve.

Raporti i INSTAT vjen në një moment kur struktura demografike e vendit po ndryshon me shpejtësi. Popullsia e Shqipërisë zbriti në 2.36 milionë banorë në fund të vitit 2024, ndërsa grupmosha mbi 65 vjeç vijon të rritet dhe emigracioni neto mbetet negativ për të dy gjinitë.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision
  • Kombëtarja shqiptare, Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League
  • Merret në pyetje 21-vjeçari shqiptar që vrau nënën në Itali
  • VIDEO: Ardit Gjebrea thirret në SPAK, hije dyshimi te Dosja Veliaj dhe fqinjësia në Kodrën e Diellit
  • Falimenton banka në Paraguaj, 3 milionë njerëz humbin paratë, Presidenti jep dorëheqjen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
  2. O klluf on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  3. O klluf on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  4. Anonymous on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  5. Buja on Si Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?