Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të gjithë me sytë nga Tepelena, nuk ka ende ‘tym të zi’…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Të gjithë me sytë nga Tepelena, nuk ka ende ‘tym të zi’…
KryesorePolitikeShoqëri

Të gjithë me sytë nga Tepelena, nuk ka ende ‘tym të zi’…

Published: July 28, 2023
Shpërndaje

Ende pa tym të bardhë a të zi nga Tepelena, ku mbahet mbledhja dyditore në sekret të plotë e qeverisë “Rama”. Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbërritur i pari sot në hotelin pranë Ujit të Ftohtë në Tepelenë, aty ku po zhvillohet mbledhja e informale me ministrat e kabinetit. Të paktën, sipas asaj që ishte deklaruar deri mesditën e sotme.

Ministrat nuk jane te vetmit ne takim , pasi “në rresht” do të jenë zv/ministrat dhe sekretarët e përgjithshëm të secilës ministri.

Ky vendim i minutës së fundit ka gjetur të papërgatitur ministrat e kabinetit, të cilët do të përballeshon me kryeministrin, për rezultatet e punës së tyre. Por Rama di të bëjë surpriza dhe kështu do të jetë dhe kjo e Tepelenës.

- Publicitet -

Hoteli buzë Ujit të Ftohtë duket se është zgjedhur mirë si simbolikë për atë që ka menduar Edi Rama.

Pesëmbëdhjetë ministritë e kabinetit të Qeverisë Rama kanë nga një deri në katër zëvendës ministra dhe nga një Sekretar të Përgjithshëm. Për të matur punët e secilës ministri, kryetari i Partisë Socialiste ka organizuar tryeza të rumbullakëta, për çdo dikaster dhe sekretariat.

Do të jenë zëvendësit dhe sekretarët ata që do të pyeten nga Edi Rama për çështje të caktuara të punës së tyre; çështje që lidhen me vendime apo projekte të zbatuara ose jo. Ky format i organizimit të takimit është menduar i tillë për parë aftësitë e zv/ministrave dhe aftësitë teknike të sekretarëve për të gjetur zgjidhje për kapërcimin e problematikave.

Në raste të rralla, pritet që të pyeten dhe ministrat. Por këta të fundit do të jenë më të spostuar nga tryezat e rrumbullakëta, për t’ju lënë mundësi stafeve të tyre të japin përgjigje.

Duke qenë se ky takim përkon me zhvillimet në Asamblenë Socialiste dhe bëhet një muaj para Kongresit të Jashtëzakonshëm të Partisë, burimet e njohura me detaje nga organizimi dhe një deduksion logjik i ngjarjeve të çon në zhvillime edhe më te thella.

Zëvendësministrat dhe Sekretarët e Përgjithshëm do të vihen në provë për aftësitë e tyre, nëse do të jenë në gjendje të gjejnë zgjidhje për ato çështje “problematike” që rëndojnë mbi raftet e zyrave të ministrive. Ata që do të bindin Edi Ramën duket se do të marrin edhe besimin e tij për t’u vendosur në krye të dikastereve.

Megjithatë, orët e ardhshme pritet të zbardhin gjithçka rreth kësaj mbledhje informale në Tepelenë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?